Xho Bajden duhet ta sfidojë Putinin duke shkuar vetë në Ukrainë
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u zhvillua takimi më i madh i monarkëve dhe krerëve të shteteve në historinë moderne.
Festa u organizua për të kremtuar 2500 vjetorin e themelimit të Perandorisë Persiane dhe organizatori i saj, Shahu Muhamed Reza Pahlavi i Iranit, shpenzoi gati qindra miliona dollarë për t?i bërë përshtypje të
ftuarve.
Tenda me ajër të kondicionuar, fazanë të pjekur në zgarë, mijëra shishe shampanjë etj. në një oaz artificial të krijuar enkas për atë rast. Por festimet 3-ditore i kushtuan Shahut më shumë sesa thjesht paratë?Ato i kushtuan fronin. Pushteti i tij absolut i Shahut mbi qeverinë iraniane buronte nga Operacioni Ajaks i vitit 1953.
Në vitin 1951, kryeministri popullor i Iranit e shtetëzoi industrinë e naftës në vend, duke ia mohuar qasjen kompanive amerikane dhe atyre britanike. Shahu u pagua 1 milionë dollarë për të udhëhequr një grusht shteti të mbështetur nga anglo-amerikanët, që përmbysi kryeministrin dhe e rivendosi atë si udhëheqës suprem.
Në vitin 1963, Shahu nisi ?Revolucionin e Bardhë?, një proces që synonte modernizimin e vendit. Grave iu dha liri më të madhe, tokat u rishpërndanë, u ndërtuan centralet bërthamore, dhe lindi një shtresë e re industrialistësh nga bumi i prodhimit të mallrave.
Por pas këtij vizioni modernizues fshihej një realitet i hidhur. Reformat e Shahut ishin të papëlqyeshme për shumë klerikë myslimanë dhe konservatorë, por ai mori masa që zërat e tyre të mos dëgjoheshin. Ndaj në realitet kishte pak liri civile. Shërbimi sekret, SAVAK, arrestonte dhe torturonte të dyshuarit sipas dëshirës.
Dhe në vitin 1971, Irani kishte numrin më të madh të të burgosurve politikë dhe të ekzekutimeve zyrtare në botë. 51 për qind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë. Qyteteve u mungonte infrastruktura dhe komuniteteve rurale u mungonin edhe nevojat më elementare si uji, arsimi dhe kujdesi mjekësor.
Pikërisht në këto kushte Shahu organizoi kremtimin e themelimit të Perandorisë së Parë Persiane nga Kiri i Madh. Festa 3-ditore u organizua në rrënojat e Persepolis, kryeqytetit të dikurshëm të perandorisë persiane, dhe në të do të merrnin pjesë udhëheqësit më të famshëm të botës.
15.000 pemë dhe 15.000 lule u importuan nga e gjithë Evropa, madje disa nga kopshtet e Versajës, për të krijuar oazin e gjelbëruar. Ndërsa pjesa tjetër e Iranit po vuante nga një thatësirë e rëndë, Shahu po derdhte mijëra litra ujë në ditë në oazin e tij.
Për të shmangur pickimin etë ftuarve u shfarosën mijëra akrepa dhe gjarpërinj brenda një zone prej 30 km nga vendi i festimeve. 50.000 zogj këngëtarë u importuan nga Evropa (përfshirë 20.000 harabelë spanjollë). Por shumë prej tyre ngordhën si pasojë e temperaturave shumë të larta në shkretëtirën iraniane.
Shahu urdhëroi Maison Jansen, arkitektin legjendar të Parisit qëtë ndërtonte një ?qytet tendash?për të akomoduar të gjithë mysafirët e tij. Qindra stilistë francezë punuan për 1 vit për të krijuar 50 tendat të mëdha në një pistë avionësh në periferi tëParisit. Secila ishte plotësisht me ajër të kondicionuar dhe përmbante dy dhoma gjumi, dy banja, një sallë pritjeje, një kuzhinë dhe një staf të plotë shërbyesish.
Secila nga tendat e mëdha përmbante 16 sallone flokësh dhe 4 sallone bukurie (me një staf stilistësh parisienë), ndërsa një tjetër vepronte si një klub social me një bar, suitë kabareje, madje edhe një dhomë të fshehtë ku luhej bixhoz.
Shahu nuk kurseu edhe për ushqimin që synonte të shërbente. Ai zgjodhi ?Maxim?s of Paris?, që besohet se ishte në atë kohë restoranti më i mirë në botë, për të përgatitur të gjithë banketin. Kompania i mbylli të gjitha restorantet e saj në Francë për dy javë, dhe i gjithë stafi shkoi në Iran.
Për të transportuar të gjithë ushqimin dhe pajisjet në mesin e shkretëtirës iraniane, Shahu ndërtoi një aeroport të ri në Shiraz, dhe një rrugë 100 km që e lidhte atë me Persepolisin. 100 avionë të Forcave Ajrore Perandorake Iraniane u angazhuan për 6 muaj për të transportuar mbi 18 tonë ushqime dhe pije.
