Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë në moshën 80-vjeçare Marita Lorenc, duke lënë pas një karrierë25-vjeçare të jashtëzakonshme, të mbushur plot me aksione nën direktivat e turbullta të shërbimit amerikan.
Misioni i saj më i famshëm ishte rekrutimi nga CIA, për të vrarë revolucionarin dhe liderin kuban Fidel Kastro. Por ajo ishte vetëm e para në një listë të gjatë aventurash të rrezikshme në fushën e spiunazhit, të cilat biografët e saj e kanë shumë të vështirë t`i përshkruajnë dhe rrëfejnë të plota.
Lorenc lindi më 18 gusht 1939, në Bremen në kohën e Gjermanisë naziste. Nëna e saj amerikane, Elis Lofland, e nisi karrierën e saj në Broduej si aktore dhe kërcimtare me pseudonimin Xhun Pejxh. Gjatë një vizite në Francë, ajo u njoh me Hajnrih Lorenc, një kapiten i marinës gjermane, shumë i pasur.
Pas martesës së tyre dhe lindjes së 4 fëmijëve – Marita ishte më e vogla – Gjermania pushtoi Poloninë, duke shkaktuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Hajnrih u emërua komandant i një flote nëndetësesh, dhe pasi u kap rob u internua në një kamp të burgosurish në Angli.
Po gjatë luftës, Elis i shpëtoi jetën një ushtari francez dhe një piloti britanik. Të dy këta e rekrutuan atë në shërbimin sekret francez dhe britanik. Më vonë Elis u burgos në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, bashkë me Maritën e vogël, që në atë kohë ishte vetëm 6 vjeçe.
Marita u lirua një vit më vonë, dhe sapo familja ishte ribashkuar më në fund, Marita 7-vjeçare u përdhunua nga një ushtar amerikan që jetonte aty pranë. Vajza e re ishte nëgjendje të dëshmonte kundër tij në gjykatë, dhe ajo ngjarje traumatike e ndihmoi në qëndrueshmërinë e saj përballë rrezikut të madh që hasi shpesh gjatë gjithë jetës së saj me burrat.
Pas mbërritjes së trupave aleate në Gjermani, familja u shpërngul në Bremerhaven, ku Elis u rekrutua nga shërbimi sekret i Ushtrisë Amerikane dhe më pas nga OSS, pararendësja e CIA-s. Babai i Maritës vazhdoi profesionin e kapitenit të anijeve luksoze transoqeanike.
Kur ishte 19 vjeç, Marita Lorenc punonte në bordin e anijes turistike të babait të saj. Në shkurtin e vitit 1959, anija ndodhej në portin e Havanës, kryeqytetit të Kubës. Atje ajo takoi për herë të parë nacionalistin kuban Fidel Kastro, asokohe 32-vjeç, që kishte marshuar në kryeqytet më pak se një muaj më parë, duke marrë kontrollin e vendit ishullor.
E reja gjermano-amerikane ra menjëherë në dashuri me të. ?Fytyra e tij më magjepsi. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që pashë atë shikim depërtues, atë fytyrë të bukur, atë buzëqeshje të ligë dhe joshëse?- do të kujtonte me vonë.
Kur Kastro kërkoi të hipte në bordin e anijes turistike, Lorenc kujton kohën e kaluar me të, duke ngrënë ushqime deti dhe duke bërë xhiro nëpër në anije, përpara se Fideli ta merrte për dore dhe ta puthte pas dyerve të mbyllura. Ishte puthja e saj e parë me një burrë, dhe Lorenc ishte e vendosur ta shihte përsëri.
Pas kthimit të saj në Nju Jork, Kastro nuk vonoi që ta kontaktonte sërish me telefon, dhe ta ftonte të dashurën e tij të re në Havana, ku ajo qëndroi 8 muajt e ardhshëm në hotelin?Havana Hilton?. Ajo udhëtonte publikisht me Kastron, aq sa edhe Departamenti amerikan i Shtetit filloi t?i referohej asaj si ?Zonja e Parë e Kubës?.
Vetë Kastro e quante Alemanita ose ?Vajza e vogël gjermane?.Marita ishte dëshmitare e një epoke të re të historisë së Kubës. Në prillin e vitit 1959, Kastro shkoi në SHBA për të takuar presidentin Duajt Ajzenhauer, në një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë udhëtimit me anije ajo zbuloi se ishte shtatzënë, gjë që në fillim e gëzoi shumë Kastron.
Kur ajo ishte në muajin e tetë të shtatzanisë, piu një gotë me qumësht, në të cilën ishte hedhur një sasi helmi, që mesa duket synonte të eleminonte Kastron. Ajo humbi shumë shpejt vetëdijen ndërsa kur u zgjua e pa veten në dhomën e mjekut, i cili i tha se fëmija ishte fatmirësisht në gjendje të mirë.
