Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Rebecca Grant ?Fox News?
Gati ndjej keqardhje për presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa po dështojnë bisedimet mbi Ukrainën, Putini po zgjedh të nisë një luftë të cilën nuk mund ta fitojë. Kur presidenti Xho Bajden vendosi të largojë trupat amerikane nga Afganistani, Putin pa një mundësi të artë për të shantazhuar NATO-n në lidhje me çështjen e Ukrainës.
Por aleanca veri-atlantike nuk po dorëzohet ndaj kërkesave të tepruara të Putinit, sipas të cilave NATO duhet të dëbojë nga gjiri i saj anëtarë si Polonia, Lituania, Letonia dhe gjithë vendet e tjera që iu bashkuan pas vitit 1997. Në teori, kjo e lë Putinin vetëm me një lëvizje në dispozicion:nisjen e luftës. Por unë gjykoj se ekzistojnë 4 arsye pse ekuilibri ushtarak nuk është aspak i favorshëm për një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës.
Nëse plani i Vladimir Putinit ishte ta tërhiqte Ukrainën drejt Rusisë, ai dështoi. Ukraina po shikon më shumë se kurrë më parë drejt Perëndimit. Luftimet në sektorin lindor separatist të Ukrainës kanë shkaktuar deri tani mbi 14.000 të vdekur. Nën presidentin e vendit Zelensky, Ukraina është e vendosur që të ruajë 30 vitet e saj të pavarësisë.
Në rast se Moska ka planifikuar një pushtim tokësor të Ukrainës, atëherë ky është një mega-operacion ushtarak. Mbi 100.000 trupa ruse janë shpërndarë në vijën kufitare përreth Ukrainës në tre anë, dhe nën vëzhgimin e avionëve të NATO-s ato janë si Ameba në një pjatë laboratorike Petri.
Nuk ka asnjë dyshim se presidenti rus do të donte të niste një sulm të madh kibernetik ndaj Ukrainës, siç bëri ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe Gjeorgjisë në vitin 2008. Por kohët kanë ndryshuar, dhe NATO është aty për të reaguar.
Strategjia ushtarake e NATO-s që nga viti 2019, i ka përforcuar ndjeshëm forcat e saj në rajonet e Baltikut dhe Detin e Zi, në mënyrë që aleanca të jetë ?shumë, shumë vigjilente?, me një strukturë komanduese shumëkombëshe dhe ekipe ndihme të gatshme të ndërhyjnë me shpejtësi në Ukrainë, deklaroi Uollters para anëtarëve të Senatit të SHBA-së gjatë një seance dëgjimore vitin e kaluar.
Gjenerali Uollter shprehu bindjen se ?me kalimin e kohës? ushtria e Ukrainës mund t?ia dalë të zmbrapsë rusët. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e lehtë, por fakt është që Putini nuk ka shumë shanse për të siguruar një fitore të shpejtë dhe përfundimtare.
Një lëvizje në Ukrainë, dhe Suedia dhe Finlanda (kjo e fundit ndan një kufi 1280 km me Rusinë) do t?i bashkohen NATO-s brenda natës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë se është gati të mirëpresë fuqitë ushtarake nordike.
Pra Putini do të shohë forcën e NATO-s nga Deti i Zi në Rrethin Arktik. Përfundimi:një lëvizje ushtarake ruse në Ukrainë, është një ide shumë e keqe. ?Ajo është vërtet një zgjedhje që premton të sjellë gjëra shumë negative për Moskës?-deklaroi të hënën në mbrëmje Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Uendi Sherman.
Mua thuajse më vjen shumë keq për Putinin. Ai me siguri që e di se vendin e tij e pret humnera financiare. Çdo pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë një raund të ri sanksionesh ekonomike nga Perëndimit.
Por sulmi ndaj Ukrainës do ta dëmtojë rëndë Rusinë. E vetmja gjë që Putin e ka bërë siç duhet, ishte rritja e ekonomisë së Rusisë me 7 për qind në vit në vitet 1999-2008. Nëse ai nis luftën ndaj Ukrainës, Rusia do të izolohej thuajse fare, duke pasur si partnere të mëdha vetme Kinën dhe Bjellorusinë, kjo edhe në aspektin tregtar. Ekonomia e vogël ruse me një rritje të vogël, nuk ka luksin ta përballojë diçka të tillë.
Këshilli Atlantik ka zbuluar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, i kanë kushtuar këtij vendi deri në 1.5 pikë përqindje të rritjes ekonomike në vit. Sigurisht, Evropa do të duhet të gjejë tregje të reja të energjisë.
Por dhimbja ekonomike do të jetë jo pak e vogël edhe për vetë Rusinë, pasi Evropa blen nga Moska mbi gjysmën e produkteve të naftës. Dhe sigurisht që Putin mund t`i harrojë edhe ëndrrat e tij për investime të teknologjisë së lartë.
Të gjithë e dinë se rusët janë një popull i fortë. Prindërit e Putinit jetuan rrethimin e Leningradit në vitet 1941-1944, duke humbur tragjikisht një djalë të vogël nga sëmundja, vite para se të lindte Putini. Tani ky i fundit është në rrugën e duhur për ta shndërruar Rusinë një shtet vasal të Kinës.
Dhe kjo gjë po ndodh për shkak të paranojës së tij personale ndaj NATO-n dhe mbrojtjes raketore. Rusia është një komb historik dhe një ikonë kulturore, e sunduar edhe një herë me një lider delirant. Le të shpresojmë që NATO të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër dhe që Putini të tërhiqet nga ideja e pushimit të Ukrainës.
Shënim:Rebecca Grant, është një analiste e sigurisë kombëtare me banim në Uashington. Ajo është doktorante në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe ka qenë pjesë e stafit të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...