web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Portat e Ferrit”/ Çfarë ndodh në gropën e madhe në Turkmenistan, e cila po digjet prej 50 vjetësh?

28 Janar 2022, 09:36, Blog CNA

Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra që i përkasin fesë dhe mitologjisë, banorët e fshatit Darvaza në Turkmenistan, kanë një mendim të kundër. Kjo pasi për ta ?Porta e Ferrit? është hapur në shkretëtirën e tyre që nga viti 1971.

Ndërsa as Satanai dhe as grupi i tij i engjëjve të rënë, nuk u ngjitën nga krateri i gazit në Darvaza, aty ka një sasi të pafundme gazi metan, që ende nuk ka pushuar së djeguri. E njohur zyrtarisht në mediat shtetërore turkmene si ?Shkëlqimi i Karakumit?, gropa e zjarrtë ndodhet 257 km nga kryeqyteti i vendit, Ashgabat.

Ajo ka një diametër prej 70 metrash dhe një thellësi prej 21 metrash. Dhe ndonëse është një vend i njohur turistik, rrjedhja e vazhdueshme e metanit ka ndikuar në shëndetin e kafshëve të egra lokale dhe banorëve. Shpuesit e epokës sovjetikë, që e zbuluan për herë të parë kraterin e gazit, shpresuan në fillim se do të gjenin naftë.

Ata menduan se zjarri që shpërtheu befas, do të digjte çdo sasi gaz të tepërt brenda disa javësh. Por u pa se ai nuk kishte ndërmend të ndalej. Kjo deri në janarin e këtij viti, kur presidenti vendas Gurbanguli Berdimukamedov urdhëroi që të shuhet një herë e përgjithmonë ky zjarr i frikshëm.

Shkëlqimi nga flakët e tij të vazhdueshme mund të shihet nga shumë kilometra larg nëpër pjesën qendrore të shkretëtirës të Karakumit, dhe është një panoramë e vazhdueshme për 350 fshatarët që banojnë në Darvaza. Gjeologët besonin se zona ishte e pasur me naftë.

Por gjërat shkuan keq.

Kur filluan shpimin, korja e hollë e tokës shkërmoq duke e bërë të pamundur mbajtjen e peshës së makinerive të rënda. I gjithë vendi u shemb, duke krijuar një efekt domino që rezultoi në hapjen e kratereve përgjatë fushës së hollë të shkretëtirës.

Gjeologët e kuptuan se po përballeshin me një problem serioz.?Porta e Ferrit? gllabëroi jo vetëm pajisjet e tyre të shpimit. Por në ajër po rridhte shumë gaz natyror. Megjithëse gazi ishte kryesisht metan jo toksik, ai mund ta vështirësojë frymëmarrjen.

Nuk kaloi shumë kohë dhe kafshët e egra që jetonin në shkretëtirën e Karakumit, nisën të vuani pasojat e helmimit. Shumë prej tyre ngordhën. Për më tepër, gazi metan ka një ndezshmëri të lartë. Edhe kur ajri përmban vetëm 5 për qind metan, mund të shkaktojë një shpërthim masiv.

Nivelet e larta të gazit e bënë kështu zonën shumë të ndjeshme ndaj një fatkeqësie më përmasa të mëdha. Prandaj ekspertët menduan se ishte më mirë që gazi të digjej, në vend se të përhapej në ajër. Djegia e për të eliminuar gazin e tepërt, është praktikë standarde në shumë procedura shpimi.

Por fatkeqësisht, gjeologët në Karakum, nuk e dinin se sa gaz kishte ajo fushë. Kështu duke e ndezur zjarrin ata ?hapën Portën e Ferrit?, duke shkaktuar një zjarr që nuk ka pushuar së djeguri për më shumë se gjysmë shekulli. Disa gjeologë në Turkmenistan, besojnë se krateri mund të jetë formuar që në vitet 1960.

Madje ata pretendojnë se kraterit i është vënë zjarri vetëm në fillim të viteve 1980. Gjithsesi fakt është se ai ka filluar të digjet disa dekada përpara se presidenti Berdimukamedov të vizitonte këtë vend të çuditshëm, dhe të fillonte të mendonte për një zgjidhje të situatës së pazakontë.

Në vitin 2010, ai i urdhëroi gjeologët dhe autoritetet përkatëse të gjenin një mënyrë për të shuar flakët. Si udhëheqësi i vendit të pestë eksportues të gazit natyror në botë, Berdimukamedov ishte i shqetësuar se flakët e përjetshme do ta bënin të pamundur shpimin

e fushave të tjera të gazit, dhe se kjo mund të dëmtonte rëndë të ardhurat për Turkmenistanin.

Por gjeologët, nuk ishin në gjendje që ta kuptonin se si të shuanin flakët. Që nga ajo kohë ?Porta e Ferrit? janë shndërruar në një atraksion turistik, i kompletuar me një kamping të ngritur aty pranë. Për më tepër, vendasit e kalojnë kohën duke parë tufa merimangash bien në gropë të verbuara nga flakët.

Ndërkohë në vitin 2013, i mbrojtur nga pajisje rezistente ndaj nxehtësisë, aty mbërriti eksploruesi me origjinë kanadeze Xhorxh Kurounis. ?Hyrja në Portën e Ferrit, më ngjante si një udhëtim në një planet tjetër tha ai. Muret e tij janë të ndriçuara nga flaka gjigante. Gjithçka shkëlqen në ngjyrë portokalli. Ka kudo gaz helmues?-tregoi ai.

Ndërsa krateri i gazit në Darvaza ka nxitur shkuarjen e jo pak turistëve, kjo industri mbetet shumë e parëndësishme për këtë vend. Nuk është e lehtë të hysh në Turkmenistan, ku vizitorët kanë nevojë për një vizë speciale të koordinuar nga një agjenci udhëtimi.

Dhe për shkak të shqetësimeve në rritje për shëndetin si për njerëzit ashtu edhe për kafshët, presidenti ka rinisur përpjekjet për të shuar zjarrin. Berdimukhamedov, i zgjedhur për herë të parë në vitin 2006, i ka shpenzuar 15 vitet e fundit duke ndërtuar ndërtesa të mëdha qeveritare, monumente gjigante, dhe një aeroport të ri në kryeqytet.

Përpara pandemisë së Covid-19, numri i turistëve të huaj arriti vetëm në dhjetëra mijëra, ndërsa vendasit kanë kërkuar prej vitesh mbylljen e ?Portës së Ferrit?. Edhe Berdimukamedov thotë se krateri i zjarrtë po ?ndikon negativisht si në mjedis ashtu edhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë?.

?Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore, nga të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme, dhe t?i përdorim ato për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve tani?- shprehet ai. Por qeveria në Turkmenistan nuk ka publikuar ende një afat kohor për shuarjen e kraterit të gazit në Darvaza. Dhe në rast se nuk ka zgjidhje, ai thjesht do të vazhdojë të digjet derisa të mbarojë metani. Shkencëtarët nuk e kanë idenë se sa edhe për sa kohë mund të vazhdojë kjo situatë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga