web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në pritje të ditëve të fundit të Vladimir Putinit

31 Janar 2022, 08:40, Blog CNA

Nga Holman W.Jenkins, Jr. ?The Wall Street Journal?

Veprimet e Vladimir Putinit në Ukrainë, janë të vështira për t?u shpjeguar me ndonjë lloj arsyetimi racional. Por unë supozoj se ka të ngjarë, që ai të besojë se Ukraina mund të lejohet të anëtarësohet në NATO,  dhe më pas me mbështetjen e aleancës të lejohet të përpiqet të dëbojë forcat ruse që mbajnë të pushtuar që nga viti 2014 disa pjesë të Ukrainës Lindore.

Putin do të përballej me një zgjedhje pa asnjë përfitim:luftën kundër NATO-s ose pranimin e një disfate të luftëtarëve të tij të përkëdhelur, dhe kjo do të sillte me siguri fundin e sundimit të tij tejet të personalizuar.

Në rast se Putin e beson këtë, atëherë ai beson gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të përballet me rreziqe të mëdha për t?i dhënë fund sundimit të kreut aktual të Rusisë. Natyrisht, që diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë.

Putin do ta mbivlerësonte shumë rëndësinë e tij tek udhëheqësit dhe publiku perëndimor, si dhe interesin e këtyre të fundit mbi Ukrainën. Kujtoni pak trazirat që shkaktoi ky vend për familjen Bajden.

Duke mbështetur Ukrainën, NATO do të përfshihej në thelb në një luftë të vazhdueshme, duke e mbajtur veten peng të çdo politikani ukrainas që do të ngjitej në pushtet me një platformë për të rifituar territoret e humbura. Vështirë se NATO do ta vendoste veten me dëshirë në një pozitë të tillë.

Shtetet e Bashkuara kanë një interes madhor në vendosjen e një kufiri ndaj aventurizmit të Putinit, përpara se ai të depërtojë edhe në vendet, të cilat SHBA-ja është e detyruar që t?i mbrojë ushtarakisht, për shkak të traktatit themeltar të NATO-s, përfshirë ish-republikat sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Javën e kaluar, Xho Bajden pranoi pa kurrfarë takti se një inkursion i vogël ushtarak, mund të përfshijë SHBA-në në një debat të fortë me aleatët e saj, mbi atë se çfarë duhet bërë. Ajo deklaratë u klasifikua si një gafë, por nga ana tjetër përforcoi mesazhin se trupat amerikane nuk do të luftojnë për Ukrainën.

Në të njëjtën konferencë për mediat, Bajden tha se shpreson që Putin të heqë dorë nga ideja e pushtimit. Por kjo është diçka e pamundur, pasi ky i fundit ka marrë rreth 12 herë një sinjal të qartë, se SHBA-ja nuk do të bëjë asgjë drejtpërdrejt për të mbrojtur Ukrainën.

Nga një këndvështrim tjetër, letrat janë hapur tashmë në tryezë. Marrëdhënia midis Putin dhe fuqive perëndimore do të bëhet më e militarizuar. NATO do të ringjallet si aleancë. Putin do të fitojë atë që kërkon, një justifikim për të sulmuar kritikët e fundit në Rusi, dhe ata që kundërshtojnë sundimin e tij tejet të korruptuar.

Por nëse kjo do të funksionojë vërtet për të në këtë pikë, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe. Ndërkohë problemi më madhor për SHBA-në, është se njerëzit në pozitën e Putinit, priren që të bëjnë llogari të gabuara, të cilat mund të kenë pasoja katastrofike.

Dhe një llogaritje e gabuar që mund të bëjë tani Putin, është mbi atë sesa shumë mund të ndryshojë toleranca publike e Perëndimit ndaj tij, pikërisht si rezultat i kësaj krize. Kur presidenti Xhorxh W.Bush e pa direkt në sy Putinin një dekadë e ca më parë, ai nuk po gënjente veten.

Dhe as Barak Obama dhe Hilari Klinton, kur u përpoqën ta bindin liderin rus që të pranonte një ?rivendosje? të raporteve të bashkëpunimit. Ata e dinin shumë mirë se kush ishte Putin. Ish-agjencia e Putinit, pasardhësi i KGB-së, hodhi në erë rreth 300 rusë të pafajshëm në fundin e vitit 1999, nëpërmjet sulme terroriste të rreme në disa godina banimi, për ta ndihmuar Vladimir Putinin të zgjidhej president.

Rusët që kërkuan të hetonin sulmet u vranë, vdiqën nga sëmundje misterioze ose u arrestuan. Hakmarrja e Putinit arriti deri në Londër, me vrasjen me polonium të ish-agjentit sekret Alekandër Litvinenkos, që shkroi një libër enkas mbi ato sulme të inskenuara.

Përpara se të ngjitej në pushtet në Moskë, Putin ishte i dyshuari kryesor në një hetim zyrtar për shpërdorimin e 93 milionëve dollarë që ishin pjesë e subvencioneve të ushqimit për më të varfrit, në kohën kur ai ishte nënkryetar i bashkisë së Shën Petersburgut.

Mentori i tij, ish-kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Anatoli Sobçak, do të vdiste pak më vonë në rrethana misterioze, ndërsa supozohej se ai po bënte fushatë për Putinin në rajon, por bëri në një moment disa deklarata dhe zbulime të pamenduara mirë për mikun e tij.

Këto janë vetëm disa nga krimet e tij më pak të njohura. Në fakt, është ironik fakti që Vladimir Putin po vazhdon të ankohet se Rusia nuk po respektohet mjaftueshëm në arenën ndërkombëtare.

Vetëm respekti për Rusinë dhe armët e saj bërthamore, është arsyeja pse sociopati i KGB-së u lejua të përplasej me liderët perëndimorë, dhe t?u bashkohej miqve të tyre të brendshëm për një periudhë shumë të gjatë. Mendimi im këtu nuk është i një lloji moralizues.

Ai ka të bëjë me strategjinë që kanë ndjekur SHBA-ja dhe aleatët e saj, duke e cilësuar Putinin si dikë me të cilin mund të bëhet biznes, duke ruajtur sekretet e tij, dhe duke i lejuar mbështetësit e tij të përdorin bankat perëndimore dhe tregjet e pronave, për të mbrojtur pasuritë e tyre të vjedhura.

Propaganda e Putin për ?agresionin? e NATO-s, këmbëngulja e tij për unitetin historik të popullit rus dhe ukrainas, mund të ketë vërtet jehonën e viteve 1930. Por Putin nuk është Hitleri, dhe ne nuk jemi në vitin  1945. Populli dhe elita ruse, mund të jenë ende në gjendje që të mendojnë se fatet e tyre janë lehtësisht të ndryshme dhe të ndashme ajo e Putinit.

Në praktikë, mos prisni një ndryshim të zhurmshëm të qasjes nga ana e fuqive perëndimore, madje ajo as që është e nevojshme.

Fokusi është tek logjika e ngjarjeve dhe trajektorja në dukje e pakthyeshme që po ndjek Putin. Sa për të huazuar fjalët e këshilltarit të Regan, Uilliam Shnajder, mesazhi që duhet të dëgjohet nga populli rus dhe rrethi i ngushtë i Putin është:?Kumbari e ka humbur kontaktin kontaktin me realitetin. Ai nuk mund të ketë më sukses?.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga