Nga Boris Johnson/ Çdo vend ka të drejtë që politika e tij e jashtme dhe aleancat të mos diktohen me armë
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Anne Applebaum ?The Atlantic?
Sa zili e pata një moment Liz Trus për shansin e artë që pati! Dhe jam shumë e keqardhur për dështimin e saj të plotë për ta përdorur atë! Për ata që nuk kanë dëgjuar kurrë për të, Trus është Sekretarja mendjelehtë e Jashtme e Britanisë së Madhe që shkoi fundjavën e kaluar në Moskë për t?i thënë homologut të saj rus, Sergei Lavrov, se vendi i tij nuk duhet që ta pushtojë Ukrainën.
Ajo vizitë ishte dukshëm e pasuksesshme. Në një konferencë për mediat ku dominoi një atmosferë e ftohtë, ai e krahasoi bisedën midis tyre si ajo e ?memecëve? që flasin me ?të shurdhrit?. Pak më vonë, Lavrov zbuloi faktin se ajo kishte ngatërruar disa rajone ruse me rajonet e Ukrainës, si për ta rënduar bilancin e dështimit të saj në përgjithësi.
Lavrov është sjellë shumë herë në këtë formë edhe ne të kaluarën. Ai u tall keq me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë vitin e kaluar. Ai ka qenë jo pak ironik në konferencat ndërkombëtare, dhe i vrazhdë me gazetarët.
Por sjellja e tij nuk është aksidentale. Ashtu si presidenti rus Vladimir Putin, edhe Lavrov e përdor sjelljen agresive dhe sarkazmën si mjete për të treguar përbuzjen e tij për bashkëbiseduesin, për t?i cilësuar negociatat si të padobishme edhe para se to të fillojnë, për të krijuar frikë dhe apati.
I gjithë thelbi është që diplomatët e tjerë të vendosen në pozita mbrojtëse, në të kundërt ata do të dorëzohen në mënyre të turpshme. Por fakti që Lavrov tregon mungesë respekti ndaj homologëve të tij është një lajm i vjetër.
Po kështu edhe fakti që Putini u jep leksione udhëheqësve të huaj për orë të tëra mbi ankesat e tij personale dhe politike. Ai e bëri këtë edhe herën e parë që takoi presidentin Barak Obama më shumë se një dekadë më parë; dhe e bëri të njëjtën gjë javën e kaluar me presidentin francez Emanuel Makron.
Trus duhej t?i dinte të gjitha këto. Në vend se të përdorte një gjuhë boshe për rregullat dhe vlerat, ajo mund ta kishte nisur kështu konferencën për mediat:Mirëmbrëma, zonja dhe zotërinj të medias. Jam e lumtur të dal para jush pas takimit me homologun tim rus, Sergej Lavrov.
Këtë herë, ne nuk jemi të shqetësuar të diskutojmë mbi traktatet, të cilat ai nuk do që t?i respektojë dhe as mbi premtimet që nuk do t?i mbajë. Por ne e kemi paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës do të sillte kosto shumë të larta, më të larta nga sa ai mund ta ketë imagjinuar ndonjëherë.
Aktualisht po përgatitemi të ndërpresim tërësisht eksportet e gazit rus. Evropa do t?i gjejë diku tjetër furnizimet e saj me energji. Tani po përgatitemi që të ndihmojmë rezistencën ukrainase, qoftë edhe për një dekadë nëse kjo është e nevojshme.
Ne po e 4-fishojmë mbështetjen tonë për opozitën ruse, por edhe për mediat ruse. Ne duam të sigurohemi që rusët do të fillojnë të dëgjojnë më në fund të vërtetën mbi këtë pushtim, dhe me një zë sa më të lartë që të jetë e mundur. Dhe nëse doni të bëni ndryshimin e regjimit në Ukrainë, ne do të fillojmë të punojmë për ndryshimin e regjimit në Rusi.
Trus, ose Borrell para saj, mund të kishin pyetur Lavrovin, në stilin e tij, se si ka mundësi që me pagën zyrtare të tij si ministër arrin të përballojë blerjen e pronave luksoze që i përdor familja e tij në Londër. Po ashtu ajo mund të kishte renditur emrat e shumë zyrtarëve të tjerë rusë, që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e Parisit apo Luganos.
