Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Clara Ferreira Marques ?Blooberg?
Banorët e Kievit kanë përjetuar ditët e fundit një intesitet të tillë bombardimi mbi qytet, të ngjashme me atë të vitin 1941, kur filloi një lufte brutale, gjatë së cilës Ukraina u përball me vuajtje të paimagjinueshme.
Është e vështirë të mos bëhet ky krahasim, teksa qarkullojnë imazhe të familjeve të grumbulluara nëpër bodrume dhe në metronë e qytetit për siguri, ndërsa goditjet me raketa ndriçojnë qiellin natën. Përveç kësaj, kërcënimi vjen nga lindja.
Është një paralelizëm i papërsosur, por i gjallë për shumë ukrainas që kundërshtojnë pretendimet e çuditshme të presidentit rus Vladimir Putin se po e ?de-nazifikon? Ukrainën.
Narrativa – duke harruar detaje të papërshtatshme si pakti nazisto-sovjetik – se viti 1941 ishte në fakt një arsye për pushtim, një përpjekje për të shmangur gabimet e ?politikës paqtuese?. ?Ne nuk do ta bëjmë për herë të dytë këtë gabim?- tha ai në fjalimin televiziv të së enjtes. Por është gjithashtu një paralele, të cilën Kremlini, edhe në gjendjen e vet deluzive, nuk do të ishte i mençur që ta hidhte poshtë.
Fushatat ushtarake blic, janë tërheqëse në sytë e strategëve ushtarakë, por rrallëherë rezultojnë të jenë pa kosto apo të shkurtra në kohë, madje edhe për kombet e fuqishme që kanë një epërsi ushtarake të dukshme. Forcat ruse, mundet edhe ta pushtojnë kryeqytetin ukrainas.
Por ruajtja e kontrollit përballë një force mbrojtëse të motivuar dhe një popullate armiqësore, për të mos përmendur në fakt arritjen e synimeve afatgjata të Putinit për ndryshimin e regjimit dhe sigurinë, është një çështje krejtësisht tjetër.
Vlen të përmendet, se Ukraina e ka frenuar tashmë sulmin e Rusisë në një mënyrë më efektive, sesa mendonin shumë ekspertë. Janë vërtet ditët e para të luftës, por sulmi rusnuk ka qenë kirurgjikal, dhe as nuk janë parë taktika shumë të sofistikuara.
Gjatë betejë të zhvilluar në periferi të Kievit të enjten, trupat ajrore ruse sulmuan një aeroport, por trupat ukrainase e rimorën pak orë më vonë. Pastaj është edhe çështja e numrave. Teoria luftarake thotë se sulmuesit kanë nevojë për të paktën një raport 3 me 1
për të mposhtur mbrojtësit e vijës së parë, dhe kjo vlen edhe në konfliktet e sotme, me teknologjitë e reja dhe sistemet autonome, si më tha Mik Rajan, strateg dhe gjeneral në pension i ushtrisë australiane.
Ndërkohë, rreth 190.000 trupa ruse brenda dhe përreth zonës kufitare, po përballen me një forcë prej 205,000 trupash ukrainase. Siç e thekson Rajan lufta në terren, është gjithmonë e pasigurt dhe e paparashikueshme, dhe Moska mund të ketë nënvlerësuar vështirësitë që dotë haste përpara.
Sigurisht, Rusia ka më shumë burime në dispozicion, të cilat mund t?i përdorë. Zyrtarët e shërbimeve sekrete perëndimore, kanë paralajmëruar mbi planet e Moskës për të marrë kontrollin e Kievit përmes përdorimit të ?forcës dërrmuese?.
Siç raportohet në mediat ukrainase, plani për të pushtuar Kievin dhe për të rrëzuar qeverinë ukrainase – nëpërmjet një sulmi kibernetik, trupave ajrore dhe diversantëve të përfshirë në zjarrvënie dhe plaçkitje, duke shkaktuar panik – do të jetë i vështirë që të zmbrapset nëse trupat ruse do të jenë në një numër mjaftueshëm të madh për ta arritur këtë gjë.
Por kjo është në rastin më të mirë një betejë e fituar, dhe jo një triumf në përgjithësi, dhe aq më pak një sukses afatgjatë sipas asaj që mendon Putin, dhe që do të përfshinte sigurimin e besnikërisë së Ukrainës ndaj Rusisë.
Ushtria ruse është shumë më e stërvitur dhe e mirë-pajisur, sesa kur isha përkrah tyre duke raportuar si gazetare në Grozni mbi dy dekada më parë. Moska ka shpenzuar shumë për rindërtimin e forcave të saj të armatosura pikërisht për këtë moment. Komandantët janë të përgatitur, dhe po ashtu edhe ushtarët që ata drejtojnë në terren.
Por rusët po sulmojnë një fqinj, me të cilin shumë prej tyre mund të kenë lidhje familjare. Ata nuk po mbrojnë, siç po bëjnë ukrainasit, jetesën e tyre, shtëpitë, familjet apo vlerat e tyre më të shenjta si demokracia dhe liria.
Por ekziston ndërkohë edhe pyetja më themelore nëse kjo fitore siç e sheh Putini – sigurimi i një qeverie miqësore, ndalimi i lëvizjes së Ukrainës drejt Perëndimit – është e arritshme me strategjinë aktuale. Kjo duket e dyshimtë, dhe në fakt Kremlini duket se po arrin të kundërtën. Kremlini thotë se dëshiron ta çlirojë Ukrainën, dhe jo ta pushtojë atë. Moska dëshiron të largojë nga pushteti presidentin aktual të Ukrainës, dhe ta zëvendësojë atë me një figurë
më miqësore. Por me gjithë problemet e saj, Ukraina është një demokraci, jo një autokraci. Udhëheqja e saj nuk mund të zëvendësohet aq thjesht, vetëm përmes largimit të presidentit aktual Volodymyr Zelenskiy. Ndërsa ukrainasit ishin dikur shumë miqësorë ndaj Moskës, sondazhet sot sugjerojnë të kundërtën.
Vendosja në krye të këtij vendi e një figure pro-ruse, do të jetë e pamundur pa një forcë të qëndrueshme. Moska mund t?i ketë bëtë llogaritë gabim me mungesën e popullaritetit të Zelenskit. Presidenti kritikohet nga shumë ukrainas, dhe sigurisht që ka gabuar në momente të vështira në këtë krizë.
Por ka ditur të ri-ngrihet. Pasi ka mbajtur fjalime shumë emocionuese, ai po zotohet që të mos largohet nga Kievi, megjithëse ai dhe familja e tij ka të ngjarë të jenë objektivat kryesorë të Moskës. Së fundi, është edhe çështja e kohës.
Ukrainasit do të luftojnë për aq kohë sa duhet, pasi ata kanë pak alternativa në dispozicion. Ata do të marrin mbështetje financiare dhe ushtarake, edhe nëse Perëndimi heziton që të dërgojë atje trupat e veta.
Rusia nuk është tamam një shtet i brishtë, por ka burime të kufizuara, një ekonomi tashmë në stanjacion, dhe tani ndodhet nën sulmin e sanksioneve të gjera dhe një popullsi që pavarësisht sondazheve zyrtare, nuk e mbështet këtë luftë në emër të saj.
Elita po sheh shkatërrimin e aseteve të saj financiare. Putini mund ta marrë Kievin. Ai me siguri do të arrijë destabilizimin Ukrainës, dhe tashmë e ka arritur diçka të tillë. Por a mund ta kthejë Ukrainën në një vend fqinj besnik dhe tampon që i nevojitet? Kjo duket shumë më e vështirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...