Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikologjike, Sindroma e Stokholmit është në fakt një reagim emocional që është vënë re tek pengjet apo viktimat e abuzimeve të ndryshme. Ajo prek viktimën ? që është mbajtur peng apo ka përjetuar abuzime – duke zhvilluar ndjenja simpatie apo emocione të tjera pozitive për torturuesin e tyre.
Njerëzit gjithashtu mund ta shfaqin këtë reagim për shkak të traumave të llojeve të tjera.
Ky term u krijua për herë të parë në vitet 1970, kur përpjekja për grabitjen e një banke u shndërrua në një rrethim 6-ditor në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Në mendjen e publikut, kjo ngjarje çimentoi lidhjen mes pengjeve dhe sindromës në fjalë.
Gjithsesi, nuk janë vetëm pengjet që mund të zhvillojnë simpati apo të kenë një marrëdhënie pozitive me torturuesit e tyre. Po çfarë është në thelb kjo sindromë?Ashtu si çdo gjë që përfshin emocionet njerëzore, të kuptuarit e rrënjëve të Sindromës së Stokholmit nuk është diçka e thjeshtë. Ajo përfshin një ndërveprim të pavetëdijshëm midis pengmarrësit dhe pengut.
Në thelb, viktimat e Sindromës së Stokholmit nisin të simpatizojnë pengmarrësit e tyre, në vend se të ndjejnë frikë, tmerr apo përbuzje për ta.?Në fillim njerëzit përjetojnë diçka të tmerrshme që u shfaqet papritur.
Ata janë të sigurt se do të vdesin. Më pas ata përjetojnë një lloj infantilizmi, ku tamam si fëmijët, nuk janë në gjendje të hanë, të flasin apo të shkojnë në tualet pa leje?- shpjegoi psikiatri Frenk Ochberg për Task Forcën Kombëtare të SHBA-së për Terrorizmin dhe Çrregullimet në vitet 1970. ?Pengjet përjetojnë një ndjenjë të fuqishme pozitive ndaj pengmarrësve të tyre. Ata nuk e pranojnë se ai është personi që i ka vendosur në atë situatë. Në mendjen e tyre, ata mendojnë se ai është personi që do t?i lërë të jetojnë?- theksoi ai.
Sindroma e Stokholmit shfaqet thuajse gjithmonë midis pengjeve dhe rrëmbyesve që nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie të mëparshme. Ndjenjat pozitive të viktimave ndaj pengmarrësve zhvillohen gjatë një situate kërcënuese apo abuzive. Nëse kjo lidhje ka mjaft kohë (dhe një kontekst të favorshëm) për t?u zhvilluar, ajo mund të bëjë që viktimat të lidhen shumë me abuzuesit e tyre.
Nuk është e pazakontë të shohësh pengje që shfaqin shenja të Sindromës së Stokholmit, që refuzojnë të bashkëpunojnë me policinë apo autoritete të tjera, duke shkuar madje aq larg sa t`i ndihmojnë pengmarrësit e tyre. Ndonjëherë mund të duhen vetëm pak ditë që të shfaqet Sindroma e Stokholmit tek pengjet.
Elementë të tjerë që duket se janë të përfshirë në zhvillimin e kësaj sindrome, përfshijnë vetë pengmarrësit që i trajtojnë në mënyrë njerëzore viktimat e tyre, nivelet e larta të ndërveprimeve personale apo ballë për ballë midis pengmarrësve dhe pengjeve, apo kur viktimat ndjejnë se autoritetet nuk po bëjnë sa duhet për t’i shpëtuar, apo që nuk po i mbrojnë fare interesat e tyre.
Kur ndodh ky fenomen?Nga të dhënat që janë grumbulluar deri më sot, psikologët besojnë se sindroma zë rrënjë kur një pengmarrës kërcënon të vrasë apo dëmtojë njërin nga pengjet, më pas ri-mendohet dhe zgjedh të mos e bëjë këtë.
