A do ta bashkojë Putini Evropën?
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
Nga Colum Lynch ?Foreing Policy?
Shtatorin e vitit të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përkujtoi 60 vjetorin e vdekjes së paraardhësit të tij Dag Hamarskjold, i cili u vra në një aksident misterioz avioni në Rodezinë Veriore, sot Zambia, më 18 shtator 1961, duke vendosur një kurorë pranë emrave të punonjësve të tjerë të OKB-së, që humbën jetën atë natë.
Por në homazhin ndaj diplomatit të ndjerë suedez, të cilin e konsideroi një ?shërbëtor fisnik të paqes?, harroi të përmendte ndonjë nga 15 këshilltarët e tjerë të OKB-së, truprojat dhe anëtarët e ekuipazhit, që humbën jetën në bordin e avionit ?Douglas DC-6?, apo disa ditë më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Neglizhenca zemëroi shumë pasardhës të viktimave të atij aksidenti shumë misterioz, të cilët e cilësuan atë si shenjën më të fundit se Kombet e Bashkuara kanë kryer një hetim të përciptë mbi një nga ngjarje më të jashtëzakonshme në diplomacinë e shekullit XX-të.
Por hetimet, të cilat shqyrtuan prova të reja që sugjeronin se avioni i Hamarskjold mund të ishte goditur qëllimisht për t?u rrëzuar, janë penguar nga refuzimi i fuqive të tilla si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Afrika e Jugut për të hapur plotësisht arkivat e tyre të shërbimeve sekrete për t?u konsultuar nga hetuesit e OKB-së.
?Të gjithëve na ra në sy fakti qënë komentet tuaja për aksidentin tragjik, ju bëtë homazhe ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm Dag Hamarskjold, pa përmendur ata që e shoqëronin?- shkroi Hinrih Vizhof në një letër drejtuar shefit të OKB-së dhjetorin e vitit kaluar, të firmosur nga më shumë se 100 të afërm të tjerë të viktimave.
?Edhe ata ishin nëpunës civilë të OKB, dhe humbën jetën në shërbim të Kombeve të Bashkuara. Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar. Sipas perceptimit tonë, harresa juaj për të nderuar shërbimin dhe sakrificën e të dashurve tanë është në përputhje me indiferencën që Kombet e Bashkuara kanë treguar për të zbuluar të vërtetën rreth shkakut të rrëzimit të atij avioni?-shtoi më tej Vizhof, babai i të cilit, Hajrih Vizhof, ishte një antropolog që shërbente si një nga këshilltarët politikë të Hamarskjold.
Shumica e pasardhësve të viktimave të atij aksidenti, besojnë se avioni u rrëzua qëllimisht si pasojë e një komploti. Sipas tyre ka shumë të ngjarë të jetë sulmuar nga një grup mercenar evropian, i punësuar nga një kompani belge minerare, në mbështetje të një rebelimi separatist në shtetin kongolez të pasur me minerale, Katanga.
Hamarskjold po shkonte atje për të ndërmjetësuar dhe për t?i dhënë fund shkëputjes dhe luftës civile. Familjarët e viktimave druhen se po mbaron koha për të kuptuar realisht atë që ndodhi më shumë se 60 vite më parë.
Dëshmitarët kryesorë të asaj ngjarje po vdesin dhe hetimi i OKB-së, i udhëhequr nga ish-Ministri i Drejtësisë në Tanzania, Muhamed Otman, do të përfundojë në shtator kë këtij viti, pa përcaktuar përfundimisht rrethanat se si u rrëzua avioni. Otman është marrë me këtë çështje që nga marsi i vitit 2015.
Sven Goran Hallonkist ishte 10 vjeç kur babai i tij, Per Hallonkist, po pilotonte avionin e Hamarskjold në fluturimin e tij të fundit. Gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij, Sven thotë se nuk ka qenë në gjendje të thotë me siguri nëse aksidenti që vrau babain e tij ishte vërtet një aksident, apo nëse avioni u rrëzua qëllimisht.
Gjithçka ndryshoi rreth 6 apo 7 vjet më parë, kur djali i kryeinxhinierit të kompanisë që zotëronte avionin, i dha atij një kopje të raportit teknik origjinal nga autoritetet rodeziane,i cili tregonte se avioni bëri një manovër të çrregullt pak para se të rrëzohej, gjë që sugjeron se ai po përpiqej të shmangte një kërcënim potencial.