Ai i bëri një injeksion që e vuri sërish në gjumë. Kur u zgjua sërish, Kamilo Sienfuegos, komandanti i ushtrisë kubane, i tha se foshnja ?duhej të hiqej për shkak të armiqve të Fidelit?. Lorenc pretendoi më vonë se fëmija i tyre ishte vjedhur, pasi ajo ishte gjermano-amerikane, dhe mbështetësit e Kastros supozonin se lindja e fëmijës do të sillte një aleancë të padëshiruar të revolucionarit kuban me Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në fillim Lorenc fajësoi CIA-n dhe jo Kastron apo shokët e tij për atë që i ndodhi. Sipas një raporti të FBI-së, më 3 dhjetor 1959, Lorenc i informoi agjentët se ajo pësoi një abort pasi u rikthye në Havana në pranverën e atij viti.
Ndërkohë agjenti tashmë në pension i FBI-së, Frenk O?Brajan, tha se ajo po kurohej pas një aborti të kryer në kryeqytetin kuban, ndërsa nuk e përmendi kurrë faktin që ajo kishte një fëmijë. Sipas një të dhëne tjetër të FBI-së, Lorenc i informoi agjentët më 16 janar 1960, se ndihmësi i Kastros, Jezus Peletier, kishte rregulluar kryerjen eaborti tjetër pas një shtatzanie të dytë, duke e paralajmëruar atë se lideri kuban mohoi të ishte babai i fëmijës.
Ai pretendonte se i ati ishte Peletier, ndërsa kostoja e shpenzimeve spitalore prej 500-1000 dollarësh u përballua nga kubanezët. Por ky raportim u cilësua si një keqinformim nga Lorenc. Kur po jetonte në Nju Jork, Merita zemërthyer nga ndërprerja e lidhjes me Fidelin u njoh nga nëna e saj me Aleksandër Rork, një student i Universitetit të Shën Gjonit.
Sipas një dokumenti të de-klasifikuar të FBI-së, Rork mbuloi zhvillimet e Revolucionit Kuban si një gazetar i pavarur dhe u bë një kundërshtar fanatik i Kastros pasi kreu dënimin në një burg kuban. Ai iu bashkua CIA-s në vitin 1960. Po ashtu, Lorenc u njoh me Frenk Starxhis, i cili i dha asaj leksione mbi rreziqet e Kastros dhe komunizmit.
Starxhis kishte mbërritur në Kubë në vitin 1956,duke vendosur kontaktin e tij të parë me CIA-n në Konsullatën Amerikane në Santiago, ku punoi si operativ i fshehtë për shërbimin sekret amerikan. Këtu përfshihej edhe shitja e armëve në Kubë, aktivitet për të cilin u arrestua në vitin 1958, por u lirua pa një akuzë zyrtare.
Kur Kastro fitoi kontrollin e Kubës, Starxhis themeloi Brigadën Antikomuniste, që thuhej se ishte e financuar nga ?pronarët e hoteleve dhe lojërave të fatit, të shpronësuar tashmë? me urdhër të Fulgencio Batistës. Një dokument tjetër i de-klasifikuar i FBI-së thotë së Starxhis kishte marrë pjesë në sulmet ajrore të tetorit të vitit 1959 kundër Kastros mbi Kubë me ish-shefin e Forcave Ajrore Kubane, Pedro Diaz Lanz.
Lorenc u nxit nga nëna e saj që ta tradhtonte Kastron, gjë që kulmoi me leksionet antikomuniste të Starxhis dhe Rork, përpara se ajo të përfshihej në botën spiunazhit. Elis i drejtoi Fidelit një letër me tone shumë kritike, kopjet e së cilës iu dërguan presideti amerikan Ajzenhauer, Kardinalit Spellman dhe Papa Gjonit XXIII.
Rorke ndihmoi të ëmën e Maritës në shkrimin dhe botimin e kujtimeve të saj në një libër me titull ?Fidel Kastro përdhunoi vajzën time adoleshente?, të cilën ia shiti revistës ?Confidencial?. Lorenc pati sukses në depërtimin në ?Lëvizjes së 26 Korrikut?, duke i dhënë FBI-së të dhëna mbi anëtarët e saj.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u bë ?agjente me kontratë? për CIA-n, dhe misioni i saj i parë ishte vrasja e ish të dashurit të saj. Pakënaqësia e madhe si pasojë e reagimit të ftohtë të Kastros ndaj shtatzënisë së saj të dështuar, u përdor në avantazhin e inteligjencës amerikane.
Marita u trajnua për misionin e quajtur ?Operacioni 40? në Majami të Floridas, i udhëhequr nga një burrë me një kostum të bardhë, të cilin Starxhis e quajti Eduardo. Vetëm gjatë skandalit?Watergate?disa vite më vonë, Lorenc do të zbulonte se Eduardo ishte në të vërtetë E.Hauard Hant, i cili thuhet se mbante lidhje të ngushta me drejtorin e CIA-s, Alen Dales.
