web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekretet e fshehura në varreza/ A kishte Egjipti avionë 2000 vjet më parë?

30 Janar 2022, 09:12, Blog CNA

Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se sa i pasur ishte Egjipti i lashtë në arkitekturën dhe artin e tij. Edhe pse kultura e lashtë egjiptiane është zhdukur prej kohësh, misteret e saj i zbulohen botës ende sot nga arkeologët dhe historianët.

E vetmja mrekulli e mbetur e botës së lashtë nga 7 mrekullitë e botës së lashtë janë piramidat egjiptiane, duke zbuluar sekretet e tyre mahnitëse 2000 vjeçare. Egjiptianët e lashtë, ishin të magjepsur nga vdekja dhe jeta e përtejme. Ata i mumifikuan mbretërit e tyre së bashku me gjërat e tyre mëtë çmuara, pasi besohej se të vdekurit në jetën e tyre të përtejme do t?i përdornin ato sende.

Mjerisht, bizhuteritë u vodhën nga trupat e të vdekurve, para se të zbuloheshin nga arkeologët. Sot studiuesit mund të zbulojnë jetëgjatësinë, përmasat trupore apo edhe formën e fytyrës së trupave të vdekur e të mumifikuar, duke përdorur rrezet X dhe teknologji të tjera.

Një shembull i tillë është Amenhotepi I, një faraon egjiptian që ka jetuar 3500 vjet më parë. Shkencëtarët nga Kajro e ekzaminuan trupin e tij në mënyrë dixhitale, dhe zbuluan se ai vdiq në moshën 35-vjeçare, dhe se kishte një grup dhëmbësh të shndritshëm.

Varri i paprekur i Tutankhamenit është më i famshmi. Tutankhameni, i njohur edhe si Mbreti Tut, u bë mbret i Egjiptit të lashtë në vitin 1332 Para Krishtit. Mumja e tij ruhet në varrin nr.62, i gjetur nga eksploruesit në vitin 1922.

Analiza mjekësore e mumjes së tij zbuloi se nga pamja fizike, ai i ngjante shumë Akhenatenit, një faraon tjetër egjiptian. Gjëja më e çuditshme në lidhje me këto mumje, është se si ato janë ruajtur deri në këtë kohë; disa madje kanë lëkurë dhe qime në trup.

Në këto varre, u gjetën edhe disa kafshë të mumifikuara. Këto kafshë kishin një rëndësi fetare për egjiptianët e lashtë, përfshirë luanët, demat, macet, gjarpërinjtë, majmunët babuinë etj.

Ajo që dihet zyrtarisht është se vëllezërit amerikanë Rajt,e shpikën avionin në vitin 1903. Por egjiptologët kanë zbuluar diçka tronditëse brenda varreve egjiptiane. Në tempullin e Osiris në Egjipt, në mure gjenden të shkruara mesazhe, simbole dhe vizatime.

Këto mure tregojnë vepra arti nga 2000 vjet më parë. Egjiptologia  e njohur, Rut Hover, që i fotografoi këto mure bëri disa zbulime befasuese. ?Unë mendoj se imazhet i përkasin teknologjisë së lashtë. Duket se ato kopjojnë teknologjinë që kemi sot?- thotë ai.

Ky zbulim tronditi studiues dhe historianë të tjerë. A e parashikuan vërtetë egjiptianët e lashtë teknologjinë e së ardhmes që2000 vjet më parë? Apo ata kishin tashmë avionë? Vizatimet në mur përshkruajnë një aeroplan me timon, një helikopter modern, dhe një mjet që duket si një nëndetëse.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Antikiteteve në Egjipt, Hazim Salah, deklaroi:?Në këtë vend ka diçka të pashpjegueshme dhe misterioze. Disa nga teoritë pretendojnë se njerëzit erdhën nga hapësira për të mësuar egjiptianët e lashtë. Ata thonë se këto forma duken si një helikopter?.

Nëpërmjet këtyre fotove studiuesit zbuluan edhe disa simbole dhe shkrime të tjera. Dr. Rut Hover beson se ajo mund të ketë deshifruar një mesazh në mur, të lënë nga egjiptianët plot 2000 vjet më parë.

Në një cep të varrit kishte një sërë simbolesh dhe 9 numra. Megjithatë, studiuesit nuk mundën të zbulonin se çfarë domethënie kishin saktësisht ato. Nënta është edhe numri i planetit Mars. Sipas Dr.Rut, kjo mund të nënkuptojë se egjiptianët e dinin se aftësia për të arritur në planetin Mars do të ishte e mundur një ditë.

Shumë artefakte egjiptiane u gjetën në një varr të lashtë të quajtur Pa-di-Imen në Sakara.

Ato përfshinin mure të pikturuara, qeramika, mumie dhe sende me të cilat ishin varrosur të vdekurit. Një artefakt i tillë i njohur si Zogu i Sakaras, u vendos aty rreth vitit 200 Para Krishtit, dhe i ngjante avionit të ditëve të sotme, për shkak të formës së krahëve dhe trupit.

Bëhet fjalë për një gdhendje të vogël prej druri, në formë zogu, me sqepin në fund dhe me bisht. Shtrohet pyetja nëse egjiptianët e lashtë zotëronin njohuri për fluturimet që2000 vjet më parë, apo ky ka qenë një art i rastësishëm.

Ekspertët e aerodinamikës, kanë projektuar një avion të suksesshëm bazuar në modelin e Zogun të Sakaras, duke e modifikuar bishtin e tij për të korrigjuar ekuilibrin e fluturimit. Kështu dizajni i avionit ?Cirrus SR20?, është i bazuar tek kjo figurë.

Zogu i Sakaras u gjet me sende të tjera, të cilat sipas egjiptianëve, mund t?i duheshin të ndjerit në jetën e përtejme. Bashkë me modelin e zogut, u gjetën edhe shumë gjëra të tjera si figurat e karrocave, anijeve, ndërtesave, tempujve dhe sendeve të tjera.

Dr.Kalil Mesiha,profesor i anatomisë në Universitetin Heluan në Egjipt, thotë se zogu mund të ishte modeli i një avioni të vërtetë, që ka fluturuar dikur në qiejt e Egjiptit. Megjithatë, deklaratat e Dr.Kalil nuk mbështeten nga prova të forta.

Nëse një mjet fluturues i Egjiptit të lashtë fshihet diku nën rërën e Sakaras, nuk do të duhet shumë kohë që historianët dhe studiuesit ta zbulojnë atë. Po ashtu, është e mundur që zogu të jetë një vepër arti e rastësishme, apo diçka që lidhet me besimet e egjiptianëve të lashtë, dhe jo modeli i një avioni. Gjithsesi kjo çështje mbetet ende një mister./ historyofyesterday.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga