Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashkimin Sovjetik, pasi udhëheqësi i saj i ri, Nikita Hrushov, bëri thirrje që vendi i madh komunist të përmirësonte lidhjet e tij me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.
Por në fund të atij viti, udhëheqësi rus dhe ushtria sovjetike, e bënë të qartë se veprimet e tyre nuk përputheshin me fjalët:tanket ruse pushtuan kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, duke vendosur aty një qeveri pro-sovjetike dhe duke shtypur lëvizjen për pavarësi nga Moska.
Në shkurtin e vitit 1956, Hrushovi mbajti një ?fjalim të fshehtë? para liderëve të partisë duke bërë thirrje për de-stalinizimin e politikave komuniste dhe për një afrim me Perëndimin. Në vend se të jetonte me supozimin e një lufte të pashmangshme ndaj Perëndimit, Hrushovi donte që sovjetikët të ndiqnin një politikë bashkëjetese me fuqitë perëndimore.
Kjo pasi gjysma e Evropës gjendej nën kontrollin rus dhe komunist, dhe gjysma tjetër demokratike në një linjë me SHBA-në. Por fjalimi, që u dekonspirua, shkaktoi një reagim zinxhir protestash të forta midis vendeve të dominuara nga Rusia.
Ndoshta shembulli më i keq i reagimit të tepruar dhe ndërhyrjes ushtarake sovjetike erdhi pas Revolucionit Hungarez në vjeshtë të atij viti. Më 23 tetor 1956, rreth 200.000 studentë marshuan nër kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Ata arritën para godinës së Magyar Rádió, e njohur ndryshe si Radio Budapesti. Por shumë shpejt ajo demostratë paqësore u shndërrua në një revolucion spontan. Turma dëshironte që të transmetonte në radio kërkesat për pavarësi dhe tërheqjen e trupave sovjetike.
Policia hapi zjarr,dhe bashkë me ushtarët hodhën gaz lotsjellës drejtë turmës. Erno Gero, udhëheqësi i fundit stalinist i Hungarisë përpara rebelimit të vitit 1956, shpalli gjendjen ushtarake dhe urdhëroi trupat sovjetike të shpërndanin turmat.
?Që herët në mëngjes revolucioni ishte në lëvizje të plotë. Në rrugë kishte luftë guerile kundër tankeve sovjetike?-raportonte në atë kohë gazeta amerikane ?New York Times?.
Protestuesit e shndërruar në kryengritës, detyruan tanket ruse të dilnin të patrullonin nëpër rrugë. Disa prej tyre nuk kishin asgjë më shumë sesa thika kuzhine dhe shishe me benzinë. Sovjetikët iu kundërpërgjigjën me armë zjarri dhe tanke. Një ish-oficer britanik tankesh, nënkoloneli Xhejms Kaulej, në atë kohë atashe ushtarak i ambasadës britanike në Budapest,do të shprehej më vonë:?Tmerret dhe masakrat e atyre ditëve do të tejkalonin edhe imagjinatën më të shfrenuar?.
Qindra hungarezë vdiqën në ditët që pasuan, dhe ndërsa Budapesti u vendos nën shtetrrethim, luftimet u përhapën edhe nëpër fshatra. Përshkallëzimi i shpejtë i dhunës e kapi në befasi SHBA-në, dhe sidomos CIA-n.
Geza Katona, i vetmi oficer i CIA-s në terren që fliste hungarisht në vitet 1950-1957, i kërkoi agjencisë të mos furnizonte me armë dhe municione kryengritësit hungarezë.?Ne duhet të kufizohemi vetëm në mbledhjen e informacionit, dhe të mos përfshihemi në asnjë operacion që do të shkaktonte akuza për ndërhyrje?-shkroi ai në një kabllogram sekret më 28 tetor 1956 sipas Arkivit të Sigurisë Kombëtare.
Të nesërmen, një tjetër mesazh i tij shtonte se ?nuk lejohej të dërgoheshin armë amerikane?.
Por mesazhet në prapaskenë nuk përputheshin me parashikimet publike nga administrata e presidentit Duajt Ajzenhauer,që pretendonte të mbështeste çlirimin e të shtypurve në vendet komuniste.
Përveç dështimit të SHBA-së dhe vendeve perëndimore për të ndërmarrë veprime konkrete, vëmendja e botës u zhvendos me shpejtësi nga Hungaria në Egjipt, kur Izraeli pushtoi dhe krijoi një krizë në Kanalin e Suezit.
I lënë vetëm përballë sovjetikëve, Imre Nagi njoftoi më 1 nëntor neutralitetin dhe largimin e Hungarisë nga Traktati i Varshavës. Megjithatë, kjo lëvizje vetëm sa i nxiti rusët të përshkallëzojnë ndërhyrjen e tyre ushtarake, të koduar nën emrin Operacioni ?Ëhirlëind?, për të shtypur revoltën me mbi 1000 tanke.
?Në agimin e sotëm, forcat sovjetike filluan një sulm në kryeqytetin tonë, padyshim me qëllim rrëzimin e qeverisë legale dhe demokratike hungareze?- tha Nagy në një fjalim të transmetuar më 4 nëntor 1956. ?Trupat tanë po luftojnë. Qeveria është në vend. Këtë fakt ia bëj të njohur popullit tonë dhe mbarë botës?.
Fundi i Revolucionit Hungarez,erdhi përmes një disfate pas 12 ditë luftimesh. Rreth 2500 hungarezë humbën jetën. Nagi u rrëzua nga pushteti dhe u rrëmbye nga sovjetikët. Ai u ekzekutua në qershorin e vitit 1958.
Pushtimi rus dërgoi më shumë se 200.000 hungarezë si refugjatë në Austrinë fqinje, 30.000 prej të cilëve u zhvendosën me banim në Shtetet e Bashkuara. Shumica e tyre u zhvendos në Nju Jork dhe Klivlend, ku popullsia hungarezo-amerikane sot është mbi 1 milionë, një nga diasporat më të mëdha hungareze në botë.
Pushtimi rus i vitit 1956, shkaktoi një seri goditjesh nga forcat sovjetike në të gjithë globin.
?U duk sikur nuk kishte ndalim të baticës së kuqe?- shkroi Bill Hemilton Xhurior, veteran i Navy SEALs dhe CIA-s, në librin e tij ?Luftëtarët e natës:Historia e trupave speciale amerikane?.
Kështu Shtetet e Bashkuara refuzuan të ndërhynin në kryengritjen hungareze të vitit 1956 kundër sundimit sovjetik. Kuba u bëmë komuniste nën kontrollin e Fidel Kastros, regjimi i parë i mbështetur nga sovjetikët në hemisferën perëndimore.
Gjermania Lindore ngriti Murin e Berlinit. Regjimet komuniste u ngritën në Jemenin e Jugut dhe shumë vende afrikane. Vietnamezët e Jugut u larguan nga vendi, ndërsa shumë të tjerë përfunduan të ekzekutuar ose në kampet e punës./coffeeordie.com-Përshtatur nga CNA.al
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...