Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
(Pjesa e dytë)
Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Ndonjëherë ne dukemi më
të brishtë në krahasim me të gjitha krijesat e tjera në botë. Por nuk jemi të projektuar për të jetuar në botën e egër dhe të vegjlit tanë nuk mund të kujdesen për veten e tyre për vite të tëra, në krahasim me disa kafshë që mund të ngrihen në këmbë dhe vrapojnë brenda disa orëve nga lindja. Por pavarësisht brishtësisë sonë të dukshme, ka raste kur njerëzit mund të mbijetojnë në mënyra shumë të çuditshme, duke sfiduar të gjithë probabilitet e mundshme ?
Me vetëm një sy dhe një dorë, De Viart mori pjesë në Luftën Boere, Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ai u plagos në fytyrë, në kokë, në ije, në këmbë, në kyçin e këmbës dhe në vesh. Dhe i mbijetoi të gjithave plagëve.
Vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, De Viart u plagos rëndë 8 herë. Kjo ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në Luftën Boere, kur u qëllua në bark dhe ije. Edhe pse kishte vetëm një dorë ai mbante granata me vete, dhe përdorte dhëmbët për t?u hequr siguresën.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u plagos nga një avion luftarak që fluturonte mbi Detin Mesdhe. Ai arriti të dilte me not deri në breg ku u kap nga italianët. Në atë kohë ishte në të 60-at e tij, e megjithatë ia doli të arratisej nga kampi i të burgosurve pavarësisht se ishte me një dorë dhe kishte vetëm një sy. Pas luftës, shërbeu si përfaqësues personal i Uinston Çërçillit në Kinë dhe vdiq në moshën 83-vjeçare.
Historia e Robinson Kruzo është përralla fantastike e një njeriu të humbur në një ishull të largët. Por pak njerëz e dinë se ajo bazohet mbi një histori të vërtetë, ajo e Aleksandër Sellkirk. Marinari skocez ishte një tip gjaknxehtë, ndaj ai u përlesh me kapitenin e tij në vitin 1704, i cili e dëboi të riun nga anija duke e lënë në një ishull aty pranë.
Në ishull Sellkirk ushqehej me mishin dhe qumështin e dhive të egra, rrepa dhe bimë të tjera. Natën kur flinte e sulmonin qindra minj, por ai arriti të zbusë disa mace të egra, duke e shpëtuar veten nga ai problem. Duke iu përshtatur jetës si një i humbur, Sellkirk ndërtoi dy kasolle, një për gatim dhe një tjetër për të fjetur.
Marinari në 2 raste gati u kap nga marinarët spanjollë, të cilët me siguri do ta kishin vrarë. Por ai arriti të fshihej në një pemë. Ai u shpëtua vetëm në vitin 1709, 4 vjet pasi ishte braktisur në atë ishull.
Në vitin 1971, familja Robertson, që përbëhej nga bashkëshortët Dugal dhe Lin dhe3 fëmijët e tyre Dagllas, Sendi dhe Neill, së bashku me një mikun e familjes të quajtur Robin, planifikuan të lundronin nëpër botë. Por 200 milje larg nga ishujt Galapagos një grup balenash vrasëse ua përmbysi varkën.
Familja u strehua në një gomone. Ata kishin ushqim të mjaftueshëm për 10 ditë, që përbëhej nga një qese me qepë, një tenxhere me biskota, 10 portokalle, 6 limonë dhe gjysmë kilogram karamele. Ndërkohë uji ishte plot me peshkaqenë.
Familja mbijetoi për 38 ditë në det, pjesërisht për shkak të optimizmit të Lin Robertson. Një infermiere në profesion, Lin e dinte se pirja e ujit të detit ishte një dënim me vdekje për të gjithë. Ndaj familja u përpoq të qëndronte gjallë duke pirë gjakun e breshkave të detit. Por kjo nuk mjaftonte.
Ndaj Lin përdori disa shkallë të vogla, dhe krijoi disa tuba të improvizuar në formën e një klizme. Uji në fund të gomones, i cili ishte një përzierje e ujit të shiut, gjakut dhe zorrëve të breshkave, kishte të ngjarë të vriste cilindo që përpiqej ta pinte.
Por nëse e merr me klizmë, mund ta thithësh atë ujë pa tretur asnjë nga elementët e rrezikshëm. Dhe kështu vepruan. Kur një anije peshkimi japoneze i shpëtoi, asnjë prej tyre nuk kishte urinuar prej 20 ditësh, dhe gjuhët e tyre ishin aq të fryra saqë nuk mund të flisnin dot.
Por mbijetesa në disa raste të pabesueshme nuk kufizohet vetëm tek njerëzit. I tillë është rasti i Pemës së Jetës në Bahrein. Kjo pemë mendohet të jetë mbjellë në vitin 1582 dhe ndodhet në majë të një kodre prej rëre në pikën më të lartë të Bahreinit. Përreth pemës së gjelbër dhe me një pamje të shëndetshme ndodhet një shkretëtirë tepër e thatë.
Aty pranë nuk ka asnjë burim uji. Por pema merr ujë nga diku, dhe besohet se ajo ka rrënjë tepër të thella në një thellësi prej rreth 50 metrash. Disa njerëz thonë se pema ishte mbjellë në vendin e Kopshtit të Edenit, dhe kjo është arsyeja pse ajo është ende e gjallë.
Gjatë gjithë jetës së tij, shkrimtari i famshëm amerikan u përball me shumë përvoja afër vdekjes. Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte shofer ambulance në shërbim të Kryqit të Kuq. Një mortajë austriake për pak sa nuk e vrau atë. Ai shpërthim e detyroi të vendoste një protezë aludimi në kupën e gjurit ndërsa në trup iu ngulën 237 copëza alumini.
Më vonë, ai për pak vrau veten gjatë përleshjes me një peshkaqen në Key West. Por, rreziqet më të mëdha për jetën i erdhën nga 2 aksidente ajrore, të cilat ndodhën brenda dy ditësh.
Kur ishte në Safari në Afrikë në vitin 1954, piloti i avionit Cesna ku udhëtonte Heminguei u rrëzua pasi u përpoq të shmangte një tufë zogjsh. Shkrimtari, bashkëshortja e tij dhe piloti e kaluan natën në xhungël. Më pas të nesërmen hipën në një avion tjetër, që u rrëzua menjëherë dhe mori flakë. Fillimisht Heminguei u raportua se kishte vdekur në aksident, por pak kohë më vonë doli nga xhungla me një tufë bananesh dhe një shishe xhin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Foto/ Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...