Katër mënyra se si Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira ?New Statesman?
Në mesin e neverisë së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, bie në sy hakmarrja e vonuar e Perëndimit kundër oligarkëve të lidhur me Kremlinin. Fuqia dhe ndikimi i tyre, sidomos në Londër, janë dokumentuar me kujdes gjatë viteve të fundit nga gazetarë si Kethrin Belton dhe Oliver Bulloug, të cilat janë përballur edhe me padi në gjykata.
Me ndihmën e lehtësuesve të shumtë profesionistë në Londër, si dhe të një vargu parajsash fiskale të kontrolluara nga Britania e Madhe, oligarkët e strehuan me kujdes kapitalin që grumbulluan pas aleancës së tyre me Vladimir Putinin, ndërsa ndërtuan lidhje të forta me elitën britanike.
Kështu ata u shfaqën në sytë e publikut si mbështetës të respektueshëm të klubeve sportive, muzeve, universiteteve, grupeve të mendimit dhe partive politike, duke u bërë pjesë e segmenteve të mëdha të elitës londineze.
Në këtë mënyrë, ata e maksimizuan ndikimin global të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe e ndihmuan atë të bindej mbi budallallëkun dhe karakterin dekadent të Perëndimit. Ata që vunë në dukje rreziqet e një flirti të tillë, u sulmuan si radikalë, dhe paralajmërimet e tyre ranë në vesh të shurdhër deri kohët e fundit.
Tani për tani, Britania e Madhe po merr një qasje dukshëm më të pjesshme me sanksionet ndaj oligarkëve, sesa Bashkimi Evropian. Por edhe nëse arrihet të çmontohen interesat ruse në Londër, një qasje e fokusuar vetëm tek Rusia, rrezikon të lërë të paprekur ?modus operandi?, mënyrën e veprimit në të ashtuquajturin Londongrad, jo vetëm në Londër, por në të gjithë kryeqytetet financiare perëndimore.
Dhe kjo dukuri nuk ka asgjë veçanërisht ruse. Kleptokracia është në fakt një realitet mbarë-botëror, që lidh të gjitha kryeqytetet dhe qendrat financiare perëndimore me autokracitë botërore në zhvillim dhe me shtetet e pasura me burime.
Nëse ne do të hakmerremi vetëm kundër oligarkëve rusë, atëherë ekziston rreziku që ndihmësit tyre profesionistë të synojnë të bëjnë biznes diku tjetër. Një shembull i spikatur, janë lidhjet e shumta me parajsat fiskale të liderëve afrikanë.
Edhe super të pasurit afrikanë u drejtohen gjithashtu avokatëve metropolitanë, politikanëve të zgjedhur, bankierëve, kontabilistëve, drejtuesve të korporatave të kompanive, konsulentëve të menaxhimit, lobistëve, agjentëve të pasurive të patundshme dhe ekspertëve të marrëdhënieve me publikun, për t?i ndihmuar në menaxhimin e interesave të tyre.
Avokatët në Britani, kanë lehtësuar blerjen e pronave në Londër nga elita nigeriane. Një nga agjencitë më të njohura të PR në Mbretërinë e Bashkuar, Bell Potinger, u vendos nën hetim pasi u zbulua se kishte nxitur dezinformata në emër të klientëve të tillë si familja Gupta e Afrikës së Jugut, aleate e ish-presidentit, Jakob Zuma.
Kompani si McKinsey, Boston Consulting Group dhe PËC kanë vendosur marrëdhënie të ngushta si me shtetin Angolës, ashtu edhe me interesat private të miliarderes Izabel dos Santos, vajzës së ish-presidentit të vendit. Credit Suisse u gjobit me 147 milionë paund, për krime financiare lidhur me kreditë e dhëna për Mozambikun, të cilat rregullatori britanike shërbimeve financiare, zbuloi se ishin korruptive.
Ashtu si me oligarkët rusë, lehtësuesit pastrojnë së pari paratë e vjedhura. Më pas ata pastrojnë reputacionin e dyshimtë dhe i bëjnë kleptokratët afrikanë të duken të respektueshëm në sytë e opinionit publik, ndërsa ata dhe familjet e tyre shkojnë në Perëndim për t?u arsimuar, për shërbime shëndetësore, kalimin e kohës së lirë etj, që të gjitha këto në dëm të shumicës dërrmuese të afrikanëve.
Ne duhet ta shfrytëzojmë konsensusin transatlantik aktual, për të arritur realizimin e një reformë të vërtetë sistematike në Bashkimin Evropian, Amerikën e Veriut dhe Britaninë e Madhe, përfshirë territoret e saj jashtë shtetit.
Kjo do të thotë se duhet të shënjestrohen lehtësuesit profesionistë duke kufizuar praktikat e tyre, dhe duke imponuar kosto për ata që vazhdojnë ta luajnë atë rol, si dhe të kriminalizohen ?zonat gri? që janë shfrytëzuar gjerësisht. Disa shërbime të ofruara për elitat e korruptuara nga ana e shteteve autoritare, do të mbeten krejtësisht të ligjshme.
Por kjo nuk do të thotë se ato duhet të jenë pa kosto për ata që zgjedhin t?i ofrojnë këto shërbime. Për të imponuar këto kosto ndaj tyre, neve na duhen standarde të detyrueshme transparence që ne të dimë se kush u ofron shërbime klientëve të korruptuar.
Transparenca e plotë në financimin e partive, është një prioritet i veçantë në vende si Franca, Britania e Madhe dhe Portugalia. Institucionet arsimore, kërkimore dhe ato kulturore duhet të nënshkruajnë një zotim me shkrim, se nuk do të pranojnë para që janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me regjimet autoritare.
Po ashtu, ne duhet të zhdukim pengesat për gazetarët, studiuesit dhe aktivistët e shoqërisë civile, që synojnë të hetojnë lidhjet midis lehtësuesve profesionistë dhe elitave nga shtetet autoritare.
Nëse nuk e bëjmë këtë ndërsa ekziston vullneti politik, largimi nga rusët vetëm sa do t?i nxisë nxitësit që të forcojnë praktikat e tyre fitimprurëse diku tjetër në botën në zhvillim.
Putin dhe bashkëpunëtorët e tij janë tallur gjithmonë me atë që e cilësojnë si hipokrizia e moralit të Perëndimit. Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder, i emëruar disa vite më parë në bordin drejtues të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, shërben si shembulli më i përdorur nga presidenti rus.
Në mbarë botën perëndimore, ka shumë versione të Shrëder. Populistët anti-demokratë po fërkojnë duart, pasi këto praktika dëmtojnë besueshmërinë e elitave demokratike, dhe e gërryejnë nga brenda demokracinë. Prandaj ka ardhur koha që të nisim t?i godasim ata që mundësojnë korrupsionin e elitave autoritare. Dhe kjo varet nga ne./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...