Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja shërbeu si agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik, duke u marrë me operacionet jashtë vendit dhe ato të garantimit të sigurisë së brendshme. Në kulmin e saj, KGB-ja gëzonte reputacionin e një organizate shumë të fuqishme dhe të fshehtë, që kishte të punësuar qindra mijëra njerëz në Bashkimin Sovjetik dhe në mbarë globin.
Ajo ishte kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshme, mbikëqyrjen e rendit publik. Por u përdor gjithashtu për të shtypur mendimet kundra regjimit, si dhe për të çuar përpara qëllimet e qeverisë sovjetike, ndonjëherë përmes mjeteve të dhunshme dhe operacioneve të fshehta.
Edhe pse u shpërbë së bashku me rënien e BRSS në dhjetor 1991, shumë elementë dhe metoda të saj janë ruajtur deri në ditët tona. Për pasojë, ka shumë gjëra që ne nuk do t?i
dimë kurrë për KGB-në. Por nuk mund të mohohet trashëgimia dhe efikasiteti i saj i jashtëzakonshëm në Rusi. Ja cilat janë faktet kryesore që duhet të dini mbi KGB-në:
Pas rënies së Lavrenti Berias, shefit më jetëgjatë dhe më me ndikim të policisë sekrete të Stalinit, sidomos para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore -u ristrukturua Ministria e Punëve të Brendshme të BRSS (MVD). Rezultati ishte formimi i KGB-së nën drejtimin e Ivan Serov në mars 1954.
Termi KGB është shkurtesë e ?Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti?, që do të thotë ?Komiteti për Sigurimin e Shtetit?. Ai ishte në thelb një riemërtim i qëllimshëm i NKVD-së së kohës se Stalinit. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe themelimit të KGB-së, qeveria sovjetike premtoi se policia e saj sekrete do t’i nënshtrohej një kontrolli kolektiv partiak në të gjitha nivelet, si një mënyrë për të parandaluar sundimtarët që të përdornin operativët sekretë kundër njëri-tjetrit.
Selia qendrore e KGB-së ndodhej në një godinë tashmë të famshme që ndodhet në sheshin Lubjanka në Moskë. E njëjta godinë është sot selia e Shërbimit Federal të Sigurisë ose FSB. Ajo ka një funksion të ngjashëm me KGB-në, megjithëse reputacioni i saj është shumë më pak i njohur.
Ndërmjet viteve 1975-1991, Vladimir Putin (qëmë vonë do të bëhej kreu i shtetit) punoi për KGB-në si oficer i inteligjencës së huaj. Në vitin 1987, ai u nderua me medaljen e artë për ?Shërbim të shquar ndaj Ushtrisë Popullore Kombëtare të Republikës Demokratike Gjermane?, dhe më vonë, në vitin 1988, u nderua me ?Medaljen e Meritës së Ushtrisë Popullore Kombëtare?, dhe më pas me ?Distinktivin e Nderit?.
KGB renditej si organizata më e madhe e policisë sekrete dhe spiunazhit në botë. Ajo kishte rreth 480.000 agjentë në radhët e saj, duke përfshirë qindra e mijëra ushtarë të rojeve kufitare. Po ashtu vlerësohet se Bashkimi Sovjetik ka përdorur potencialisht miliona informatorë.
Mendohet se KGB-ja arriti të depërtojë në të gjitha shërbimet sekrete të Perëndimit.
Madje thuhet se ajo kishte një agjent thuajse në çdo kryeqytet perëndimor. Thuhet se rrjeti i spiunazhit të KGB-së ishte aq efektiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, saqë Stalini dinte shumë më tepër mbi aktivitetet ushtarake të aleatëve të tij, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës,sesa dinin për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik.
Drejtori i parë i CIA-s, Alen Dales, deklaroi në një rast për KGB-në:?Ajo është më shumë sesa një polici sekrete, më shumë se një organizatë e inteligjencës dhe kundërzbulimit. Ajo është një instrument për përmbysje, manipulim dhe dhunë, për ndërhyrje të fshehtë në punët e vendeve të tjera?.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, të njëjtin fat pati edhe KGB-ja që u zëvendësua nga një shërbim i ri i sigurisë së brendshme, FSB. FSB ndodhet në ish selinë e KGB-së në Moskë, dhe supozohet se kryen shumë nga të njëjtat detyra si paraardhësi i saj në emër të mbrojtjes së interesave të qeverisë ruse.
Në vitin 1989, trupat e sigurimit të KGB-së ishin rreth 40.000. Nën Boris Jelcinin, që shërbeu si president në vitet 1991-1999, Trupat e Sigurisë së KGB-së u riemëruan dhe u riemëruan në Shërbimin Mbrojtës Federal. FPS-ja ka për detyrë të mbrojë zyrtarët e lartë dhe figurat publike.
Bjellorusia është i vetmi shtet i ish-Bashkimit Sovjetik ku organizata e sigurisë kombëtare quhet ende?KGB?. Ndërkohë, Bjellorusia është gjithashtu vendi ku u themelua një grup i quajtur CHEKA,emri i policisë sekrete të bolshevikëve që ekzistonte para NKVD apo KGB-së.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...