Supozohet se kjo ngjarje në dukje e thjeshtë, e transformon atë në perceptimin e viktimës, nga një pengmarrës dhe një njeri që lëndon, në një njeri që e shpëton. Në atë moment frika fillestare nga vdekja shndërrohet në mirënjohje për rrëmbyesin, pasi në perceptimin e viktimës, ishte ai që largoi kërcënimin dhe i mbrojti jetën.
Duke pasur mundësinë për të bashkëvepruar me ta, pengjet mund të identifikohen më lehtë me pengmarrësit e tyre, t?i shohin këta të fundit më shumë si individë, dhe jo si figura abstrakte,si dhe t?i njohin më mirë. Në fund, kjo i bën pengjet që t?i perceptojnë pengmarrësit e tyre më pak si një kërcënim, sidomos në rastet kur viktimat dhe agresorët ndajnë vlera të njëjta apo të ngjashme.
Në thelb të Sindromës së Stokholmit qëndrojnë instinktet tona të mbijetesës. Situatat e pengjeve apo rasteve abuzive janë shumë të vështira për psikikën njerëzore, dhe shqetësimet normale të jetës sonë të përditshme lihen mënjanë nga nevoja bazike për të mbijetuar. Mbijetesa e një pengu është në duart e pengmarrësit, dhe në këto kushte, viktimat mund t?i interpretojnë aktet e vogla të mirësisë si një trajtim të mirë. Meqë jeta e tyre varet nga vendimet e njerëzve të tjerë, viktimat bëhen shumë më të ndjeshëm për nevojat dhe kërkesat e rrëmbyesve të tyre.
Pra në mendjet e viktimës, lumturia dhe mirëqenia e tyre, është plotësisht e lidhur me lumturinë dhe mirëqenien e pengmarrësit të tyre. Ky është edhe themeli mbi të cilin formohet marrëdhënia e tyre pozitive me pengmarrësin.
Prandaj nuk është aq e pazakontë të shohim raste kur pengjet mbajnë një qëndrim negativ ndaj atyre që po përpiqen t?i shpëtojnë, duke mbështetur pengmarrësit e tyre në situata të ndryshme. Kjo shihet më së shumti tek ata pengje që nuk janë të dobishëm për rrëmbyesit e tyre, përveçse si mekanizma presioni.
Pavarësisht këtyre që përmendëm, mbetet ende e paqartë se përse disa viktima zhvillojnë Sindromën e Stokholmit. Jo çdo peng, viktimë e abuzimit apo person që ka përjetuar trauma e zhvillon këtë reagim. Edhe pse është argumentuar se Sindroma e Stokholmit është një mekanizëm psikologjik për përballimin e stresit, vërtetësia e saj si sëmundje vazhdon të kundërshtohet.
Është argumentuar se simptomat e saj i mbivendosen dukurive të tjera psikologjike, që lidhen kryesisht me traumën e pësuar. Pra ne nuk e dimë me siguri; nëse ky sindrom është një përgjigje psikologjike e pavarur. Por kemi disa teori se pse disa viktima mund të zhvillojnë Sindromën e Stokholmit.
Ky reagim emocional mund të shihet si një mekanizëm mbijetese. Njerëzit zhvillojnë lidhje emocionale me të tjerët, si pjesë e strategjisë sonë të lindur të mbijetesës, dhe një lidhje e tillë e përbashkët edhe me një abuzues mund të rrisë shanset tona për të mbijetuar.
Sot, sindroma e Stokholmit nuk njihet nga psikologët si një gjendje reale. Termi madje u krijua nga një psikiatër për të diskretituar një grua që ishte marrë peng në një grabitje bankare në vitin 1973, pasi ajo kritikoi policinë.
Pavarësisht kësaj, pengjet dhe të mbijetuarit e abuzimit tregojnë aq shpesh efektet e kësaj sindrome saqë nuk mund të jetë një rastësi. Vështirësia kryesore në studimin e kësaj sindrome është se studiuesit nuk mund të marrin të dhëna të besueshme nga pikëpamja etike për sindromën, pasi ne nuk mund t?i marrim njerëzit peng për qëllime studimore.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...