Ajo mund të kishte njoftuar se tani këta fëmijë do të shkonin që të gjithë në shtëpi, së bashku me prindërit e tyre:S?ka më shkolla amerikane në Zvicër! Jo më jahte në Mesdhe!
Sigurisht që Trus – ashtu si Borrell, Makron, dhe kancelari gjerman që viziton së fundmi Moskën – nuk do ta thoshte kurrë diçka të tillë, madje as privatisht.
Fatkeqësisht, udhëheqësit dhe diplomatët perëndimorë, të cilët po përpiqen tani që të pengojnë një pushtim rus të Ukrainës, mendojnë ende se ne jetojmë në një botë ku rregullat kanë rëndësi, ku protokolli diplomatik është i dobishëm, dhe ku vlerësohet e folura plot edukatë.
Që të gjithë ata mendojnë se kur shkojnë në Rusi, bisedojnë me njerëz, mendjet e të cilëve mund të ndryshohen nëpërmjet argumenteve apo debatit. Ata mendojnë se elita ruse shqetësohet për gjëra të tilla si ?reputacioni?. Kjo nuk është e vërtetë.
Në fakt, kur bisedojmë me llojin e ri të autokratëve, qoftë në Rusi, Kinë, Venezuelë apo Iran, tashmë kemi të bëjmë me diçka shumë të ndryshme:me njerëz që nuk janë të interesuar për traktate dhe dokumente, dhe që respektojnë vetëm fuqinë e ashpër.
Rusia po sillet sot në kundërshtim të hapur me Memorandumin e Budapestit të nënshkruar në vitin 1994, që garanton sigurinë e Ukrainës. A e keni dëgjuar ndonjëherë Vladimir Putinin të flasë për këtë dokument? Sigurisht që jo. Ai nuk e vret mendjen as për reputacionin e tij, që është tashmë ai i një udhëheqësi të pabesueshëm.
Për të, gënjeshtra është ajo që i mban kundërshtarët të gjunjëzuar para tij. As Lavrov nuk shqetësohet nëse urrehet nga homologët e tij, pasi urrejtja i jep atij një atmosferë fuqie. Për më tepër, synimet e tyre janë të ndryshme nga tonat.
Qëllimi i Putinit nuk është një Rusi e lulëzuar, paqësore, e begatë, por një Rusi ku ai të mbetet në krye. Edhe synimi i Lavrovit, është të ruajë pozicionin e tij në botën e errët të elitës ruse, natyrisht edhe paratë e tij. Ajo që nënkuptojmë ne dhe ata me termin ?interesa?, nuk është e njëjta gjë.
Kur dëgjojnë diplomatët tanë, rusët nuk dëgjojnë asgjë që e kërcënon realisht pozicionin, fuqinë dhe pasurinë e tyre personale. Pavarësisht gjithë diskutimeve tona, askush nuk është përpjekur seriozisht t?i japë fund, dhe jo vetëm të kufizojë, pastrimin e parave ruse apo ndikimin politik apo financiar rus në Perëndim.
Askush nuk e ka marrë seriozisht idenë se gjermanët nuk duhet ta jenë të varur nga gazi rus, apo që Franca duhet t?i ndalojë partitë e saj politike që të pranojnë financime ruse, apo që Britania e Madhe dhe SHBA-ja duhet t?i ndalojnë oligarkët rusë të blejnë prona në Londër apo Majemi.
Askush nuk ka sugjeruar, se reagimi i duhur ndaj luftës informative të Putinit kundër sistemit tonë politik, do të ishte një luftë informative kundër tij. Dhe tani jemi në pragun e asaj që mund të jetë një konflikt katastrofik. Ambasadat amerikane, britanike dhe evropiane në Ukrainë po evakuohen; qytetarët janë paralajmëruar që të ikin prej andej.
Por ky moment i tmerrshëm nuk përfaqëson vetëm një dështim të diplomacisë, por pasqyron gjithashtu një dështim të imagjinatës perëndimore; një refuzim brez pas brezi, nga ana e diplomatëve, politikanëve, gazetarëve dhe intelektualëve, për të kuptuar se çfarë lloj shteti po bëhej Rusia, dhe për t?u përgatitur në përputhje me rrethanat.
Ne kemi refuzuar që t?i shohim për atë që relikt janë përfaqësuesit e këtij shteti. Ne kemi refuzuar të bisedojmë me ta në mënyrë të atillë që mund të kishte rëndësi. Tani mund të jetë tepër vonë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...