Pandemia e ardhshme, mund të fillojë me një sulm terrorist me armë biologjike
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
?The Wall Street Journal?
Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, do të ishte një ngjarje shumë domethënëse që do e përshpejtonte ndërtimin e Kaosit (dhe jo rendit) të Ri Botëror. Shenjat për këtë të fundit janë shfaqur prej vitesh, por Amerika dhe aleatët e saj janë të papërgatitur, siç ndodh zakonisht me demokracitë, për problemet që duken në horizont.
Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden ka një detyrim të veçantë për t?u shpjeguar amerikanëve rreziqet që kemi përballë, dhe për ta bashkuar vendin siç kanë bërë para tij presidentët e tjerë, në mënyrë që ta përballojmë si duhet këtë sfidë.
Administrata Bajden ka bërë një punë të mirë mbrojtëse për ta mobilizuar Evropën dhe NATO-n, që t?i kundërvihen fort planeve ogurzeza të Rusisë për Ukrainën, pavarësisht gabimit me vendimin për heqjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit rus ?Nord Stream 2?.
Aleatët janë kryesisht dakord me kërcënimin e SHBA-së ndaj Rusisë, për përballjen e Moskës me ?pasoja të rënda negative? në rast se e pushton Ukrainën. Megjithëse ne pyesim veten me të drejtë se edhe për sa kohë Gjermania, Franca dhe Italia do të qëndrojnë në të njëjtën linjë.
Sanksionet e dobëta të Perëndimit pas pushtimit rus të Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe Krimesë në vitin 2014, e inkurajuan Vladimir Putinin të besonte se Evropës i mungon vullneti për të rezistuar ndaj çdo gjëje serioze që bënte Rusia.
Ajo që nuk ka bërë Bajden, është t?u shpjegojë amerikanëve rreziqet e reja globale, dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur interesat e SHBA-së. Dhe këtu problemi shtrihet përtej Ukrainës. Kina dëshiron ta pushtojë Tajvanin dhe të dominojë Paqësorin Perëndimor. Aleanca e re Rusi-Kinë, nënkupton se Moska dhe Pekini do të punojnë së bashku kundër interesave të SHBA-së. Irani është pranë arritjes së ndërtimit të një arme bërthamore, ndërsa xhihadistët janë larg një disfate përfundimtare.
Po ashtu, përparimi i teknologjisë dhe përhapja e saj, i vë në rrezik amerikanët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sulmi kibernetik ndaj gazsjellësit?Colonial Pipeline? vitin e kaluar, ishte një shfaqje modeste e dëmit që mund t?i shkaktojë Amerikës një aktor i huaj.
Armët hipersonike dhe antisatelitore, mund të nxjerrin jashtë loje mbrojtjen e SHBA-së në mbarë botën, duke pasur vetëm pak minuta apo më pak, madje edhe asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm. Imagjinoni për një moment një Pearl Harbor të teknologjisë së lartë.
Asnjë nga këto, nuk është alarmante për cilindo që i kushton mjaftueshëm vëmendje. Por shumica e amerikanëve, shfaqen indiferentë apo të vetëkënaqur përballë këtyre rreziqeve.
Kjo sjellje është pjesërisht rezultat i lodhjes nga luftërat në Irak dhe Afganistan. Ndërkohë, 3 presidentët e fundit kanë ushqyer dëshirën, si majtas ashtu dhe djathtas,për të rikthyer trupat amerikane në shtëpi. Barak Obama iu përgjigj me qëndrime të buta sjelljes ekspansioniste të Vladimir Putinit, por edhe të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.
Donald Trump pati një qasje më të ashpër dhe i rriti shpenzimet në mbrojtje. Por nga ana tjetër ushqeu iluzionin se SHBA mund të tërhiqej nga skena ndërkombëtare, duke parë më shumë punët e veta. Edhe Bajden shpërfilli në përgjithësi çështjet globale në fushatën e tij presidenciale në vitin 2020.
