web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Popullariteti i Putin është sërish në rritje/ Por lufta kundër Ukrainës mund të ndryshojë gjithçka

26 Shkurt 2022, 07:31, Blog CNA

Nga Arik Burakovsky ?The Conversation?

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar se ky akt mund të çojë në një konflikt

Më të madh dhe të armatosur në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse në mes të tensioneve në rritje, sondazhet e opinionit publik në Rusi tregojnë se mbështetja për Putinin po rritet. Por tubimi rreth shefit të Kremlini gjatë kësaj krize ndërkombëtare ka të ngjarë të jetë jetëshkurtër.

Të dhënat historike tregojnë se luftërat diversioniste – pra luftimet jashtë vendit për të tërhequr vëmendjen nga problemet e rënda në vend – kanë funksionuar rrallëherë për Putinin. Me kalimin e kohës aventurat e guximshme dhe të shtrenjta ushtarake, do ta ulin popullaritetin e Kremlinit, dhe këtë gjë na e tregon gjithashtu historia.

Si një studiues i Rusisë dhe i opinionit publik atje, unë e di se lufta kërkon tek e fundit një sasi të madhe vullneti të mirë publik dhe mbështetje për një udhëheqës politik, shumë më tepër sesa mund të sigurojë një rritje afatshkurtër e popullaritetit.

Grumbulli i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën gjatë muajve të fundit, përkon me një rritje të vazhdueshme të popullaritetit të Putinit. Sipas kompanisë ruse të sondazheve ?Levada Center?,presidenti rus pëlqehet aktualisht nga 69 për qind e rusëve, krahasuar me 61 për qind në gushtin e vitit 2021.

Aktualisht vetëm 29 për qind e rusëve nuk e pëlqejnë Putinin, nga 37 për qind në gushtin e vitit të kaluar. ?Levada Center? është organizata kryesore e pavarur e kërkimit sociologjik në Rusi dhe respektohet gjerësisht nga shumë studiues, përfshirë edhe mua.

Gjatë kësaj kohe u rrit në mënyrë të moderuar edhe mbështetja për kryeministrin rus Mikail Mishustin dhe kabinetin e tij. Publiku rus kryesisht beson se duke u përballur me Perëndimin, Kremlini po e mbron Rusinë. Putin ka pasur vlerësime relativisht të larta në sondazhe që kur u bë për herë të parë president në majin e vitit 2000.

Popullariteti i tij ka qenë mesatarisht 79 për qind në 20 vitet e tij të para në detyrë. Disa politologë ia atribuojnë këtë prirje ?karizmës personale dhe imazhit publik të Putinit?, sidhe preferencës së rusëve për një ?sundimtar të fortë?.Ekspertë të tjerë argumentojnë se popullariteti i madh i Putinit, lidhet në fakt me indiferencën dhe besimin simbolik të rusëve tek liderët e tyre politikë.

Më 22 shkurt Putin mori lejen e ligjvënësve rusë për të dërguar forcat e armatosura jashtë vendit. Po atë ditë ai ratifikoi traktatet me dy rajonet separatiste në Ukrainën Lindore – të ashtuquajturat Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut – që kanë një udhëheqje politike të mbështetur nga Rusia.

Më shumë se 13.000 njerëz kanë vdekur duke luftuar në rajonin e Donbasit që nga viti 2014, kur rusët etnikë morën pushtetin në qytetet ukrainase Donjeck dhe Luhansk. Por pak njerëz në Moskë dëgjuan zhurmën e daulleve të luftës deri në mes të shkurtit.

Media shtetërore ruse ka pretenduar vazhdimisht se Kremlini nuk po përgatitej për luftë me Ukrainën. Madje shumë emisione televizive talleshin rregullisht me parashikimet perëndimore për një pushtim të afërt në Ukrainë, duke i cilësuar ato si ?histeri? dhe ?absurditet?.

Sipas sondazhit të ?Levada Center? në dhjetorin e vitit të kaluar,rreth 38 për qind e rusëve nuk e konsideronin si një mundësi reale luftën ndaj Ukrainës. Ndërkohë15 për qind e përjashtonin plotësisht mundësinë e konfliktit të armatosur. Gati 83 për qind e rusëvekishin një pikëpamje pozitive për ukrainasit.

Dhe 51 për qind thonë se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë vende të pavarura, por miqësore midis tyre. Narrativa popullore është se Rusia është një kështjellë e rrethuar, që mbrohet vazhdimisht nga sulmet e Perëndimit. Gjysma e rusëve fajësojnë SHBA-në dhe NATO-n për krizën aktuale, ndërsa 16 për qind mendojnë se agresori është Ukraina. Vetëm 4 për qind e të anketuarve besojnë se përgjegjëse është Rusia.

Vlerësimet mbi Putinin në sondazhe arritën kulmin në89 për qind, më pak se një vit pasi Rusia aneksoi me forcë Krimenë në vitin 2014. Pushtimi i realizuar kryesisht pa gjakderdhje shkaktoi një ?eufori kolektive? në mesin e popullit rus, që ka kaluar shpesh pushime përgjatë vijës bregdetare piktoreske të Krimesë.

Por veprimet e tjera ushtarake të fundit të Rusisë, përfshirë pushtimin e Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe ndërhyrjen e saj në luftën civile siriane në vitin 2015, nuk u pritën me të njëjtin entuziazëm. Pas të dyja këtyre ndërhyrjeve ushtarake, mbështetja publike ndaj tij ra ndjeshëm.

Tani, rusët nuk kanë shprehur të njëjtën lidhje personale me Donbasin siç ndjenin për Krimenë. Sondazhet e kryera që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, tregojnë vazhdimisht se shumica e rusëve e mbështesin pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura në Donbas. Por ata nuk mendojnë se ato duhet të bëhen pjesë e Federatës Ruse.

Unë besoj se konflikti që sapo ka nisur në Ukrainë, mund të shkaktojë shumë viktima në radhët e ushtrisë ruse. Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë mund të jetë e kushtueshme për Putinin brenda vendit, duke e minuar legjitimitetin e tij, dhe duke e detyruar atë të shpenzojë më shumë burime për të shtypur zërat kundër brenda vendit të tij.

Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së Xho Bajden njoftoi sanksione ?të shpejta dhe të rënda?, që mund ta dëmtojnë Rusinë. Ekonomia ruse përballet që tani me një inflacion të lartë dhe me rritje të ulët. Sanksionet amerikane dhe evropiane mund të shkaktojnë pasoja të mëvonshme ekonomike që do të dëmtonin seriozisht xhepat e rusëve, dhe njëherazi do të reduktonin më tej mbështetjen ndaj Putinit.

Shënim:Arik Burakovsky, ndihmës/drejtor në Programin e Rusisë dhe Euroazisë në Shkollën Fleçer për Drejtësi dhe Diplomaci në Universitetin Tafts, SHBA.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





09:11 Blog

Kaosi i ri Botëror

“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...

Lajmet e fundit nga