web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cilat janë efektet e ngrohjes globale?

8 Shkurt 2022, 10:07, Blog CNA

Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas ?Live Science?

Ngrohja globale, pra ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës, oqeaneve dhe atmosferës, shkaktohet nga aktiviteti njerëzor, dhe kryesisht nga djegia e lëndëve fosile, që pompojnë në atmosferë dioksidin e karbonit (CO2), metanin dhe gazrat e tjerë serë.

Pasojat dhe efektet e ngrohjes globale janë tanimë të matshme dhe të dukshme në planet. ?Ne mund ta vëmë re këtë në shumë vende. Akulli po shkrihet si në akullnajat polare po ashtu edhe në ato malore. Liqenet në mbarë botën, duke përfshirë Liqenin e Madh në SHBA, po ngrohen me shpejtësi, në disa raste më shpejt sesa mjedisi përreth. Kafshët po ndryshojnë modelet e migrimit dhe bimët po ndryshojnë periudhën e lulëzimit?- shprehet për Live Science Xhozef Uern, profesor i gjeologjisë dhe shkencës mjedisore në Universitetin e Pitsburguut.

Një nga pasojat më të menjëhershme dhe më të dukshme të ngrohjes globale është rritja e temperaturave në mbarë botën. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës në SHBA (NOAA),temperatura mesatare globale është rritur me rreth 0.8 gradë Celsius gjatë 100 viteve të fundit.

Po sipas të dhënave të NOAA dhe NASA, që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1895, viti më i nxehtë i regjistruar në mbarë botën ishte 2016-a. Atë vit temperatura e sipërfaqes së Tokës ishte 0.99 gradë C më e ngrohtë se mesatarja e gjithë shekullit XX-të.

Para 2016-ës, 2015-ta ishte viti më i ngrohtë i regjistruar në botë. Po para vitit 2015? 2014. Në fakt, 10 vitet më të ngrohta të regjistruara kanë ndodhur që nga viti 2005, i cili u lidh me vitin 2013 si viti i 10-të më i ngrohtë në rekord, sipas Raportit Global të Klimës 2021 të NOAA-së.

Dhe 6 vitet më të nxehta të regjistruara në mbarë globin (nga më i nxehti tek jo aq i nxehti janë2020, 2019, 2015, 2017 dhe 2021. Sipas ekspertëve, ngrohja globale pritet të intensifikojë uraganet. Me rritjen e temperaturës mesatare,po ndryshojnë edhe modelet e motit.

Një pasojë e menjëhershme e ngrohjes globale është moti ekstrem. Dhe ekstremet vijnë në forma të ndryshme. Në mënyrë paradoksale, një efekt i ndryshimit të klimës mund të jenë dimrat më të ftohtë se zakonisht në disa zona.

Ndryshimet e klimës, mund të bëjnë që rrymat polare – kufiri midis ajrit të ftohtë të Polit të Veriut dhe ajrit të ngrohtë ekuatorial – të migrojnë në jug, duke marrë me vete ajrin e ftohtë të Arktikut. Kjo është arsyeja pse disa shtete mund të përjetojnë dimra më të ftohtë sesa zakonisht, edhe gjatë tendencës afatgjatë të ngrohjes globale, shpjegon Uern.

Ngrohja globale po ndryshon edhe motin tjetër që është tashmë ekstrem. Sipas Laboratorit Gjeofizik të Dinamikës së Fluideve të NOAA, uraganet ka të ngjarë të bëhen më të fuqishëm. ?Edhe nëse do të jenë më pak të shpeshtë në nivel, uraganet mund të bëhen akoma më të shpeshtë në disa zona të veçanta?-thotë eksperti Adam Sobel, autor i librit ?Stuhia:Uragani Sendi, klima jonë në ndryshim, dhe moti ekstrem i së kaluarës dhe i së ardhmes?.

Sipas tij kjo do të ndodhë sepse uraganet e marrin energjinë e tyre nga ndryshimi i temperaturës midis oqeanit të ngrohtë tropikal dhe atmosferës së sipërme të ftohtë.

