“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashku përgjithmonë. Por sot njerëzit e dinë se kjo është më shumë një aspiratë sesa një kontratë ligjore detyruese. Jo pak martesa përfundojnë në divorc. Por ndërkohë shumë çifte nuk divorcohen. Madje ata jetojnë bashkë për shumë kohë, derisa ajo që i ndan është vërtet vdekja. Ja cilat janë martesat më të jetëgjata në histori.
Ju mund të mendoni se kur një çift jeton mbi 80 vjet së bashku, takimi i tyre i parë duhet të ketë qenë një dashuri me shikim të parë. Në fakt Helen kishte një arsye shumë më pragmatike pse filloi të dilte me bashkëshortin e saj të ardhshëm Moris.
?Ai kishte makinë,gjë që në ato kohë nuk ishte shumë e zakonshme, dhe kjo e bëri interesant për mua. Unë mendoja se lidhja jonë do të zgjaste vetëm një javë, por është e mahnitshme që zgjati mbi 80 vjet?-deklaroi ajo për BBC. Të dy u takuan në një dyqan në Angli në vitin 1929 kur ishin ende adoleshentë.
U martuan 4 vite më vonë dhe patën 4 fëmijë. Po cili është sekreti i një martese të lumtur? Helen thotë:?Ju nuk duhet të jeni të vrazhdë me njëri-tjetrin. Dhe nëse duhet të lëshoni disi në disa raste, duhet ta bëni këtë?. Moris vdiq në gushtin e vitit 2018.
Vajza e tyre Tina tha për mediat se nëna e saj ndihej shumë e vetmuar, sikur kishte humbur një gjymtyrë. Ata ishin të martuar për gati 84 vjet, por kishin qenë së bashku për 88 vjet që kur filluan të dilnin për herë të parë. Kjo është një kohë shumë e gjatë, dhe pastaj një ditë ai nuk është më aty.
Çifti italian u martua në vitin e largët 1938. Ajo ishte shtëpiake, ndërsa ai një ushtarak. Ata nuk kanë fëmijë. Jetëgjatësinë e tyre si çift e shpjegojnë kështu.?Me ndihmën e Zotit kemi arritur këtë moshë?- deklaroi Pasqua për gaztën italiane?La Repubblica. Ata janë përkatësisht 104 dhe 101 vjeç.
Pasqua thotë se pandemia nuk i ka prekur dhe frikësur aspak.?Ne nuk dimë asgjë mbi Covid-in. Kur Zoti do të na dojë, ai do të na thërrasë aty lart dhe ne jemi gjithmonë gati!?- thotë gruaja. Ndërsa ky është qëndrimi logjik që mund të pritet nga dikush që ka kaluar një shekull jetë, bashkëshorti i saj nuk ishte dakord me këndvështrimin e Pasquas. Marko thotë:?Unë ndihem mirë, e pse duhet të shkoj në varreza??.
Çifti kanë lindur që të dy në Haiti dhe filluan martesën e tyre atje. Ata u martuan në vitin 1932, kur të dy ishin në fillim të të 20-tave. Duranord ndoqi shkollën për drejtësi në ishull dhe u bë gjyqtar, ndërsa Zhana rriti fëmijët e tyre të shumtë (nuk është e qartë se sa kishin, por në nekrologjinë e Duranord flitet për 9 fëmijë, 5 prej të cilëve mbijetuan deri në moshën madhore).
Kur Duranord humbi punën e tij, çifti emigroi në fund të viteve 1960në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në shtetin e Nju Jorkut. Gjatë festimit të ditëlindjes së tij të 108-të, Duranord dhe Zhanë ishin ende të dashuruar, duke përkëdhelur duart e njëri-tjetrit. Duranord vdiq në vitin 2018 në moshën 111-vjeçare. Gjashtë muaj më vonë ndërroi jetë Zhana në moshën 108-vjeçare.
Xhon Betar e dinte që gruaja e tij e ardhshme Ana,ishte e vetmja për të që nga fillimi. Edhe pse asaj iu desh pak më shumë për të ndjerë të njëjtën gjë. Në fakt Ana ishte e fejuar me një burrë tjetër të zgjedhur nga prindërit e saj, por ajo vendosi të martohej me Xhonin.
