Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Nga Liz Peek ?Fox News?
Duket sikur deri dje bota ishte paqësore, armiqtë tanë shumë të kujdesshëm, kufijtë tanë ishin të sigurt, çmimet të qëndrueshme, krimi nën kontroll, dhe bursat në lulëzim. Po si degraduan kaq shpejt shumë gjëra? A është e drejtë të fajësohet për këtë Xho Bajden?
Unë besoj se po. Pasi ai garoi për president si një 78-vjeçar me shumë dobësi fizike dhe mendore. Në SHBA ka plot burra në të 70-at e tyre që janë fizikisht të fuqishëm dhe me një kthjelltësi mendorë të admirueshme. Bajden nuk është njëri prej tyre.
Vetë Xho e dinte, gruaja e tij po ashtu, shefi aktual i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klein dhe media,duhet ta kenë ditur se Bajden nuk i përballonte dot sfidat e mëdha që do ta shoqëronin presidencën e tij 4-vjeçare. E megjithatë e futën në garë, një kandidat me shumë pak bindje dhe akoma me më pak aftësi.
Por ja kush ia dinte gjithashtu këto dobësi:presidenti i Kinës Xi Jingping dhe lideri autoritar rus Vladimir Putin. Despotët e botës vunë re atë që amerikanët e panë shumë qartë:dobësinë e gjithanshme të Bajden. Ata panë një president të cilin mund ta bullizonin, dhe bindjet e të cilit ishin të cekëta.
Tani, Vladimir Putin po teston lidershipin e Bajden në Ukrainë. Presidenti amerikan flet me siguri se Putini është gati ta pushtojë fqinjin e tij. Të tjerë spekulojnë se lideri rus thjesht do të aneksojë disa pjesë të Ukrainës që janë më pro-ruse. Dhe në fakt Moska e ka nisur të hënën këtë proces duke shpallur menjëherë si republika të pavarura dy rajone lindore.
Pra Putin po e rrëmben atë që dëshiron, ndërsa ne qëndrojmë duarkryq dhe shikojmë. Ishte dëshpëruese, por jo për t?u habitur, që teksa po shtohej armiqësia e Rusisë, Bajden e hoqi menjëherë nga tavolina opsionin e ndërhyrjes ushtarake.
Edhe nëse presidenti dhe rrethi i tij i ngushtë do të kishin rënë dakord që ushtria amerikane nuk do të ndërhynte për të mbrojtur Ukrainën, pse duhej që ta bënim publik atë vendim?
A nuk është një parandalues ??i fuqishëm potenciali i angazhimit ushtarak?
Bajden ka premtuar sanksione ?të shpejta dhe të rënda?, por vetëm një ndalim i eksporteve të energjisë ruse apo përjashtimi nga sistemi bankar SWIFT, do të gjymtonte realisht ekonominë e atij vendi.
?New York Times? raporton se Shtëpia e Bardhë nuk do t`i prekë prodhuesit rusë të energjisë, nga frika e rritjes së çmimeve që tashmë po u shkaktojnë probleme amerikanëve, dhe po zvogëlojnë mbështetjen ndaj demokratëve.
Po ashtu,Shtëpia e Bardhë nuk mund të vendosë sanksione ndaj bankave më të mëdha ruse, pasi kjo gjë mund të shkaktojë një krizë financiare në Perëndim,apo të shkaktojë sulme kibernetike ruse ndaj institucioneve tona financiare.
Deri më sot nuk ka pasur kurrë sanksione me një bazë të gjerë, të vendosura ndaj një ekonomie me përmasat e asaj të Rusisë, apo bankave kaq të mëdha me shumë lidhje ndërkombëtare. Kjo është një ndërmarrje e rrezikshme, e cila nuk ka mbështetjen e plotë të aleatëve tanë.
Pavarësisht fjalëve entuziaste të Bajden për funksionimin e NATO-s si një zë i vetëm, realiteti është se Gjermania nuk ka rënë dakord për masa të tilla kaq të ashpra. Perëndimi nuk është i bashkuar dhe Putini e di këtë. Kjo është arsyeja pse nuk ka masa të reja, edhe pse po përshkallëzohet agresioni rus.
Një gazetar pyeti kohët e fundit zëvendëspresidenten Kamala Harris,se përse administrata nuk vendos sanksione tani, siç ka kërkuar presidenti i Ukrainës Zelenski. Harris iu shmang një përgjigje direkte, teksa e pranoi se kostot e sanksioneve do të përhapen përtej Rusisë.
A beson Shtëpia e Bardhë se ndëshkimet financiare do ta detyrojnë Putinin të tërhiqet pasi ta ketë pushtuar Ukrainën?
E pyetur më tej, nëse sanksionet do ta pengonin Putinin, Harris tha:?Mundësia është ende e hapur, megjithëse po ngushtohet…?. Nuk është ndonjë çudi pse Putini po tregohet kaq i guximshëm. Armiqtë tanë shohin gjithashtu një president të dobët që ka shkuar ideologjikisht në të majtën ekstreme, duke e minuar nga brenda kombin amerikan.
Pavarësisht kandidimit me premtimin për ta bashkuar vendin, Bajden ka krijuar qëllimisht fërkime edhe më të mëdha ndër-racore, duke i etiketuar në mënyrë të gabuar ligjet zgjedhore të miratuar nga shtetet e udhëhequra nga republikanët.
Ne jemi një komb ?sistematikisht racist? pohon Biden, duke e injoruar përparimin e madh të bërë në dekadat e fundit drejt barazisë racore. Ai injoron fakti se një akuzë e tillë minon aspiratat e atyre që ai pretendon se janë të shtypur. Për më tepër, Bajden e ka injoruar kriminalitetin në rritje, duke iu bindur kauzës të së majtës se janë kriminelët dhe jo viktimat, ata kanë nevojë për simpatinë tonë.
Bajden ka dëmtuar edhe ekonominë e SHBA-së. Duke iu përkulur presionit të atyre që mbrojnë kauzën e krizës së klimës, Bajden ka punuar në mënyrë të qëndrueshme për të çmontuar prioritetin gjeopolitik nr.1 të vendit tonë:energjinë e bollshme dhe të lirë.
Dekurajimi i investimeve në fushat e naftës, anulimi i gazsjellësve të rinj dhe pasja si prioritet e burimeve të shtrenjta të rinovueshme, e ka ngadalësuar prodhimin tonë energjitik dhe e ka forcuar ndikimin e Rusisë dhe OPEC-ut mbi çmimet globale të naftës dhe gazit.
Po ashtu, Bajden rrëzoi ligjet e imigracionit të cilat reduktuan numrin e njerëzve që hyjnë ilegalisht në SHBA. Për pasojë,gati 2 milionë njerëz kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë vitin e fundit.
Parimi i presidencës së Bajden, është se gjithçka që bëri Trump ishte e keqe dhe duhej të rrëzohej. Problemi është se shumë nga politikat e paraardhësit të tij funksionuan. Kaos jashtë vendit, kaos në shtëpi.
Dhe të gjitha sepse kemi në krye një president të dobët. Amerikanët janë të zemëruar, dhe me të drejtë. Le të shpresojmë që zemërimi t?i shtyjë votuesit të dalin masivisht të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, dhe t?i japin Bajden përgjigjen që ai e meriton.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...