Për më tepër, uraganet e së ardhmes do të godasin brigjet që janë tashmë të prirura të përmbyten, për shkak të rritjes së nivelit të detit, të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Kjo do të thotë se çdo stuhi, ka të ngjarë të shkaktojë më shumë dëme, sesa në një botë pa ngrohjen globale.

Rrufeja është një tjetër veçori e motit që po ndikohet nga ngrohja globale. Sipas një studimi të vitit 2014, një rritje prej 50 për qind të numrit të goditjeve të rrufeve brenda Shteteve të Bashkuara pritet të ndodhë deri në vitin 2100. Studiuesit konstatuan një rritje prej 12 për qind në aktivitetin e rrufeve për çdo 1 gradë C të ngrohjes së atmosferës.

NOAA krijoi në vitin 1996 Indeksin e Ekstremeve të Klimës në SHBA (CEI) për të gjurmuar ngjarjet ekstreme të motit. Numri i ngjarjeve ekstreme të motit, që janë ndër më të pazakontat në të dhënat historike, është rritur gjatë 4 dekadave të fundit.

Shkencëtarët parashikojnë që ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë dhe stuhitë e shiut do të vazhdojnë të ndodhin më shpesh dhe me intensitet më të madh për shkak të ngrohjes globale.

Ngrohja globale do të bëjë që modelet klimatike në mbarë botën të përjetojnë ndryshime të rëndësishme. Këto ndryshime ka të ngjarë të përfshijnë ndryshime të mëdha në modelet e erës, reshjet vjetore dhe ndryshimet sezonale të temperaturave. Këto ndikime ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe gjeografisë.

Për shembull, sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), lindja e Shteteve të Bashkuara ka qenë më e lagësht me kalimin e kohës, ndërsa Perëndimi – dhe veçanërisht jugperëndimi – janë bërë gjithnjë e më të thatë.Një nga femenët kryesorë të ndryshimit klimatik deri më tani është shkrirja e akujve.

Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia, kanë përjetuar gjithnjë e mëpak reshje bore midis viteve 1960-2015. Dhe sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit, aktualisht ka 10 për qind më pak ngrica të përhershme në Hemisferën Veriore sesa në fillimin e viteve 1900.

Shkrirja e permafrostit (tokës në ngrirje të përhershme), mund të shkaktojë rrëshqitje dheu dhe shembje të tjera të papritura të tokës. Po ashtu, ajo mund të çlirojë mikrobe të varrosura prej kohësh, siç ishte në një rast në vitit 2016, kur shkrinë kufomat e disa drerëve të lashtë, duk shkaktuar një epidemi lokale të antraksit.

Por një nga efektet më dramatike të ngrohjes globale është reduktimi i sasisë së akullit në Arktik. Akulli në det në këtë zonë, shënoi nivele të ulëta rekord si në vjeshtë po ashtu edhe në dimrin e viteve 2015 dhe 2016. Dhe me shkrirjen e akullit, rritet edhe niveli i detit.

Sipas një raporti të vitit 2021 nga Organizata Botërore Meteorologjike, ritmi i rritjes së nivelit të detit u dyfishua nga 2.1 milimetra në vit midis viteve 1993-2002, në 4.4 milimetra në vit midis viteve 2013-2021.

Shkrirja e akullit polar në rajonet e Arktikut dhe Antarktidës, së bashku me shkrirjen e shtresave të akullit dhe akullnajave në Grenlandë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropë dhe Azi, pritet që ta rrisë ndjeshëm nivelin e detit. Nivelet globale të detit janë rritur rreth 20 cm që nga viti 1870, dhe shkalla e rritjes pritet të përshpejtohet gjatë viteve të ardhshme.

Nëse vazhdojnë tendencat aktuale, shumë zona bregdetare, ku jeton afro gjysma e popullsisë njerëzore të Tokës, do të përmbyten. Studiuesit parashikojnë se deri në vitin 2100, niveli mesatar i detit do të jetë 7 metra më i lartë në qytetin e Nju Jorkut. Nëse emetimet e gazit serë mbeten të pakontrolluara, nivelet globale të detit mund të rriten deri në 0.9 metra deri në vitin 2100.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga