LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka ndonjë mënyrë për ta ndalur çmendurinë e Putinit?

8 Mars 2022, 08:16, Blog CNA
A ka ndonjë mënyrë për ta ndalur çmendurinë e

Nga Xavier Vives ?Project Syndicate?

Pushtimi rus i Ukrainës e ka habitur mbarë botën, duke bërë që shumë analistë të arrijnë në përfundimin se një akt kaq i nxituar, mund të kryhet vetëm nga një autokrat irracional, ose ndoshta edhe një i çmendur.

Por ekspertë të tjerë kanë dalluar një strategji racionale të kreut të Kremlinit, për të shfrytëzuar në maksimum dobësisë aktuale të Perëndimit, dhe rikrijuar perandorinë e vjetër sovjetike. Kush ka të drejtë?

Nga dështimet e SHBA-së në Siri dhe Afganistan, tek Brexit dhe polarizimi i madh, dhe deri tek ngërçi politik në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë (që varet shumë energjia ruse), ka shumë arsye se përse presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë vendosur që ky ishte pikërisht momenti për të goditur.

Nëse kësaj i shtojmë kësaj pikëllimin e madh post-perandorak që përjetuan rusëve pas rënies së Bashkimit Sovjetik, atëherë mund të filloni të kuptoni se pse Putini mund të mendojë se do të ketë sukses me këtë lëvizje shumë të rrezikshme.

Putin e ka justifikuar luftën e tij kundër Ukrainës, me pretendime abuzive për një gjenocid që sipas tij po kryhej kundër rusëve në provincat lindore të vendit, pretendime këto që të kujtojnë frikshëm gënjeshtrën e madhe të Adolf Hitlerit në vitin 1938.

Pasi Hitleri pretendoi se 300 gjermanë nga rajonin i Sudeteve ishin vrarë nga policia çeke, Perëndimi lejoi arritjen e Paktit të Mynihut, dhe menjëherë Hitleri nisi pushtimin dhe  copëtimin e Çekosllovakinë. Dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas.

Siç u shpreh Uinston Çurçill për kryeministrin britanik të kohës Nevil Çambërlein pas rikthimit të tij nga Gjermania:?Juve ju dhanë mundësinë të zgjidhnit midis luftës dhe poshtërimit. Ju zgjodhët poshtërimin, dhe tani do të keni edhe luftën!?.

Lëshimi i një pjese të territorit çek ndaj Gjermanisë nga ana e Francës dhe Britanisë (të cilën ata ia ofruan pa u shqetësuar aspak që të konsultoheshin me çekët), çoi drejt një lufte të cilën Hitleri e kishte planifikuar prej kohësh.

Ngjashëm, edhe sot është më se e qartë se Putini ishte përgatitur prej kohësh për pushtimin e tij në Ukrainë. Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve të reja ekonomike me Kinën, dhe mbushjes së kanaleve mediatike ndërkombëtare dhe vendase me informacione të rreme, ai grumbulloi  rreth 630 miliardë dollarë rezerva valutore.

Edhe pse sanksionet më të ashpra në histori që po vendosen tani ndaj regjimit të tij, po shterojnë me shpejtësi burimet e makinerisë së tij të luftës, akumulimi i këtyre rezervave, flet për një planifikim shumë të gjerë dhe të mirë-menduar.

Putini dhe bashkëpunëtorët e tij në Kremlin, nuk mund ta toleronin që një shtet-komb fqinj sllav që të ndërtonte një demokraci të stilit perëndimor, dhe të përgatitej një ditë të anëtarësohej në NATO.

Ndërsa udhëheqësit politikë evropianë si presidenti francez Emanuel Makron ndoqën rrugën e dialogut me Rusinë, dhe ofruan forma të ndryshme për uljen e tensioneve, ne tani e dimë se një ?zgjidhje? diplomatike nuk ka qenë asnjëherë një opsion për Moskën.

Po çfarë do të ketë pasur parasysh Putin në strategjinë e tij? Mbase në fillim ai ka menduar se sanksionet e Perëndimit do të ishin të përballueshme, dhe kjo duke pasur parasysh faktin se Perëndimi pati një reagim të kufizuar kur Rusia e aneksoi Krimenë, ndërhyri në zgjedhjet e vendeve perëndimore, kreu atentate në mbarë botën, dhe luajti një rol në rrëzimin e një avioni civil në vitin 2014.