Ndërsa tërheqja e tij e gabuar nga Afganistani i ka bindur kundërshtarët, madje edhe shumë aleatë, se SHBA-ja është duke u mbyllur në vetvete. Por në fund realiteti të ndëshkon, dhe këtë po bën tani. Presidentët e SHBA-së, duhet të reagojnë ndaj botës ashtu siç ajo është, dhe jo siç do të donin të ishte në premtimet e tyre elektorale. Çështja është nëse Bajden do të jetë në lartësinë e sfidës, ashtu siç bënë paraardhësit e tij, apo do të lejojë përhapjen e mëtejshme të kaosit në skenën ndërkombëtare.
Detyrimi i tij i parë, është të shpjegojë rreziqet, pse ato kërcënojnë SHBA-në, dhe çfarë duhet bërë në kundërpërgjigje. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, që janë edhe temat kryesore që përmend shpesh në publik presidenti.
Përhapja e agresionit dhe kaosit, e kërcënojnë lirinë dhe prosperitetin e Amerikës. Askush nuk është gati të pushtojë atdheun tonë, por sulmet kibernetike mund të gjymtojnë pjesë të mëdha të ekonomisë. Aleatët që kanë qenë prej kohësh në anën tonë, mund të distancohen nga ne dhe të flirtojnë me shtetet autoritare si Kina dhe Rusia.
Në rrezik do të jenë interesat ekonomike të SHBA-së. Po ashtu, Bajden duhet ta zhvendosë fokusin e presidencës së tij nga zgjerimi i shtetit të mirëqenies sociale në vend, në përmirësimin e sigurisë kombëtare. Ai duhet të rritë sërish buxhetin e mbrojtjes.
Duhet të marrë fund sulmi i tij ndaj prodhimit të energjisë në SHBA, një akt ky i një ?mazokizmi? strategjik dhe ekonomik. Presidenti aktual duhet të bëjë shumë më tepër për të bashkuar vendin.
Kjo do të thotë, se ai duhet të heqë dorë nga qasja e tij partiake ndaj qeverisjes, dhe ndarjet polarizuese në lidhje me politikës e identitetit. Ai fitoi presidencën me temën e unitetit kombëtar, dhe nuk ka shpresë që ta mbajë këtë premtim, në rast se administrata e tij vazhdon të ndajë vendin sipas racës, gjinisë dhe shtresave ekonomike.
Mbi të gjitha, Bajden duhet të ndërtojë aleanca dypartiake për sigurinë kombëtare, siç bënë dikur Frenklin Ruzvelt dhe Herri Truman në momente të tjera kyçe të historisë. Forcat izolacioniste shfaqen gjithmonë kur bota bëhet më e rrezikshme, me shpresën se SHBA-ja mund të fshihet pas një ?Fortese Amerikane?.
Për ta mposhtur këtë qasje instiktive, zZoti Bajden duhet të gjejë aleatë në të dyja partitë.
Në vitin 1940 Ruzvelt emëroi republikanët Henri Stimson si Sekretarin e Luftës, dhe Frenk Noks si Sekretar të Marinës. Ata filluan që ta rindërtonin mbrojtjen e SHBA-së, me pritshmërinë se vendi mund të tërhiqej në luftën që po zhvillohej vrullshëm në Evropë dhe Azi.
Truman punoi me Artur Vandenbergun, senatorin republikan, që ishte dikur një ithtar i qasjeve izolacioniste, për të ndërtuar NATO-n dhe për të zhvilluar Luftën e Ftohtë kundër komunizmit. Bajden duhet të përfshijë ?skifterët? Partisë Republikane në rangjet më të larta të administratës së tij për të marrë këshilla më të mira, dhe për të nënvizuar rreziqet që shfaqen përpara vendit.
Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë në politikën tonë shumë të përçarë. Dhe ka nga ata që besojnë se Xho Bajden është shumë i dobët dhe i konsumuar për ta bërë këtë. Gjithsesi, ne duhet përballemi me kaosin dhe të përpiqemi të parandalojmë një luftë shumë të rrezikshme me presidentin që kemi. Bajdenit i kanë mbetur edhe 3 vjet në mandatin e tij, dhe liderët autoritarë të botës, nuk do të presin sigurisht deri në vitin 2024, kur SHBA të mendojë të ndryshojë lidership.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...