Kush e shpiku shkollën?
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
Nga David Cox ?BBC?
Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studionin prognozën afatgjatë të të mbijetuarve nga Gripi Spanjoll i vitit 1918, nisën të vënë re një prirje të pazakontë. Ata që kishin lindur midis viteve 1888-1924, pra që ishin foshnje ose në moshë madhore në kohën e pandemisë, duket se kishin 2-3 herë më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundja e Parkinsonit në një moment të jetës së tyre, sesa ata që kishin lindur në kohë të tjera.
Ishte një gjetje vërtet e habitshme. Sepse, ndërsa pasojat e mundshme neurologjike të infeksioneve të gripit janë dokumentuar nga mjekët prej shekujsh – ka raporte mjekësore për këtë që datojnë që nga viti 1385 – shtrirja e madhe e Gripit Spanjoll, që infektoi rreth 500 milionë njerëz në mbarë botën, nënkuptonte që shkencëtarët mund të lidhnin një rrezik të shtuar ndaj kësaj sëmundje për shkak të pandemisë.
Vitet e fundit, një rrezik i lartë i prekjes nga Parkinsoni është identifikuar gjithashtu tek të mbijetuarit e të prekurve nga HIV, Virusi i Nilit Perëndimor, Encefalitit Japonez, Koksaki, Virusit Perëndimor i Kuajve dhe virusit Epstein-Barr.
Neurologët që po përpiqen të kuptojnë pse ndodh kjo gjë, besojnë se secili prej këtyre viruseve është në gjendje të depërtojë në tru, dhe në disa raste të dëmtojë strukturat e brishta që kontrollojnë koordinimin e lëvizjes, të njohura si ganliat bazale, duke filluar kësisoj një proces degjenerimi të neuroneve që mund të çojë në fund tek shfaqja e Parkinsonit.
Tani shkencëtarët janë të prirur që të vëzhgojnë nëse pandemia aktuale do të shkaktojë gjithashtu një shkallë më të lartë të rasteve të Parkinsonit në dekadat e ardhshme. ?Ne nuk e dimë me siguri, por duhet të përgatitemi që kjo mund të ndodhë?- thotë Patrik Brundin, studiues i Parkinsonit në Institutin Van Andel në Miçigan.
?Aktualisht studimet kanë zbuluar se njerëzit që janë shëruar nga Covid-19, kanë shpesh probleme afatgjata me sistemit nervor qendror, duke përfshirë humbjen e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, konfuzionin mendor, depresionin dhe ankthin. Shifrat janë shumë shqetësuese?- shton ai.
Ndërsa Sars-CoV-2 mund të pushtojë indet e trurit, midis ekspertëve ka ende një debat sesa mund të ndikojë koronavirusi tek sëmundjet neurodegjenerative. Në përgjithësi koronaviruset njihen si ?viruse goditëse?, pasi ato priren të shkaktojnë sëmundje të shkurtra në kohë, edhe pse kjo sjell në disa raste pasoja vdekjeprurëse.
Në të kundërt, viruset e ADN-së si Epstein-Barr mund të qëndrojnë përgjithmonë në trup, dhe janë më të lidhura me sëmundjet afatgjata. Por edhe në të kaluarën ka pasur disa shenja se koronaviruset mund të kenë më shumë ndikim sesa dimë deri tani.
Në vitet 1990, neurologu kanadez Stenli Fan publikoi një studim i cili identifikoi praninë e antitrupave ndaj koronaviruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme në lëngun cerebrospinal të pacientëve së sëmurë me Parkinson.
Gjatë vitit të kaluar, shkencëtarë si Brundin kanë shprehur shqetësim mbi shfaqjen e një pjese të vogël të rasteve studimore, që përshkruajnë pacientë të cilët kanë zhvilluar atë që mjekët e quajnë Parkinsonizëm akut, pra anomali të tilla si dridhjet, ngurtësimi i muskujve dhe dëmtimi i të folurit, pas infektimit dhe shërimit nga Covid-19.
Kërkime të tjera kanë zbuluar se disa pacientë me Covid-19, kanë ndërprerje në një nga sistemet më kritike të trupit, të njohur si rruga e kinureninës. Ajo shkon nga truri në zorrë dhe përdoret për të prodhuar një numër aminoacidesh thelbësore, të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e trurit.
Dhe kur ky shteg nuk funksionon si duhet, mund të çojë në grumbullimin e toksinave të cilat mendohet se luajnë një rol në sëmundjen e Parkinsonit. Megjithatë, neurologë të tjerë mendojnë se është ende shumë herët për të nxjerrë ndonjë lidhje midis Covid-19 dhe Parkinsonit.
