Lufta e Putinit do ndikojë me siguri mbi ekonominë botërore/ Por situata nuk do jetë katastrofike
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi ?Fox News?
Kina ka treguar fytyrën e saj të vërtetë. Regjimi në Pekin ka qenë një nxitës, mbështetës, nënshkrues, justifikues dhe propagandues i pushtimin brutal dhe të pajustifikuar të Putinit në Ukrainë.
Përpara luftës, në një përpjekje për ta nxitur Kinën ta bindte Putinin t?i jepte fund grumbullimit të trupave të tij përgjatë kufirit me Ukrainën, presidenti amerikan Xho Bajden ndau në mënyrë të pakujdesshme me Pekinin të dhënat e shërbimeve sekrete amerikane.
Por në vend se ta frenonte Moskën, Kina ia dorëzoi Putinit të dhënat e klasifikuara që kishin mbledhur amerikanët. Udhëheqësit evropianë duket se po tregohen po aq budallenj duke shpresuar për ndihmë nga Kina.
Ata duhet të pranojnë se Pekini është i kënaqur që Putin po bën atë që ata do të kishin dashur të bënin, duke u përpjekur të dobësojë, destabilizojë dhe ndajë Evropën. Një përpjekje për të frenuar Moskën, është gjëja e fundit që duhet të presë Perëndimi nga Pekini.
Megjithatë kjo shpresa iluzore vërehet ende në disa segmente. Kështu Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, Jozep Borrell, deklaroi kohët e fundit për gazetën spanjolle ?El Mundo?, se ai e mbështet ndërmjetësimin kinez në luftën ruso-ukrainase.
?Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Ne evropianët nuk mund të jemi ndërmjetës, dhe kjo është e qartë… Dhe nuk mund të jetë as SHBA-ja. Atëherë kush tjetër? Duhet të jetë Kina, dhe unë kam besim tek roli që mund të luajë ajo?- shtoi ai.
Por ky është një propozim që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Le ta fillojmë duke vënë në dukje se Xi Jinping është në anën e Putinit. Që në fillim të konfliktit, Pekini njoftoi menjëherë se nuk do t?i bashkohej sanksioneve financiare perëndimore kundër Moskës.
Po ashtu Kina abstenoi ndaj rezolutës që u paraqit në OKB dhe që e dënonte fuqishëm pushtimin. Ndër të tjera që nga nisja e pushtimit, Ministri i Jashtëm kinez Uang Ji i ka përshkruar ?të forta si shkëmbi? marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë.
Në fakt, Kina dhe Rusia kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke e përsëritur mbështetjen e Pekinit për pozicionin e Moskës që kundërshton zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. Për më tepër, këto 2 vende i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre në sektorin financiar dhe atë energjitik.
E pse do të donte Kina që Rusia të ndalonte pushtimin e Ukrainës, kur Putini ka shërbyer si një mjet ndihmës për të gjitha prioritetet e Partisë Komuniste Kineze? Pekini shpreson që kriza ukrainase t?i mbajë të zënë amerikanët atje, duke e bërë SHBA-në të paaftë që t?i kushtojnë në të njëjtën kohë vëmendje Evropës dhe Azisë.
Po ashtu Pekini po vë bast se agresioni rus kundër Ukrainës, do të dobësojë NATO-n dhe marrëdhëniet transatlantike. Rusia dhe Kina shpresojnë që varësia e disa vendeve evropiane nga gazi rus, dhe propozimet franceze për një autonomi strategjike evropiane (pa Amerikën) do ta dobësojë më tej dhe do ta përçajnë aleancën atlantike në një kohë krize.
Gjithashtu Xi po përfiton nga kriza aktuale politike dhe diplomatike, për ta bërë Moskën edhe më të varur ekonomikisht nga Pekini, duke e bërë kësisoj Kremlinin edhe më të bindur në shërbimin e interesave të Kinës.
Është më se e qartë se vendosja e Kinës në rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt, siç sugjeron Borrell, vetëm sa mund t?i përkeqësojë gjërat për Perëndimin. Pekini është i interesuar vetëm që të rrisë avantazhin e tij gjeopolitik, dhe ky është mbi të gjitha një rrezik për Bashkimin Evropian.
Rusia ka forcuar kohët e fundit lidhjet e saj me Kinën sa i përket furnizimit të saj me gaz, duke e bërë atë më pak të varur nga importet perëndimore për të ushqyer ekonominë e saj.
Për më tepër, Moska dhe Pekini po e rrisin ndikimin e tyre në pjesë të mëdha të Afrikës. Në veçanti, rusët kanë një peshë në rritje në Libinë lindore dhe rajonin e Sahelit. Afrika është shumë e përshtatshme për bllokun gjeopolitik që po ndërtojnë atje Kina dhe Rusia, me synim dobësimin e rolit të Shtetet e Bashkuara dhe përçarjen e evropianëve.
Prandaj, në vend se të mbështetet tek Pekini, Brukseli duhet të përpiqet që të kundërshtojë presionin gjeopolitik ruso-kinez. Ai duhet të konsolidojë marrëdhëniet transatlantike, duke e rivendosur autonominë e qartë në sektorin energjitik, duke forcuar kufijtë e saj në tokë dhe det, si dhe duke e forcuar krahun ushtarak lindor të NATO-s për të qenë më të përgatitur ndaj agresionit të huaj.
Ndërkohë, ka ardhur koha të bëhen zgjedhje të vështira. Vendet e Bashkimit Evropian, duke filluar nga Gjermania, duhet që të rishqyrtojnë lidhjet e tyre me Pekinin. Duhet t?ia nisin duke pezulluar Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse BE-Kinë për investimet, një projekt shumë i diskutueshme.
Nuk është koha për të zgjeruar lidhjet ekonomike me Pekinin. Nga ana e tij Xho Bajden, duhet ta kuptojë se Pekini nuk është një ndërmjetës i besueshëm në këtë krizë, pasi ai ka çdo interes nga minimi i marrëdhënieve transatlantike.
Shënim:Stefano Graziosi, analist politik që shkruan për të përjavshmen Panorama. James Jay Carafano, nënkryetar i Fondacionit Heriteixh, ku drejton grupin e ekspertëve mbi çështjet e sigurisë kombëtare dhe marrëdhënieve me jashtë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...