Rusia, Ukraina dhe e ardhmja e NATO-s
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Nga Peter Rough ?The Wall Street Journal?
Ndërsa bota po pyet nëse Vladimir Putin do të pushtojë Ukrainën, beteja mbi Perëndimin është tashmë duke u zhvilluar. Pa asnjë të shtënë armësh, presidenti rus ka sulmuar aleancën transatlantike në hallkën e saj më të dobët:Gjermaninë.
Vizita e së hënës e kancelarit Olaf Sholcnë Shtëpinë e Bardhë, ishte takimi më i rëndësishëm midis një presidenti amerikan dhe një lideri gjerman që para luftës në Irak. Përqafimi i Sholc me presidentin Bajden,është vetëm akti i fundit në miqësinë e administratës amerikane ndaj Gjermanisë.
Por kancelari vazhdon të mbajë një sy nga Moska. Sholc që mori detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është mik me Putinin si Gerhard Shrëder, kancelari i Gjermanisë midis viteve 1998-2005. Por ata që të dy janë pjesë e Partisë Socialdemokrate, e cila i sheh lidhjet me Rusinë si thelbësore për identitetin e saj, dhe thelbësore për vetë Gjermaninë.
Për të justifikuar qasjen e tyre miqësore ndaj Moskës, drejtuesit e SDP-së citojnë rregullisht moton e tyre të Luftës së Ftohtë?Amerika është e domosdoshme, por Rusia është e palëvizshme?. Sholc ose i ka injoruar kërcënimet e Putinit kundër Ukrainës, ose edhe kur është nën presion, ka menduar sërish mbi vlerën e dialogut dhe bashkëpunimit me Rusinë. Pasiviteti i kancelarit pasqyron qëndrimet e vjetra gjermane kundër përdorimit të forcës.
Shumica e gjermanëve e shohin jo vetëm si një mjet të vjetruar fuqinë ushtarake, por ata kanë vendosin një vijë të kuqe rreth veprimeve që mund të çojnë në vdekjen e rusëve. Çdo luftë me Rusinë, na mëson kujtesa historike gjermane, do të çojë në shkatërrim.
Vladimir Putin, një folës i rrjedhshëm i gjermanishtes, që punonte për llogari të KGB-së në Dresden të Gjermanisë Lindore gjatë Luftës së Ftohtë, ka të ngjarë që t?i kuptojë më mirë pikëpamjet gjermane se zoti Bajden. Ndarja e vendit më të rëndësishëm në Evropë nga Amerika, nuk është asnjëherë larg mendjes së tij.
Duke e përshkallëzuar presionin mbi Ukrainën, Putin ka krijuar një të çarë midis Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s. Pavarësisht se është vendi më me ndikim në Evropë, Gjermania ka kontribuar me vetëm 5000 helmeta dhe me një spital fushor për mbrojtjen e Ukrainës.
Për më tepër, Berlini e pengoi kohët e fundit aleaten e saj në NATO, Estoninë, që të furnizojë Ukrainën me armë. Kreu i marinës gjermane, admirali Kai-Ahim Shënbah, tha se ndaj Putin ?duhet treguar respekti që ai e dëshiron, dhe ndoshta e meriton?, një deklaratë që çoi në dorëheqjen e tij disa ditë më vonë.
Besimi i aleatëve tek Gjermania ishte zbehur aq shumë muajin e kaluar, saqë nga frika e refuzimit të kalimit, Britania e anashkaloi hapësirën ajrore gjermane për të dërguar me avionë në Ukrainë një ngarkesë me armë mbrojtëse.
Putin po planifikon tashmë hapat e tij të ardhshëm. Ai do të strukturojë çdo lloj lufte në Ukrainë në mënyrë të tillë që të përshpejtojë rrëshqitjen e Gjermanisë drejt neutralitetit. Nëse Putin sulmon Odesën apo rrethon Kievin, Sholc do ta pranonte kërkesën e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve.
Por pas tronditjes fillestare, Gjermania do të ishte e ndjeshme ndaj thirrjeve për uljen e tensioneve. Aneksimi i Krimesë në vitin 2014, nuk e pengoi Gjermaninë dhe Francën që të shërbenin si ndërmjetëse në dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës. Dhe një sulm tjetër ndaj Ukrainës, nuk do të shënonte fundin e afërsisë midis Gjermanisë dhe Rusisë.
Aneksimi gradual i Bjellorusisë nga Kremlini dhe militarizimi i Kaliningradit, e bën më të mundshëm këtë skenar. Putin po vë bast se zyrtarët në Berlin do të kërkojnë në fund një kompromis me Moskën, duke e pranuar si ?normalitetin e ri? mjedisin e transformuar të sigurisë në Evropë.
Vendimi i Gjermanisë për të hequr dorë këtë vit nga energjia bërthamore,por edhe për t?u distancuar gradualisht nga qymyri, ka sjellë shumë përfitime ekonomike për Putinin. Sot, një e katërta e energjisë gjermane vjen nga gazi natyror, gjysma e të cilit importohet nga Rusia.
Gazsjellësi i përfunduar së fundmi ?Nord Stream 2?, vetëm sa do ta forcojë këtë varësi.
Ajo që zyrtarët gjermanë thonë, është se ndërvarësia e ruan paqen, dhe presidenti rus do ta shfrytëzojë si një armë asimetrike në rastin e një lufte. Për t?iu kundërvënë sanksioneve, Putin mund të ndërpresë furnizimin me gaz të Evropës.
I takon Xho Bajdenit ta kundërshtojë Putinin, dhe të arrijë një mirëkuptim të ri me Gjermaninë. Si fillim, administrata Bajden duhet të shpallë një nismë të madhe për të siguruar furnizime alternative me gaz për Evropën nga e gjithë bota, duke filluar nga ajo vetë, për ta pakësuar varësinë e Gjermanisë ndaj Putin dhe ?Nord Stream 2?.
Në këtë dhe të gjitha përpjekjet e lidhura me Rusinë, SHBA duhet të premtojë se do të ketë konsultime të ngushta, në këmbim të kundërshtimit gjerman ndaj një mënyre të veçantë negociuese evropiane që mund të shfrytëzojë Putin.
Në vend se thjesht ta përqafojë, Bajden duhet të mbështetet gjithashtu tek Sholc. Kjo është shumë thelbësore nëse Gjermania dëshiron t`i rindërtojë marrëdhëniet e saj me Evropën Lindore. Gjermania e sheh veten si një fuqi ekonomike, dhe duhet të angazhohet për t?iu kundërpërgjigjur agresionit rus me sanksione gjithëpërfshirëse të koordinuara përmes Bashkimit Evropian.
Për ta bërë këtë, Xho Bajden mund të tregojë përpjekje të ngjashme si ato që po bëhen në Kongresin e SHBA-së. Ndërsa Gjermania mund të pengojë rindërtimin e ushtrisë së saj dhe furnizimin e Ukrainës me armë, ajo mund të financojë zhvillimin e ushtrive aleate, dhe të mbështesë bazën e përhershme të trupave të koalicionit në shteteve të vijës së frontit të NATO-s.
Tundimi i Gjermanisë për të qëndruar mënjanë, apo akoma më keq për të luajtur rolin e arbitrit mes palëve, është bërë më i fortë me kalimin e kohës. Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak se administrata Bajden nuk ka qenë e vëmendshme. Bajden duhet ta detyrojë aleatin e Amerikës që të zgjedhë se cilën anë do të mbajë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...