Si u vendos, dhe pse e masim ende fuqinë e mjeteve motorike me njësinë “kuaj-fuqi”?
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
Nga Anders Fogh Rasmussen ?Newsweek?
Për dekada, Tajvani është bllokuar në një pozicion që iu ri-përshtat të gjithëve:as nuk është pjesë e Kinës kontinentale, dhe as duke shpallur zyrtarisht pavarësinë. Republika Popullore e Kinës mund të ruante pretendimin e saj sovran mbi të. Por Tajvani ishte i lirë të zhvillohej si një demokraci liberale dhe një ekonomi moderne.
Dhe bota demokratike ishte në gjendje të mbante lidhje me të dyja, për sa kohë që ata distancoheshin nga çështja e sovranitetit dhe i përmbaheshin politikës së?Një Kine?.Por gjërat kanë ndryshuar. Nëpërmjet veprimeve të saj dhe retorikës së Sekretarit të saj të Përgjithshëm Xi Jingping, Kina ka treguar vitet e fundit se nuk është më e gatshme ta pranojë këtë statuskuo.
Gjatë mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm Xi si udhëheqës, Pekini i ka shtuar sulmet hibride ndaj Tajvanit. Kina po bombardon me dezinformata demokracinë e Tajvanit.
Ajo po përdor gjithë peshën e saj diplomatike në të gjithë skenën botërore, për t?i detyruar organet dhe institucionet shumëpalëshe që të mos përfshijnë Tajvanin. Dhe muajt e fundit ka ndërmarrë inkursione ushtarake gjithnjë e më agresive dhe të rrezikshme në hapësirën ajrore të ishullit.
Edhe pse Kina po kërcënon në mënyrë aktive Tajvanin demokratik, deri më sot shumë njerëz në botën e lirë kanë bërë një sy shurdh ndaj këtyre sulmeve. Ata kanë pasur frikë nga kërcënimet dhe presioni ekonomik i Pekinit,ndaj kanë qenë të gatshëm të tolerojnë përpjekjet e njëanshme të Kinës për të ripërcaktuar atë që Pekini tani e quan ?parimi i një Kine?.
Pekini dëshiron që kjo të nënkuptojë, se asnjë vend tjetër nuk mund të ketë marrëdhënie ekonomike apo politike me Taipein. Statuskuoja e Tajvanit ekziston krahas një politike amerikane të përshkruar më së miri si paqartësi strategjike.
Me këtë të fundit nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Tajvanin nëse Kina do të sulmonte, por shkalla e saktë e çdo përgjigjeje, është lënë qëllimisht e papërcaktuar. Disa herë, presidenti Xho Bajden ka qenë shumë më pak i paqartë në pikëpamjet e tij.
Kina dhe Tajvani janë një fushë e politikës së jashtme, që bashkon të dyja partitë e mëdha në Uashington. Doktrina e ?paqartësisë strategjike?, mund të ketë funksionuar mirë në të kaluarën. Por Kina e Xi Jinping nuk është Kina e së shkuarës. Tani duhet pak më shumë qartësi strategjike.
Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja duhet t?i japë Tajvanit një garanci sigurie të ngjashme me klauzolën e mbrojtjes reciproke që përcakton neni 5 i traktatit themeltar të NATO-s. Por Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më pak të fshehta në mbështetjen e tyre për Taipein.
Shtetet e Bashkuara kanë një interes shumë vetjak për mbrojtjen e Tajvanit. Nëse Tajvani do të bjerë, ndryshimi i ekuilibrit të fuqisë në Indo-Paqësorin më të gjerë do të ishte shkatërrues për kauzën e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.
Në këtë aspekt, as Evropa nuk mund të qëndrojë mënjanë, duke e kritikuar Amerikën për qasjen e saj më agresive ndaj Kinës, duke e lenë SHBA-në të mbajë të gjithë barrën e sfidave në rajonin e Indo-Paqësorit, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ruajë një statuskuo merkantiliste me Pekinin.
Ne po shohim tashmë disa shenja të mira të hershme. Kohët e fundit, Parlamenti Evropian mbështeti me shumicë dërrmuese një rezolutë që kërkon përmirësimin e lidhjeve midis BE- së dhe Tajvanit, duke përfshirë një marrëveshje të re në fushën e investimeve.
Qeveria e re gjermane, me një Ministër të Jashtëm nga radhët e të Gjelbërve, është e orientuar më shumë drejt një politike të jashtme të bazuar tek vlerat. Ndërkohë Lituania ka braktisur një platformë ekonomike kinez në Evropën Qendrore, të njohur më shumë si 17+1, dhe ka lidhur haptazi marrëdhënie ekonomike me Tajvanin.
