web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sanksionet:Armë efektive apo gjest simbolik?/ Historia nga Greqia e lashtë tek Rusia e Vladimir Putinit

2 Shkurt 2022, 09:18, Blog CNA

Nga Tyler Kustra ?The Conversation?

Përballë mundësisë së pashmangshme të një pushtimi rus të Ukrainës, dhe asaj që duket të jetë një situatë diplomatike e përkeqësuar, NATO dhe aleatët e tjerë perëndimorë po i rikthehen sërish sanksioneve, në mungesë të opsioneve të tjera të mundshme.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, qeveritë në mbarë botën i kanë përdorur sanksionet në më shumë se 700 raste për të zgjidhur dilemat e tyre të politikës së jashtme. Historia e regjistruar, vë në dukje se sanksionet janë përdorur që në kohën e Greqinë e lashtë, kur athinasit i ndaluan tregtarët nga Megara e afërt, pasi këta të fundit kishin kultivuar tokën që ishte e shenjtë për athinasit, dhe kishin vrarë një lajmëtar athinas.

Megara kërkoi ndihmën e rivalit të madh të Athinës, Spartës, akt që dyshohet se çoi në Luftën e Peloponezit, e cila i dha fund epokës së artë të Greqisë. Por ishte një tjetër konflikt kataklizmik, Lufta e Parë Botërore, ajo që solli sërish në modë përdorimin e sanksioneve.

Pas armëpushimit që i dha fund luftimeve, dhe në kërkim të një alternativë ndaj dhunës që i kishte marrë jetën mbi 14 milionë njerëzve, udhëheqësit e fuqive fitimtare krijuan Lidhjen e Kombeve me synim ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

Ata e fuqizuan atë organizatë me të drejtën për të parandaluar tregtisë me çdo vend që mund të kërcënonte paqen. Si president i SHBA-së, një lojtare kryesor në themelimin e Lidhjes së Kombëve, Udrou Uillson deklaroi:?Një komb i bojkotuar nga të tjerët,është një komb në prag të kapitullimit. Përdoreni këtë ?ilaç? të lirë, paqësor, të heshtur por vdekjeprurës dhe nuk do të keni nevojë të ushtroni forcë. Është një ilaç i tmerrshëm. Nuk kushton asnjë jetë njeriut jashtë kombit të bojkotuar, por ushtron ndaj tij një presion të tillë që sipas meje nuk mund t?i rezistojë asnjë komb modern?.

Lidhja pati sukses në përdorimin e sanksioneve, duke i dhënë konflikteve midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, dhe midis Greqisë dhe Bullgarisë. Por ishin sanksionet e saj kundër Italisë pas pushtimit të Abisinisë nga kjo e fundit në vitin 1935 (sot e njohur si Etiopia), ato që mbahen mend më shumë.

Shumë të dobëta dhe shumë të vonuara në kohë për të ndalur agresionin fashist, sanksionet u panë gjerësisht si një kundërvënie simbolike. Madje qeveria britanike shkoi aq larg sa të pyeste nëse Benito Musolini do të kundërshtonte përfshirjen e naftës në embargo. Kur Duçe tha po, nafta u përjashtua nga sanksionet.

Siç e pranoi ish-kryeministri britanik Dejvid Lloid Xhorxh, sanksionet ?u vendosën shumë vonë për ta shpëtuar Abisininë, por ato janë në kohën e duhur për të shpëtuar qeverinë britanike?.

Lufta e Ftohtë solli një sërë sanksionesh midis botës kapitaliste dhe komuniste. Por për shkak se në pjesën më të madhe këto dy blloqe bënin pak tregti me njëra-tjetrën, sanksionet ishin zakonisht më shumë një shprehje e pakënaqësisë, sesa një politikë e besueshme që do të kishte sukses.

Për më tepër, shtetet e vendosura nën sanksione, mund të afroheshin zakonisht me rivalët e vendeve që u kishin vendosur sanksione, të cilët do të ishin më se të lumtur të bënin tregti me ta. Më pas, pikërisht kur po shembej komunizmi, udhëheqësi irakian Sadam Husein pushtoi Kuvajtin.

Ky akt bashkoi Kombet e Bashkuara (që zakonisht ishte e ndarë sipas linjave ideologjike) kundër Irakut. Këshilli i Sigurisë vendosi atë që tha se ishte regjimi më i plotë i sanksioneve në histori, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët e OKB-së që të bllokonin të gjithë tregtinë me Irakun, përveç ushqimit dhe ilaçeve.

Synimi i sanksioneve ishte bindja e Sadamit që të largohej nga Kuvajti. Por ato vazhduan edhe pas Luftës së Parë të Gjirit për shkak të shqetësimeve, që më pas u treguan se ishin të pabaza, se ai po zhvillonte armë të shkatërrimit në masë.

Për të fituar mbështetjen e publikut për heqjen e sanksioneve që po dërrmonin buxhetin e vendit, qeveria irakiane sajoi disa të dhëna që sugjeronin se kequshqyerja e shkaktuar nga sanksionet, i kishte marrë jetën gjysmë milioni fëmijëve.

Nga ai moment nisi përdorimi i sanksioneve specifike dhe jo gjithëpërfshirëse. Pra u kalua nga ndalimi i përgjithshme të importeve dhe eksporteve, në ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të diktatorëve dhe familjarëve të tyre.

Por efektiviteti i këtij lloji sanksionesh nuk është parë ende. Zakonisht, autokratët janë mjaftueshëm të zgjuar për të mos hapur llogari në emrat e tyre në bankat nën juridiksionin e qeverive, të cilat kanë të ngjarë t?i vendosin sanksione ndaj tyre. Ata nuk janë as të interesuar të pushojnë në territore armiqësore.

Megjithatë, sanksionet janë përdorur për shqetësimet më urgjente të politikës së jashtmetë SHBA-së dhe BE-së, përfshirë parandalimin e qeverisë iraniane nga prodhimi i armës bërthamore. Pikërisht atëherë, fuqitë perëndimore e kuptuan ndikimin që kishin ato në të vërtetë.

Ndërsa SHBA-ja bënte pak tregti të drejtpërdrejtë me Iranin, transfertat financiare ndërkombëtare për thuajse çdo vend në botë, kalonin përmes rrjetit financiar SWIFT, me seli në Belgjikë. Nëse bankat iraniane do të shkëputeshin nga SËIFT, Irani do ta kishte shumë më të vështirë të merrte pagesat për naftën që shet.

Më 23 mars 2012, Këshilli i Bashkimit Evropian urdhëroi që bankat iraniane të shkëputeshin nga ky sistem, dhe ekonomia iraniane nisi të pësojë një rënie të madhe. Por Iranit iu deshën edhe 3 vite të tjera, që të binte dakord për një marrëveshje bërthamore.

Aleanca perëndimore po konsideron sërish vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo ka paralajmëruar jo vetëm përjashtimin e Rusisë nga sistemi SËIFT, por po konsideron mundësinë e bllokimit të gazsjellësit të ri rus ?Nord Stream 2? për të eksportuar gaz natyror nëpër Evropë. Madje për herë të parë, po diskutohet vendosja e sanksioneve personale ndaj Vladimir Putinit. Por edhe kjo mund të mos mjaftojë për të penguar Rusinë të pushtojë fqinjen e saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga