Pandemitë e dikurshme mund të kenë shkaktuar sëmundjen e Parkinsonit/ Çfarë pritet nga Covid-19?
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Filmi i njohur i Netflix-it ?Mos shih lart?, është një qasje satirike ndaj përpjekjeve të dy astronomëve për të paralajmëruar një botë indiferente ndaj kërcënimit që mund t?i japë fund qytetërimin tonë si pasojë e përplasjes së asteroidit gjigant.
Që nga momenti i publikimit të tij, filmi u pa nga miliona shikues që gjatë javës së parë. Në qendër të filmit është pyetja se çfarë duhet bërë përballë një kërcënimi nga një asteroid me diametër 10 kilometra që po vjen drejt nesh Kjo është një madhësi e ngjashme me asteroidin që vrau dinosaurët rreth 65 milionë vjet më parë.
Nëse do të kishim vetëm 6 muaj kohë, si do të mund ta shpëtonim qytetërimin tonë? Fatmirësisht tani e keni një përgjigje falë punës së astronomëve Filip Lubin dhe Aleksandër Kohen nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët kanë gjetur se si mund të mbrohet bota në një situatë të tillë, dhe në çfarë rrethanash kjo mbrojtje do të ishte e kotë.
Përfundimi i tyre është se Toka ndoshta mund të mbrohet kundër një asteroidi me gjatësi 10 kilometra, duke u njoftuar 6 muaj më parë. Por çdo objekt shumë më i madh, do ta bënte të kotë çdo lloj përpjekje. Sipas ekspertëve sot ekzistojnë disa mënyra për t?u mbrojtur nga përplasja e asteroidi.
Një nga opsionet është devijimi i trajektores së tij, ndërsa një tjetër është përpjekja për shpërbërjen e plotë të tij. Kjo nënkupton shndërrimin e tij nga një objekt i gaztë dhe i ngurtë, në një objekt të gaztë me sa duket të padëmshëm.
Por kjo gjë kërkon sasi të konsiderueshme energjie, dhe Lubin dhe Kohen thonë se nevojitet të paktën një energji 50 herë më shumë se sa arsenali bërthamor aktual i botës. ?Pra, ne nuk mund ta avullojmë dot objektivin tonë nëpërmjet armëve bërthamore?-thonë ata.
Një opsion tjetër është të hidhet në erë asteroidi,duke e ndarë në copa më të vogla, të cilat mund të lejohen ta godasin Tokën. Ndërsa çdo pjesë më e vogël do të bënte dukshëm më pak dëme sesa asteroidi i plotë, edhe kjo qasje ka shumë të meta.
Lubin dhe Kohen theksojnë se fragmentet do të depozitojnë ende të njëjtën sasi energjie në atmosferë si asteroidi origjinal. Dhe kjo energji do të gjeneronte një rritje mesatare të temperaturës prej 300 gradë Celsius. Njerëzit mund t?i mbijetojnë një incidenti të tillë vetëm nëse do të kishin një lloj strehimi nënujor, thonë studiuesit. ?Por dëmet në ekosistemin sipërfaqësor të Tokës do të ishin vërtet katastrofike?- shtojnë ata.
Prandaj, Lubin dhe Kohen po shqyrtojnë mundësinë e hedhjes në erë të asteroidit, me një fuqi të tillë që shumica dërrmuese e fragmenteve të ri-drejtohen larg Tokës. Për këtë ata sugjerojnë përdorimin e arsenalit të armëve termonukleare që ka bota.
Për shembull, armët amerikane B61-11 dhe W61, janë të afta të shkaktojnë shpërthime prej 340 kilotonësh. (Sa për krahasim, bomba ?Little Boy? e hedhur në Hiroshima pati një fuqi prej 15 kiloton).Plani në fjalë është shumë kompleks.
Së pari, këto armë do të duhet të lëshohen drejt asteroidit duke përdorur raketat më të fuqishme në botë. Në këtë rast do të përdorej Sistemi i Lëshimit Hapësinor të NASA-s, apo baza e lëshimeve të SpaceX-it, në pronësinë e multimiliarderit Elon Mask.
Këto armë duhet të depërtojnë në sipërfaqen e asteroidit për t?i dhënë goditjen më të efektshme. Dhe kjo nuk është aspak e parëndësishme. Armët B61-11 dhe W61 janë që të dyja të dizajnuara për të shpërthyer pasi të kenë hyrë thellë në tokë.
Por ato janë krijuar për të funksionuar për një përplasje balistike me tokën me shpejtësi të matur në metra për sekondë. Në të kundërt, një asteroid i nisur drejt Tokës do të udhëtonte me një shpejtësi dhjetëra kilometra në sekondë, dhe ndoshta deri në 100 km/s.
Nëse këto armë do të mund të funksiononin ende pas një përplasje të tillë, kjo nuk është aspak e qartë. Një burim tjetër i pasigurisë së madhe është efikasiteti i shpërthimit, pra sasia e energjisë shpërthyese e konvertuar në energji kinetike të fragmenteve të asteroidit.
Sa për të krijuar një ide mbi këtë, Lubin dhe Kohen japin shembullin e një testi nëntokësor termonuklear të kryer në Nevada në vitin 1962, i ashtuquajturi ?Storax Sedan Project Plowshare Test?. Kjo përfshinte shpërthimin e një arme 104 kilotonë në fundin e një tuneli 194 metra të thellë.
?Shpërthimi zhvendosi rreth 1.12 X 1010 kg tokë dhe krijoi një krater me një diametër rreth 390 metra dhe 100 metra të thellë?- thonë studiuesit. Thuhet se ai shpërthim e ngriti tokën e zhvendosur në një kube 90 metra të lartë.
Sipas disa llogaritjeve të drejtpërdrejta, studiuesit llogaritën energjinë e nevojshme për të realizuar këtë zhvendosje, dhe thonë se është vetëm 2.3 për qind e rendimentit të eksplozivit. Pra një normë konvertimi shumë e vogël.
Studiuesit theksojnë se ky është ndoshta një kufi më i ulët sesa në realitet, pasi ata nuk kanë marrë parasysh mekanizma të ndryshëm të transferimit të energjisë, siç është gjenerimi i një tërmeti me magnitudë 4.75 ballë. Ata thonë se shkatërrimi i një asteroidi 10 kilometra, në mënyrë të tillë që të largojë shumicën e fragmenteve nga ne, do të kërkonte rreth 8000 nga këto bomba termonukleare, secila e aftë të çlirojë një energji prej 100 kilotonë, pra duke prodhuar gjithsej 800 megaton energji.
Natyrisht, stoku i armëve bërthamore të SHBA-së ka ndryshuar që nga viti 1962. Ky rendiment total është brenda aftësive aktuale të SHBA-së, edhe pse nuk është e qartë nëse raketat e nevojshme mund të modifikohen siç duhet për t?i transportuar ato në kohën e duhur.
Llogaritjet supozojnë një asteroid me gjatësi 10 km, dhe që udhëton me një shpjetësi 10 km/s drejt nesh. Duke pasur parasysh një periudhë njoftimi 6-mujore, raketat duhet të lëshohen 1 muaj më vonë për ta goditur objektivin 1 muaj përpara përplasjes.
Kjo nuk na jep shumë kohë për modifikime apo testime. ?Aftësia aktuale njerëzore, është në prag të të qenit të zbatueshme për të përballuar skenarin e kërcënimit ekstrem që kemi përshkrua?- thonë studiuesit. Nëse dikush mendon se mund të paralajmërohemi më herët, Lubin dhe Kohen ne japin shembullin e kometës ?NeoWise?.
Ajo kishte një diametër prej 5 kilometrash, dhe kaloi më afër Tokës në korrikun e vitit 2020, vetëm 4 muaj pasi u pa për herë të parë. Fatmirësisht ?Neowise? nuk ishte një rrezik për ne. Por nëse do të ishte nisur drejt Tokës, mund të na ishte afruar me një shpejtësi deri në 100 km/s, duke na dhënë shumë pak kohë për të reaguar.
Natyrisht këto lloj përplasjesh janë të rralla. Një përplasje e Tokës me një asteroid me madhësi 10 km, ka të ngjarë të ndodhë vetëm një herë në 100 milionë vjet, dhe e fundit ndodhi 65 milion vjet më parë. Studiuesit arrijnë në përfundimin se me një paralajmërim prej 6 muajsh, ?njerëzimi teorikisht mund të mbrohej dke përdorur një sërë armësh të fuqishme bërthamorë të lëshuara 5 muaj përpara përplasjes me Tokën?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...