Në vitin 1932, ata u larguan që të nisnin jetën së bashku. ?Në moshën 17-vjeçare, pyet veten nëse po bën zgjedhjen e duhur. Unë isha rritur me të, kishim kaluar shumë mirë dhe e njihnim njëri-tjetrin. Dhe kështu vazhduan për mbi 80 vite. Ata patën 5 fëmijë, edhe pse 2 prej tyre vdiqën para prindërve të tyre jetëgjatë.
Sekreti i martesës së tyre kaq të gjatë ishte i thjeshtë. ?Silluni mirë. Bëni kompromise. Jetoni sipas mundësive tuaja, dhe jini të kënaqur?- deklaroi Xhon. Ndërsa Ana shtoi:?Në rast se nuk mbani mëri, mund të përballeni me çdo gjë!?. Ana vdiq në vitin 2019 vetëm shtatë muaj pas bashkëshortit të saj me të cilin kaloi 86 vite martesë. Ajo ishte 103 dhe ai 107 vjeç.
Ndërsa shumë adoleshentë e mësojnë nga familjet e tyre se nuk mund ta martohen shumë të rinj, në rastin e Ralfit dhe Dorotit, këtë ua thanë autoritetet. Kur ata aplikuan për herë të parë për një licencë martese në Nebraska në vitin 1935, nëpunësi i gjykatës refuzoi ta miratonte, duke përmendur moshën e tyre.
Ralfi ishte 18 vjeç dhe Doroti17. Por çifti nuk u dorëzua. Shkoi në një shtet tjetër dhe u martua, duke pasur 3 fëmijë. Këshillat e çiftit ishin standarde për ta pasur një martesë të gjatë. ?Ne mund t?i ngrinim ndonjëherë zërin njëri-tjetrit. Por zënka nuk zgjaste shumë?- thotë Ralf. Doroti vdiq në dhjetorin e vitit 2021 në moshën 102-vjeçare. Ralf ndërroi jetë një muaj më vonë, në moshën 104-vjeçare.
Çifti nga India u martuan në një ?dasmë tipike të krishterë? në vitin 1918, kur ishin respektivisht 13 dhe 12 vjeç. Martesa e tyre u rregullua nga ?patriarkët e familjes?.
?Pas damës shkova në shkollë dhe përfundova klasën e 9-të?- tha Filipoz. Për fat të keq,gruaja e tij nuk u lejua të shkojë të shkollë.
Ata do të fillonin të bënin fëmijë pas 15 vitesh, duke patur 7 të tillë. Kur u pyetën nëse kanë hasur vështirësi gjatë martesës së tyre të gjatë ata u përgjigjën:?Kurrë?- tha Filipoz. ?Shumë herë?- tha Sosama duke e kundërshtuar. Gruaja vdiq në vitin 2006, në moshën 101-vjeçare.
Sipas standardeve të rekordeve botërore Gines, martesa më e gjatë e njohur i përket çiftit Karam dhe Kartari Çand, që jetuan bashkë për gati 91 vjet. Sipas BBC, besohet se Karam ka lindur në vitin 1905 dhe Kartari në vitin 1912, në një zonë rurale të Indisë. Ata u martuan në vitin 1925, dhe u transferuan në Angli 40 vjet më vonë.
Ashtu si shumë njerëz që arrijnë një moshë shumë të thyer, Karam thoshte se sekreti i jetëgjatësisë së saj nuk kishte asgjë të veçantë. ?Hani dhe pini çfarë të doni, por me masë. Unë nuk jam frenuar kurrë ta shijoj jetën time?- tha ai.
Kur kremtuan 86-vjetorin e martesës, çifti u lavdërua në media, por të dy e morën me qetësi. Kartari tha:?Ne e dimë që të jesh i martuar për 86 vjet është një bekim. Por po ashtu do të jemi gati të ikim nga kjo botë kur të vijë koha. Gjithçka varet nga vullneti i Zotit, por ne kemi pasur vërtet një jetë të mirë?.Karam vdiq në vitin 2016, 6-javë para se të mbushte 111 vjeçe.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...