Alfonso Fazano, profesor i neurologjisë në Universitetin e Torontos, Kanada, thekson se rastet e Parkinsonizmit akut, mund të përfshijnë pacientët që kanë qenë tashmë në fazat e hershme të sëmundjes, dhe ishte stresi i shkaktar nga infektimit me Covid-19, ai që përshpejtoi ose ?demaskoi? këto simptoma.
?Deri tani, po flasim për rreth një dyzinë rastesh, që zakonisht kanë një mungesë të informacioneve të detajuara. Është e vërtetë që ajo që ne e quajmë Parkinsonizëm post-encefalitik mund të ndodhë pas një infeksioni viral, por jo çdo pandemi është e njëjtë. Gripi Spanjoll u shkaktua nga një virus krejtësisht i ndryshëm?- shton ai.
Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se është i nevojshëm një monitorim i vazhdueshëm i çdo simptome të ngjashme me Parkinsonin, që shfaqet te njerëzit që kanë qenë më parë të infektuar me Covid-19, në rast se vitet e ardhshme do të shoqërohen me një rritje graduale të rasteve.
Por Parkinsoni nuk është i vetmi shqetësim. Ekspertët në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë nëse Covid-19 do të shkaktojë një valë të fshehtë sëmundjesh të tjera, që lidhen me goditjen që i shkakton Sars-CoV-2 sistemit imunitar të njeriut.
Nëse kjo ndodh, do të kishte pasoja të mëdha në shëndetin publik, por gjithashtu mund të na ndihmonte që të zhvillonim mënyra të reja për zbulimin e këtyre sëmundjeve në faza të hershme, dhe madje do t?i hapte rrugën trajtimeve dhe vaksinave të reja.
Në pranverën e vitit 2020, Françesko Rubino, një kirurg metabolik në Kolegjin Mbretëror të Londrës, filloi të dëgjojë për një numër në rritje të raporteve mbi pacientët Covid-19, që shtroheshin në spital me nivele jashtëzakonisht të larta të sheqerit në gjak, edhe pse ata nuk kishin histori të mëparshme me sëmundjen e Diabetit.
Po ashtu, mjekët vunë re se pacientët që ishin diagnostikuar tashmë me Diabet, ishin veçanërisht të prekshëm ndaj sëmundjes. Rubino ishte kurioz të shihte nëse kjo marrëdhënie e çuditshme, ishte një shenjë që Covid-19 po ndikonte drejtpërdrejt në pankreas, një organ kompleks që përmban qelizat Beta që prodhojnë insulinën, hormoni që e ndihmon trupin të metabolizojë molekulat e sheqerit nga gjaku.
Ai krijoi një bazë të dhënash globale, të quajtur regjistri CovidDiab, për t?i vëzhguar këta pacientë dhe për të zbuluar se çfarë ndodhi me ta. Deri më tani, ekipi i tij ka gjurmuar 700 raste gjatë vitit të kaluar, dhe ka shpresa që këto të dhëna të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi të qëndrueshëm që i ka intriguar shkencëtarët për shumë vite, pra nëse viruset mund të shkaktojnë drejtpërdrejt diabetin e Tipit 1.
Shuibing Çen, biolog i qelizave burimore në ?Weill Cornell Medicine?, mendon se ka prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të sulmojë qelizat beta, dhe të shkaktojë një inflamacion në pankreas dhe organe të tjera, duke shkaktuar dëme në sisteme të ndryshme që kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.
?Ne kemi zbuluar antigjene virale tek qelizat beta të pankreasit njerëzor në mostrat e autopsisë së pacientëve të vdekur nga Covid-19, gjë që mbështet rolin e drejtpërdrejtë të infeksionit tek nivelet e larta të sheqerit në gjak?-thotë Çen.
Por jo të gjithë ekspertët janë kaq të bindur. Disa prej tyre thonë se pacientët që duket se shfaqin diabet si rezultat i Covid-19, mund të pësojnë dëmtim të pankreasit për shkak të trajtimit intensiv me steroidë gjatë qëndrimit në spital. Ose ata mund të kenë qenë tashmë në fazat e hershme të zhvillimit të diabetit, dhe Covid-19 vetëm sa mund ta ketë nxjerrë në pah sëmundjen.
Një lidhje e fortë midis Covid-19 dhe sëmundjeve të ndryshme autoimune, mund të inkurajojë gjithashtu zhvillimin e vaksinave mbrojtëse kundër viruseve të tjerë që janë shoqëruar më parë me këto sëmundje.
Studiuesit në Institutin Karolinska, Universitetin Tampere dhe Universitetin e Jivaskila kanë zhvilluar një vaksinë kandidate, që mbron nga të gjashta llojet e virusit Koksaki B, dhe është vërtetuar se i mbron minjtë nga zhvillimi i diabetit të Tipit 1 të induktuar nga virusi.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...