?Unë mendoj se kjo është gjëja më e mundshme. Ai është rrëzuar nga një avion tjetër?- thotë Hallonkist, duke theksuar se këtë variant e besojnë shumica e familjarëve të viktimave. Sven dhe të afërmit e tjerë të viktimave, duan që OKB ta ndjekë çështjen më me seriozitet, dhe që shefi aktual i OKB-së të marrë një rol më personal në lidhje me zbardhje e plotë të kësaj ngjarjeje.
?Ne mendojmë se duhet të ushtrojmë presion mbi të, që ai të përpiqet të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Afrikës së Jugut për të pasur në dispozicion sa shumë burime arkivore?- thotë ai.
Dëshmitë e dëshmitarëve okularë afrikanë për vdekjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së u hodhën poshtë për shkak të mungesës së arsimimit të tyre, dhe ndjeshmërisë së perceptuar ndaj manipulimit të tyre politik.
Gjatë viteve të fundit, Otman ka grumbulluar një ?sasi të konsiderueshme provash?, përfshirë dëshmitë e dëshmitarëve okularë që ishin banorë të zonës, që sugjerojnë se ideja e një komploti ishte injoruar në hetimet e para që u kryen gjatë viteve 1960.
Otman është fokusuar më shumë tek hipoteza që një avion misterioz mund të ketë qëlluar mbi avionin ku ndodhej Hamarskjold ose të ketë ngacmuar pilotin, duke shkaktuar edhe aksidentin, apo qëavioni mund të jetë sabotuar nga mercenarët e Afrikës së Jugut, ndoshta me ndihmën e CIA-s dhe shërbimeve të tjera sekrete perëndimore.
CIA ka mohuar më parë përfshirjen në operacionin e supozuar ?Celeste?. Otman ka theksuar në2 raportet e tij të mëparshme, të viteve 2017 dhe 2019, se ?barra e provës? bie mbi shtetet anëtare. Janë ata që duhet të tregojnë se kanë kryer një shqyrtim të plotë të të dhënave dhe arkivave të tyre, sidomos nga shërbimet e tyre sekrete.
?Mos-zbulimi i vazhdueshëm i informacionit të ri potencialisht të rëndësishëm nga arkivat e shërbimeve sekrete,përbën pengesën më të madhe për të kuptuar të vërtetën e plotë mbi ngjarjen?-shkroi Otman në raportin e tij të vitit 2017.Qeveritë e Zimbabvesë, Zambisë dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë emëruar figura të rangut të lartë, përfshirë Sidnej Sekeramaji, ish-Ministër i Mbrojtjes i Zimbabvesë, për të mbikëqyrur kërkimin e dokumenteve, dhe kanë siguruar qasje të plotë në arkivat e tyre.
Belgjika, Franca dhe Suedia, kanë lejuar gjithashtu një qasje të gjerë në dosjet e tyre të sigurisë. Por Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë qenë më pak të prirura, duke emëruar zyrtarë të niveleve të ulëta për të menaxhuar kërkimin e provave përkatëse.
Tragjedia ajrore ndodhi në sfondin e një lufte të përgjakshme civile, që pasoi pavarësinë e Kongos nga Belgjika. Lufta vuri përballë nacionalistët kongolezë kundër një rebelimi separatist në rajonin e pasur me minerale, Katanga, që kishte mbështetjen e Belgjikës, kompanive perëndimore të minierave, mercenarëve evropianë dhe CIA-s.
Dhe Hamarskjold ishte rrugës për në Ndola në Rodezinë Veriore për të negociuar një armëpushim me udhëheqësin separatist Moise Tshombe. Një komision hetimor rodezian arriti në përfundimin se piloti kishte llogaritur gabimisht lartësinë e pemëve në pyll, duke u përplasur me njërën prej tyre.
Por dëshmitarët okularë në zonë, thanë se kishin parë një aeroplan të vogël që i afrohej avionit të shefit të OKB-së, para se të shihnin një dritë të fortë në qiell dhe më pas të shihnin avionin e përfshirë nga flakët. Sipas raporteve të Otman, një ish-marins amerikan foli në atë kohë për ?një kërcënim apo sulm ndërsa avioni i afrohej Ndolës, ndoshta duke përfshirë një shpërthim të papritur?. Misteri vazhdon.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...