Po ashtu, Kremlini parashikoi, deri tani me saktësi, se demokracitë perëndimore nuk do t?i përgjigjeshin me forcë veprimeve ushtarake ruse. Për më tepër, me Kinën që ndan interesin e frenimit të përparimit të demokracisë liberale në mbarë botën, Putini mund të mbështetet tek kinezët për të shmangur dëmet nga sanksionet duke blerë gazin rus.

Por kjo marrëdhënie e re, nuk do të jetë pa kosto. Ndërsa bota vazhdon të ndahet në blloqe të veçanta teknologjike dhe ekonomike, Rusia do të bëhet edhe më e varur nga Kina, duke nënkuptuar një humbje të autonomisë së saj strategjike.

Rusia mund të ketë vërtet një ushtri të fuqishme; por me një PBB të ngjashme me atë të Spanjës dhe Italisë, është larg së qëni një fuqi ekonomike botërore. Një kosto tjetër do të jetë ringjallja e NATO-s. Rreth 25 për qind e popullsisë së Estonisë dhe Letonisë, janë me origjinë ruse.

Pavarësisht anëtarësimit të tyre në aleancë, këto vende do të kenë nevojë për mbrojtje shtesë pas asaj që po shihet në Ukrainë. Në fakt, duke e kërcënuar Finlandën dhe Suedinë që të mos guxojnë të kërkojnë anëtarësimin e tyre në NATO-s, Kremlini ka treguar hapur se misioni i Putinit shkon përtej Ukrainës.

Po ashtu, Putin ka bërë një kërcënim dhe jo aq të fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore: Kushdo që ndërhyn në Ukrainë do të përballet me ?pasoja, të cilat nuk i keni parë asnjëherë në historinë tuaj?. A e ka humbur efektivitetin e tij koncepti i ?Shkatërrimit të Sigurt Reciprok? (MAD) si një parandalues i një lufte ??bërthamor? A nuk është kjo çmenduri?

Me shumë gjasa, kjo e Putinit është një tjetër dredhi strategjike. Ajo që dikur quhej ?teoria e diplomacisë të së çmendurit?. Është në avantazhin e Putinit, nëse Perëndimi beson se Rusia është aq e përkushtuar ndaj misionit të saj, sa të rrezikojë të pësojë dëme të mëdha, dhe se ai mund të jetë i aftë për çdo gjë.

Që të jetë e besueshme kjo qasje, ajo do të duhet të përshkallëzohet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse Perëndimi shfaq luhatje, atëherë do të mësojë se Putini ka ndjekur gjatë gjithë kohës një strategji të llogaritur mirë. Në aspektin e teorisë së lojës, Perëndimi do të humbiste një avantazh strategjik thelbësor.

Kremlini e ka ruajtur deri tani linjën e tij agresive. Por kjo vjen me dy rreziqe. E para është se një aksident ose një keqkuptim, do të shkaktojë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Perëndimin. Rusia nuk mund ta përballojë këtë skenar, në rast se nuk mbështetet plotësisht nga Kina, e cila aktualisht nuk ka asgjë për të fituar nga një skenar i tillë.

Rreziku i dytë, është se Perëndimi do të përpiqet ta testojë Kremlinin me rezistencën e tij të kufizuar por të fuqishme ushtarake. Bërja e kësaj në Ukrainë, mund të jetë shumë e rrezikshme, megjithëse mund të nxitet nga një masakër në një qytet të madh.

Por bllokimi i anijeve luftarake ruse nga ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, tregon një rrugë të mundshme. Me shumë gjasa Putini e ka përjashtuar këtë mundësi, pasi ai ka arritur në përfundimin se Perëndimi i mungon iniciativa.

Po sikur të provohet se ai e ka gabim? Po sikur Perëndimi t?i japë Kremlinit një arsye të fortë për të besuar se tek e fundit Perëndimi nuk është aq i dobët? Në fund, shumëçka do të varet nga kostoja që është gati të paguajë Perëndimi për ta frenuar Rusinë.

Shënim:Xavier Vives, profesor i ekonomisë dhe financës në Shkollën e Biznesit IESE.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga