Sanksionet:Armë efektive apo gjest simbolik?/ Historia nga Greqia e lashtë tek Rusia e Vladimir Putinit
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinston Çërçill konsiderohet ende sot
si një nga liderët më karizmatikë dhe më të diskutuar të shekullit XX-të. Me energjinë dhe popullaritetin e paepur, ai personifikoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe të popujve aleatë për t?i rezistuar kërcënimit nazist, pikërisht kur bota ishte buzës humnerës në vitet 1940-1941.
Mauro Kanali, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Kamerinos, dhe anëtar i komitetit shkencor të Rai Storia, i jep përgjigje 5 pyetjeve kryesore rreth kësaj figure të famshme.
Ai e kuptoi shumë shpejt, gjatë një udhëtimi që kreu në Gjermani në vitin 1934, rrezikun e jashtëzakonshëm që përfaqësonte Adolf Hitleri, që synonte dominimin e kontinentit evropian. Dhe ishte i vetmi, madje edhe në qeverinë e tij, që i shpalli një luftë totale Gjermanisë naziste.
Ai përsëriste gjithmonë, edhe kur gjithçka dukej e humbur, se nazistët nuk mund të mbështeteshin kurrë në një paqe të fshehtë dhe të veçantë me britanikët. Prandaj, forca e tij ishte një guxim moral dhe fizik shumë i madh, i palëkundur, i kombinuar me një vizion politik afatgjatë, që i dha mundësinë të kuptonte që nëse nuk mposhtej Hitleri, Anglia do të mbetej e izoluar, dhe në atë pikë mund ta humbiste perandorinë e saj.
Dhe Çërçill vepronte gjithmonë në interesin e perandorisë. Por ai nuk u kufizua vetëm në mbrojtje. Përkundrazi, u përpoq të kundërsulmonte. Kështu, dërgoi divizione ushtarësh në Afrikën e Veriut, mbështeti fuqishëm RAF, betejën detare në Atlantik, dhe mbi të gjitha shpëtoi ushtrinë britanike nga katastrofa e Dankirkut, duke arritur të rikthejë në vendlindje mbi 300.000 ushtarë britanikë dhe mbi 100 mijë ushtarë francezë.
Ai kishte në fakt aftësi të jashtëzakonshme në të punuar, si pak të tjerë, duke marrë parasysh edhe faktin që kur u zgjodh për herë të parë kryeministër ishte 65 vjeç. Prandaj, forca e tij e madhe, ishte një përzierje e guximit moral, fizik, vizionit të gjerë politik dhe palodhshmërisë.
Por ai nuk mund të kishte qenë burrë-shtetasi i madh që njohim sot, po të mos kishte pasur solidaritetin e opinionit publik anglez. Populli britanik, nuk do të kishte qenë kurrë i gatshëm të negocionte, ashtu siç dinte ai.
Fitorja e britanikëve ne Luftën e Dytë Botërore, nuk mund të kuptohet pa praninë e një grupi pothuajse të pashtershëm forcash që vinin nga e gjithë bota. Në fakt Mbretëria e Bashkuar, hyri në luftë me të gjithë perandorinë e saj, dhe jo vetëm si një shtet.
Për shembull, një nga divizionet që mundi gjeneralin italian Graciani në Afrikë ishte Indian, dhe një tjetër kanadez. Gjithsesi, kjo forcë e madhe duhej të organizohej, ndaj Çërçilli i zgjodhi me kujdes gjeneralët e lartë britanikë. Edhe pse, ai nuk ia delegoi në asnjë rast udhëheqjen e luftës ushtarakëve. Ai ishte vetë udhëheqës, dhe vendimet më të rëndësishme i merrte gjithmonë vetë në mënyrë të pavarur.
Britania e Madhe doli nga Lufta e Dytë Botërore fitimtare, por e rraskapitur. Ajo kishte përdorur në atë luftë të gjithë pasurinë e saj. Njerëzit e thjeshtë, donin që të linin pas kujtimin e kaq shumë dhimbjeve dhe sakrificave, dhe kishin dalë të varfëruar nga konflikti.
Kështu në zgjedhjet e vitit 1945, shtresat e ulëta kërkonin të rifitonin një minimum të mirëqenies dhe mbrojtjes sociale. Ndaj ato votuan dhe ndihmuan në fitoren e Partisë Laburiste, tradicionalisht në favor të politikave sociale më të drejta.
Por disfata e konservatorëve nuk ndikoi në prestigjin apo madhështinë personale të Çërçillit. Sido që të ishte, edhe Partia Laburiste kishte qenë pjesë e aleancës së shenjtë kundër Hitlerit. Laburistët nuk kishin kundërshtuar asnjëherë politikën e luftës që ndoqi Çërçilli.
Në imagjinatën e sotme kolektive të anglezëve, Çërçilli është ende një mit, një baba i kombit. Sidomos për ata që janë mbi 40 vjeç, ai është ende një personazh i klasit të parë.
Sigurisht, së fundmi dikush i ka njollosur disa nga përmendoret e tij duke e quajtur racist. Por figura e Çërçill nuk mund të kufizohet me kaq, pasi do të ishte një nënvlerësim.
Sot historiografia, kërkon dritë-hijet e figurave historike, vë në pikëpyetje disa aspekte, analizon disfatat, dhe jo vetëm fitoret e personazhit.
Por nuk vë në dyshim madhështinë e saj me vetëm disa aspekte negative. Në fakt, Çërçill ka treguar se në orën më të errët mund të luftohet dhe humbet një betejë. Por gjëja e rëndësishme është të kesh guximin të vazhdosh, të mos dorëzohesh. Dhe kjo mbeti trashëgimia e përbashkët e gjithë britanikëve.
Vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara Frenklin Ruzvelt, që në fakt përdori si një strategji planetare mbi konfliktin, dhe që kishte si britaniku mungesën e skrupujve në aleancat ndërkombëtare që ndërtoi për të arritur tek fitorja.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...