Marita u pajis me 2 pilula botulizmi, një helm shumë i fuqishëm që mund të vriste një njeri brenda 30 sekondave. Kur mbërriti në Havana, ish-e dashura e re e Kastros e kuptoi se nuk mund ta realizonte dot misionin. Plani rrezikonte të dekonspirohej, dhe kapsulat me helm të hedhura në një kavanoz të mbushur me akullore përfunduan në WC.
Kur ata u ribashkuan, Fidel Kastro e kuptoi pse ishte kthyer ajo, madje me shaka e pyeti nëse ajo ?ishte bërë pjesë e lëvizjes kundërrevolucionare në Majami?. Nuk kaluan shumë orë dhe Kastro e pyeti prerazi:?A mos erdhe këtu për të më vrarë??. Ai e hoqi revolen e tij nga këllëfi dhe ia dha asaj, si për ta tallur.
?Askush nuk mund të më vrasë. Asnjëherë?-i tha ai. Më pas Kastro e tërhoqi drejt vetes, dhe të dy bënë dashuri, përpara se të niseshin për të marrë pjesë në një aktivitet publik të programuar për atë mbrëmje. Më vonë ish e dashura e Kastros u rikthye në Shtetet e Bashkuara dhe rifilloi aktivitetet e saj kundër Kastros në drejtimin e FBI-së.
Spiunia e re nisi të afrohej me njerëzit më të pasur por edhe që ishin pjesë e krimit të organizuar në Florida, duke përfshirë shefin e mafias së Tampas, Santo Trafikante Xhunior, që drejtonte kazinotë në Havanën para triumfit të Kastros.
Për t?u përgatitur për pushtimin e Gjirit të Derrave, ajo u angazhua si korriere për CIA-n në Everglades, duke u stërvitur me armët automatike M16, dhe duke qëndruar në hotele me një grup rebelësh kubanë anti-Kastro të njohur si Brigada Ndërkombëtare Antikomuniste.
Misioni i shumëpritur rezultoi një dështim kolosal, me 100 emigrantë kubanë të vrarë dhe 1200 të kapur rob në portin e ishullit.
Gjithsesi Lorenc e vazhdoi punën e saj. Ajo u dërgua për të mbledhur donacione nga një ?gjeneral në pension?, i cili ishte famëkeqi Markos Jimenez, ish-diktatori i Venezuelës i mbështetur nga SHBA, që tani jetonte në mërgim në Miami. Diktatori venezuelian e pëlqeu menjëherë atë dhe filloi ta joshë.
Ata nisën një marrëdhënie për 2 vitet në vazhdim. Por kur mbeti sërish shtatzënë, Jimenez po përballej me ekstradimin, dhe me gjithë përpjekjet e saj, ajo lindi dhe rriti e vetme vajzën e lindur në marsin e vitit 1962. Ajo u njoh edhe me Li Harvi Osvald, si dhe pronarin e një klubi nate në Dallas, Xhek Rubi, gjatë një udhëtimi atje me 7 emigrantë kubanë anti-Kastro, vetëm 2 vite para vrasjes së presidentit Xhon Kenedi.
Prandaj 15 vite më vonë ajo do të thirrej për të dëshmuar në komisionin e ri hetimor mbi vrasjen e presidentit. Lorenc pretendoi se komploti ishte organizuar nga diaspora kubane e zemëruar me tradhtinë që i bëri Kenedi kauzës së tyre.
Por eprori i saj i kahershëm Starxhis, tha se vrasja e Kenedit ishte orkestruar nga Fidel Kastro dhe revolucionari marksist argjentinas Çe Gevara, dhe se Osvald kishte shërbyer si një agjent kuban. Gjashtë muaj pas vrasjes së Kenedit, Lorenc udhëtoi drejt Venezuelës në një përpjekje për t?u bashkua me Perez Jimenez.
Por me të mbërritur në Karakas, u burgos për pak kohë përpara se të dërgohej në një kamp të braktisur minierash në kufirin Brazil-Venezuelë, ku ajo pretendoi se kishte kaluar 8 muaj me fisin indigjen të pyjeve të Amazonës, Yanomami. Kur u rikthye në SHBA, u lidh me një grup tjetër mafiozësh, përmes një shoqeje që kishte qenë në lidhje me një anëtar të familjes famëkeqe të krimit Kolombo, ku ajo njihej me nofkën ?Mata Hari e Karaibeve?.
Gjatë asaj kohe, ajo u njoh me Edi Levin, një mafioz hebre dhe anëtar i të ashtuquajturës ?Kosher Nostra?, duke u bërë më pas e dashura e tij. Kur Kastro vdiq në vitin 2016 në moshën 90-vjeçare, ajo tha: ?Ai ishte dashuria e jetës sime. Ai është ende këtu me mua shpirtërisht?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...