Biznesi i mirë me smartphonët
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Nga Marek Jan Chodakiewicz ?Newsmax?
Serbët kanë bërë që Ballkani të vlojë sërish nga tensionet. Ankesat e tyre janë lokale, por veprimet e tyre janë në përputhje me nevojat e rusëve që po kërcënojnë aktualisht Ukrainën. Gati të gjithë serbët i drejtohen Rusisë për ndihmë dhe mbështetje. Dhe rusët ua japin atë ndihmë.
E tyrja ka qenë një miqësi historike. Serbia mund të llogarisë edhe sot mbështetjen e Rusisë. Kur rriten çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar, udhëheqësit serbë shkojnë në Moskë për një seancë dëgjimore, dhe për të kërkuar një trajtim preferencial.
Por ky trajtim e ka një çmim: bindjen e vërbër ndaj Kremlinit. Shumë serbëve ky çmim u duket i drejtë. Prandaj nuk është ndonjë çudi, që siç e tregon edhe një sondazh i fundit, 77 për qind e serbëve e admirojnë Putinin, ose kanë të paktën një opinion pozitiv për të, ndërsa vetëm 15 për qind janë kundër sjelljeve të tij.
Polakët qëndrojnë në anën e kundërt: 82 për qind kanë shprehur një mendim negativ për shefin e Kremlinit, dhe vetëm 10 për qind e pëlqejnë atë. Në Intermarium, territoret midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Adriatik, vetëm baltët u afrohen polakëve sa i përket urrejtjes që kanë për udhëheqësin rus.
Sa i përket popujve të tjerë në këtë zonë, Putini shihet në përgjithësi negativisht nga çekët (70 për qind), austriakët (69 përqind) dhe rumunët (68 per qind). Ndërkohë, hungarezët kryesojnë grupin e vendeve me qëndrime shumë më të ndara (vetëm 36 përqind e tyre e shohin negativisht Putin) të ndjekur nga kroatët (42 për qind) dhe sllovenët (53 për qind).
Bullgarët (60 për qind e shohin pozitivisht), Maqedonia e Veriut (55 për qind), malazezët (57 për qind) dhe sllovakët (57 për qind), janë më pranë putinofilëve serbë. Dhe në përgjithësi, qëndrimi i një vendi ndaj Shteteve të Bashkuara, është një tregues i kundërt i afiniteteve dhe antipative.
Polakët priren që ta duan shumë Amerikën. Serbët i urrejnë më shumë amerikanët nga të gjithë popujt e Intermarium. E njëjta gjë vlen edhe për afrimin e rajonit me NATO-n. Një vend ka prirjen të jetë më negativ ndaj Rusisë, sa më shumë entuziast është për NATO-n, ku dihet se rolin kryesor aty e luan Amerika.
Në përputhje me qëndrimin e saj gjithnjë e më konfuz, që rrjedh nga ndjekja e rreptë e rrugëtimit vetjak nga ana e Hungarisë, Budapesti sapo ka reduktuar numrin e trupave të NATO-s në territorin e tij, që ndodheshin atje në lidhje me krizën ukrainase.
Në fakt, hungarezët do të dëshironin të përfitonin nga kriza, për të siguruar nga Moska çmime më të ulëta të energjisë, me koston e një qëndrimit neutral siç po bën edhe Gjermania. Debati parlamentar i pak ditëve më parë në Sllovaki mbi Ukrainën dhe NATO-n, ka qenë shumë i zjarrtë.
Në fund u miratua mocioni në mbështetje të bashkëpunimit me SHBA-në në sektorin e mbrojtjes. Po opozita mbështetin qasjen e Putinit, dhe e akuzoi për ?tradhti? koalicionin qeverisës . Kjo sjellje është standarde në mesin e shumicës së serbëve.
Kur them ?serbët?, nuk kam parasysh vetëm banorët e Serbisë, ku ata janë në një shumicë dërrmuese, por përfshij serbët etnikë të pjesës tjetër të ish-Jugosllavisë. Në veçanti, i referohem serbëve në Republikën Srpska , një entitet që përbën federatën e Bosnje Hercegovinës.
Dy njësitë e tjera përbërëse janë Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe rajoni i vogël autonom i Brçkos, që edhe pse mbikëqyret de fakto nga
Bosnje Hercegovina, mbetet de jure nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Në çdo rast, serbët ortodoksë janë një shumicë në pjesë të Bosnje-Hercegovinës, një shumicë mjaftueshëm e madhe për të garantuar entitetin e vet administrativ. Por ata jetojnë midis kroatëve katolikë, boshnjakëve myslimanë dhe të tjerëve. Edhe spastrimi etnik i luftës së fundit, dështoi ta zgjidhë çështjen e përzierjes së popullatave.
Ajo që i bashkon serbët kudo, është refuzimi i verdiktit të luftës së fundit (përfshirë fajësinë e tyre për luftën) dhe qëndrimi i tyre pozitiv ndaj Federatës Ruse. Ndoshta, dy pikat më ndezëse në Ballkanin Perëndimor janë enklavat serbe në Kosovë, tani një vend i pavarur, dhe Republika Srpska, në një federatë gjithnjë e më të trazuar.
Parlamenti i Republika Srpska, ka firmosur së fundmi vendimin për krijimin e forcave të veta të armatosura. Bosnje Hercegocvina ka një ushtri, ku përfaqësohen të gjitha etnitë, por serbët do të donin të kishin ushtrinë e tyre të veçantë.
Ndërkohë, ata votuan gjithashtu për një gjyqësor, sistem tatimor dhe doganor të pavarur. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjet e paqes, që i dhanë fund luftërave të fundit ballkanike. Lëvizja e serbëve parashikon një ndarje de fakto, pasi ka shumë pak gjasa që parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës, ku serbët janë pakicë, ta miratojë ligjin e ri.
A do të ketë luftë, nëse liderët serbë e injorojnë këtë?Tashmë atje ka një rritje të ?përplasjeve fizike? apo ?akteve të urrejtjes? që po e destabilizojnë Bosnjën. Disa shqetësohen se Moska po përpiqet ta shndërrojë ?Ballkanin në një Ukrainë tjetër?, dhe çfarë do të bëjë për këtë presidenti i SHBA-së Xho Bajden.
Shënim: Marek Jan Chodakiewicz, profesor i historisë në Institutin e Politikës Botërore në Uashington./Përshtatur nga CNA.al
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...