Këto veprime janë plotësisht në përputhje me ?politikën e një Kine?, pasi ato nuk bëjnë asnjë njohje të sovranitetin e Tajvanit. Gjithsesi Kina po lufton kundër të drejtave sovrane të shteteve evropiane për të zhvilluar lidhje me Taipein.
Prandaj në kundërpërgjigje të lëvizjes së Lituanisë, Kina ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në fushën ekonomike kundër shtetit të vogël evropian, duke kufizuar eksportet e tij, dhe duke bllokuar në portet kineze më shumë se 1 mijë kontejnerë me mallra,për të cilat bizneset lituaneze kanë kryer tashmë pagesën.
Me këto sjellje Kina po ngacmon një aleat të NATO-s dhe një anëtar të BE-së, për të ndikuar tek vendimet e saj sovrane ekonomike dhe politike. Ky është një test për botën e lirë. Nëse e lëmë Lituaninë të vetme në përballje me Pekinin, super-arma e presionit ekonomik do t?u drejtohet edhe të tjerëve, për t?i detyruar më pas demokracitë t?i nënshtrohen vullnetit të Pekinit.
Në një periudhë afatshkurtër, ne duhet t?i ofrojmë Lituanisë hua të buta për të zbutur efektet e goditjeve ekonomike nga Kina. Edhe BE-ja duhet të deklarojë zyrtarisht se veprimet e Kinës po shtrembërojnë të gjithë tregun e përbashkët të BE-së, dhe të veprojë me kundërmasa ndaj Pekinit.
Bashkimi Evropian po punon për krijimin e një instrumenti kundër këtyre sjelljeve të Kinës, dhe kjo gjë që do t?i japë atij mjetet e duhura për të luftuar pikërisht kundër kësaj lloj sjellje. Por sfida e vërtetë e Brukselit nuk është nëse ai zotëron instrumentet e duhura ligjore; por nëse ka vullnet të mjaftueshëm politik për të mbrojtur të drejtën e Lituanisë për të bërë zgjedhjet e veta.
Në terma afatgjatë, bota e lirë mund të krijojë ?Nenin 5? në fushën e ekonomisë për të reduktua abuzimet e Kinës me investimet strategjike dhe presionet ekonomik për qëllimet e saj gjeopolitike. Neni 5 i famshëm i NATO-s, thotë se një sulm ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve.
Po kështu, një ?Nen 5 ekonomik? do të nxiste një përgjigje nga demokracitë,për të mbështetur një shtet apo biznes që përballet me presionet ekonomike që vijnë nga një autokraci. Pekini po e përdor fuqinë e tij ekonomike për të shantazhuar vendet dhe korporatat, pasi ky është një mjet efektiv.
Kjo praktikë ka funksionuar në rastet e kompanive të veshjeve, që u përballën me bojkot pasi vunë në dyshim shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe ndaj prodhuesve australianë të verës, të cilët janë përballur me tarifa të larta pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis 2 vendeve.
Edhe Rusia përdor mekanizmat ekonomikë si një mjet për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike, sidomos duke përdorur si një armë furnizimet e saj me gaz ndaj Evropës Perëndimore. Ne duhet të neutralizojmë efektet e këtyre taktikave që përdoren nga shtetet autoritare.
Ndërkohë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një interes të përbashkët në rajonin e Indo-Paqësorit:ta mbajnë këtë të fundit të lirë, të hapur dhe sa më demokratik që është e mundur. Roli i Evropës në këtë aspekt, mund të mos jetë domosdoshmërisht dërgimi i një flote avionësh në zonë.
Për shembull, duke zhbllokuar një marrëveshje dypalëshe investimi që u pezullua në kohën kur Brukseli po synonte të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me Kinën.
Përmirësimi i lidhjeve ekonomike, është po aq në interesin tonë sa edhe të Tajvanit, duke pasur parasysh asetet e konsiderueshme që ka Tajvani në fushate teknologjisë së lartë sikurse janë gjysmë përçuesit. Evropa dhe SHBA-ja duhet të kërkojnë së bashku një qasje të re ndaj Kinës, diçka që administrata Bajden ia kërkoi BE-së edhe para inaugurimit të saj në detyrë.
Marrëdhënia jonë me Tajvanin nuk duhet të reduktohet vetëm tek mbështetja ushtarake apo në një marrëveshje specifike investimesh. Ajo ka të bëjë me pyetjen nëse ne jemi të gatshëm të ngrihemi për garantimin e lirisë dhe demokracisë në një rajon, ku që të dyja gjenden në një presion në rritje nga autokracia dhe diktatura.
Shënim: Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitet 2009-2014, dhe kryeministër i Danimarkës në vitet 2001-2009./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Nëse kryeni një kërkim në internet për “njerëzit më jetëgjat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...