web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhjetë vrasjet që e ndryshuan përgjithmonë historinë

6 Shkurt 2022, 08:46, Blog CNA

(Pjesa e dytë)

Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me politikën, po aq sa edhe me individët që përfshihen në të. Ato kryhen me shpresën se vdekja e një personi, do të sjellë edhe vdekjen e ideve apo parimeve të tij, duke ngjallur frikë në zemrat e bashkëkohësve të tyre, dhe duke tronditur mbarë botën.

Vrasja e figurave të shquara, ka nxitur historikisht reflektim, një pikëllim shumë të madh, madje edhe teori konspirative, ndërsa njerëzit përpiqen të përballen me pasojat e atentateve fatale. Ja cilat janë10 vrasjet që e ndryshuan botën që njohim sot:

Presidenti Xhon Kenedit ishte njeriu më i dashur në Amerikë. Duke qenë i ri, simpatik dhe idealist, Kenedi u prit krahë-hapur nga shumë njerëz në SHBA, sidomos për shkak të politikave të tij të brendshme të ?Kufirit të Ri? dhe politikës së jashtme të vendosur antikomuniste.

Kenedi u vra më 22 nëntor 1963 në qytetin e Dallasit në shtetin e Teksasit. Vdekja e tij e tronditi kombin amerikan. Pavarësisht se shërbeu më pak se 3 vite në detyrë, Kenedi renditet vazhdimisht si një nga presidentët më të mirë dhe më të njohur në historinë e Amerikës. Vrasësi i tij, Li Harvi Osvald u kap, por u vra para se të mund të dilte në gjyq.

Shumë njerëz e cilësojnë vrasjen e tij si një shenjë të mbulimit të një komploti të madh, që i mori jetën presidentit. Vrasja e Xhon Kenedit pati një ndikim të madh kulturor në SHBA. Gjithsesi në aspektin politik, pasardhësi i tij, Lindon Xhonson, miratoi pjesën më të madhe të legjislacionit të vendosur gjatë administratës së Kenedit.

Si udhëheqës i Lëvizjes për të Drejtat Civile në Amerikë, Martin Luter King u përball me zemërimin dhe kundërshtimin e shumë njerëzve në karrierën e tij. Në vitin 1958 ai u plagos rëndë me thikë, dhe i shpëtoi për pak vdekjes, ndërsa merrte rregullisht kërcënime me vdekje.

Thuhet se kur dëgjoi lajmin e vrasjes së Xhon Kenedit në vitin 1963, King i tha gruas së tij se besonte se edhe ai vetë do të vdiste nga një atentat. Në fakt King u qëllua për vdekje kur po qëndronte në ballkonin e një hoteli në Memfis të Tenesit në vitin 1968.

Vrasësi i tij, Xhejms Erl Rej, fillimisht e pranoi akuzën e vrasjes, por më vonë ndryshoi mendje. Shumë njerëz, përfshirë familjen e King, besojnë se vrasja e tij ishte planifikuar nga qeveria ose mafia me qëllim që t?i mbyllnin gojën.

Një tjetër viktimë e tensioneve fetare në Indi, ishte Indira Gandi kryeministrja e tretë e Indisë,që ende sot mbetet udhëheqësja e vetme grua e këtij vendi. Një figurë jo pak përçarëse, Gandi ishte politikisht shumë kërkuese. Ajo mbështeti lëvizjen për pavarësi në Pakistanin Lindor dhe hyri në luftë për të, duke ndihmuar në krijimin e shtetit të Bangladeshit.

Ajo u vra nga njëri prej truprojave të saj të komunitetit sikh në vitin 1984, pak ditë pasi urdhëroi aksionin ushtarak në Tempullin e Artë në Amritsar, një nga vendet më të rëndësishme për Sikhët. Vdekja e Gandit solli shumë akte dhune kundër komuniteteve

Sikh në të gjithë Indinë, dhe vlerësohet se në ato trazira u vranë mbi 8.000 njerëz.

Jitzhak Rabin, ishte kryeministri i pestë i Izraelit. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 1974, dhe u rizgjodh në vitin 1992 nëpërmjet një platforme që mbështeti procesin e paqes izraelito-palestinez. Më pas, ai nënshkroi marrëveshje të ndryshme historike si pjesë e Marrëveshjes së Paqes së Oslos, duke fituar në vitin 1994 çmimin Nobel për Paqe.

Ai u vra në vitin 1995 nga një ekstremist i krahut të djathtë, që e kundërshtoi Marrëveshjen e Oslos. Shumë analistë dhe studiues e shohin vdekjen e tij si një shkatërrim të procesit të paqes për të cilin ai ishte angazhuar dhe kishte punuar shumë. Ai atentat u shndërrua në një nga vrasjet me efektin politik më të madh të shekullit XX-të, që vrau bashkë me një njeri edhe një ide, atë të bashkëjetesës paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Kryeministrja e parë femër e Pakistanit, dhe gruaja e parë që drejtoi një qeveri demokratike në një vend me shumicë myslimane, Benazir Buto, ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të Pakistanit. E vrarë në një atentat të kryer nga një kamikaz gjatë një tubimi politik në vitin 2007, vdekja e saj e tronditi komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë, shumë analistë nuk u befasuan nga kjo ngjarje. Buto ishte një figurë e diskutueshme, e cila ishte akuzuar vazhdimisht për korrupsion, ndërsa fondamentalistët islamikë iu kundërvunë vazhdimisht. Vdekja e saj preku miliona pakistanezë, veçanërisht gra, të cilat nën mandatin e saj kishin parë disa hapa që premtonin një Pakistan ndryshe.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Foto/ Dhjetë vrasjet, që e ndryshuan përgjithmonë historinë





Lajmet e fundit nga