Këtu përfshiheshin 380 mijë vezë, 30 kg havjar, 2700 kg mish derri, viçi dhe qengji; 12 ton verë, shampanjë dhe pije alkoolike dhe frigoriferë për t?i mbajtur pijet të ftohta. Edhe pse do të ishte takimi më i madh i liderëve botërorë në historinë moderne, Shahu kishte probleme me popullaritetin e tij.
Protestat popullore nisën sapo u njoftuan planet për festën gjigante, dhe SAVAK besonte se terroristët ishin grumbulluar në malet përreth Persepolisit. Për këtë arsye 65.000 ushtarë dhe oficerë të SAVAK-ut u mobilizuan për të mbrojtur Qytetin e Tendave,për të parandaluar çdo ngjarje të padëshiruar.
Kufijtë kombëtarë qëndruan të mbyllur gjatë kohëzgjatjes së fetës. Të gjitha universitetet dhe kolegjet u mbyllën, dhe grupimet studentore u shpërndanë. Mijëra aktivistë politikë dhe udhëheqës u arrestuan nga SAVAK dhe u vendosën në ?paraburgim parandalues? në qeli të cilat ishin të tejmbushura.
Festimet e përvjetorit jubilar nisën më 12 tetor, me një homazh kushtuar Kirit të Madh në varrin e tij në Pasargadae. Atë pasdite nisën të mbërrijnë të ftuarit. Në mesin e tyre ishin 18 presidentë, 8 mbretër dhe 1 perandor. SHBA përfaqësohej nga zëvendëspresidenti Spiro Agnju, pasi presidentit Nikson nuk iu dha leje nga CIA, Bashkimi Sovjetik u përfaqësua me kreun e parlamentit Podgorni.
Po ashtu merrnin pjesë kryeministrat e Francës, Italisë. Kurora britanike u përfaqësua nga
Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II. Ata u transportuan nga aeroporti i Shirazit me një flotë prej 250 limuzinash anti-plumb të siguruara nga kompania gjermane ?Mercedes-Benz?.
Mbrëmjen e 14 tetorit, Shahu i priti mysafirët e tij në darkën më të bollshme në historinë moderne brenda çadrës së madhe të banketit. Tavolina ishte 70 metra e gjatë dhe mbulesa e tavolinës u qëndis nga 150 gra për 6 muaj me radhë.
Ushqimet e shijshme u shoqëruan me 2500 shishe shampanjë dhe 1000 shishe verë. Të nesërmen në mëngjes, u organizua një paradë me mijëra ushtarëve dhe figurantë, që risollën 2500 vitet e historisë persiane. Kostumet u dizenjuan dhe u qepën me shumë kujdes për muaj të tërë nga historianët ushtarakë ndërkombëtarë, dhe u ndërtuan nga specialistë ushtarakë në Teheran.
Madje, u ndërtuan 3 anije me përmasa reale sipas modeleve antike. Festa luksoze tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën. Por qytetarët e thjeshtë të Iranit u tërbuan nga inati. Përveç shpenzimeve marramendëse, pjesa më e madhe e popullsisë u zemërua kur pa se banketi ishte plot me pije alkoolike, me femra të veshura me fustane të shkurtra, për të mos harruar edhe sallën e bixhozit.
Ruhollah Khomeini, një klerik mysliman që më vonë migroi në Irak e quajti atë ?Festa e Djallit?. Ka ende debate mbi koston reale të asaj feste.
Revista ?Time?foli për një kosto prej 100 milionë dollarësh (635 milionë dollarë me kursin e sotëm), kurse francezja ?Le Figaro? e dyfishoi atë shumë në 200 milionë dollarë (1.2 miliardë dollarë sot).
Ndërsa shtypi iranian argumentoi se ajo festë nuk mund të kushtonte më pak se 500 milionë dollarë (3 miliardë dollarë me kursin e sotëm). Vetë Shahu pretendoi se ishin shpenzuar vetëm 16.8 milionë dollarë (112 milionë dollarë sot), ndërsa theksoi se donacionet e dhëna nga të ftuarit u investuan për ndërtimin e 3200 shkollave në zonat rurale.
Por cilado qoftë kostoja, çmimi i vërtetë që pagoi në fund Shahu ishte kurora e tij. Ajo festë i bashkoi partitë opozitare kundër tij, dhe ia rrënoi besueshmërinë në publik. Aq e madhe ishte pakënaqësia e publikut saqë në vitin 1974, Shahu kërkoi ndjesë publike për festën dhe abuzimet e së kaluarës.
Por ishte shumë vonë. Protestat popullore në fundin e viteve 1970 sollën Revolucionin Islamik. Në shkurtin e vitit 1979, forcat pro-Khomeinit e përmbysën qeverinë e Shahut dhe themeluan Republikën Islamike me Khomeinin si Udhëheqësin e saj Suprem. Shahu u internua në Egjipt dhe vdiq një vit më vonë, duke i dhënë fund monarkisë 2500 vjeçare.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...