Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Norman Miller ?BBC?
Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar nga një tërmet nënujor me magnitudë 9.1 ballë në brigjet e Indonezisë, shkatërroi komunitetet bregdetare përreth Oqeanit Indian, duke vrarë të paktën 225.000 njerëz në disa vende. Numri i madh i viktimave, u shkaktua pjesërisht nga fakti se shumë komunitete nuk morën asnjë paralajmërim nga autoritetet.
Sistemet lokale të paralajmërimit të hershëm të krijuara nga njeriu, si sensorët e baticave dhe tërmeteve, nuk arritën të lëshonin ndonjë alarm të qartë. Shumë sensorë ishin jashtë funksionit për shkak të mos-mirëmbajtjes, ndërsa shumë zona bregdetare nuk kishin asnjë sistem paralajmërimi mbi cunamit.
Edhe komunikimi i rastësishëm dështoi të paralajmëronte njerëzit mbi situatën, pasi shumë mesazhe me tekst nuk arritën dot në celularët e atyre që banonin në zonat e kërcënuara, ose nuk u lexuan. Por në minutat dhe orët përpara se dallgët e tërbuara me një lartësi deri në 9 metra të përplaseshin në vijën bregdetare, disa kafshë duket se e ndjenë rrezikun e afërt dhe u përpoqën të largoheshin.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, elefantët vrapuan drejt një terreni më të lartë, flamengot i braktisën foletë e tyre në zonat e ulëta, ndësa qentë refuzuan të dilnin jashtë kolibeve të tyre. Në fshatin bregdetar Bang Koej në Tajlandë, vendasit raportuan se një tufë buallësh pranë plazhit ngritën papritmas veshët, panë nga deti, dhe më pas vranuan drejt majës së një kodre aty pranë disa minuta para se të godiste cunami.
?Edhe të mbijetuarit nga cunami raportuan se kishin parë kafshë, si lopë, dhi, mace dhe zogj, të lëviznin qëllimisht në brendësi të territorit pak pasi ndodhi tërmetit, dhe para sesa të mbërrinte cunami?- thotë Irina Rafliana, që ka qenë më herët pjesë e një grupi këshillues për Strategjinë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Rrezikun nga Fatkeqësitë (UNISDR), sot studiuese në Institutin Gjerman të Zhvillimit në Bon.
?Shumica e njerëzve që mbijetuan vrapuan së bashku me këto kafshë ose menjëherë pas tyre?. Rafliana rrëfen histori të ngjashme, të lidhura me punën e saj në terren rreth fatkeqësive të tjera, si cunami i vitit 2010 i shkaktuar nga një tërmet nënujor pranë Sumatrës, që vrau afro 500 njerëz në Ishujt Mentauai.
Edhe atje disa kafshë, si elefantët, u raportuan se kishin reaguar sikur të kishin një lloj njohurie të hershme mbi atë që do të ndodhte. Vetëm disa ditë më parë, një breshkë e ri-lëshuar rishtazi në det, u rikthyer papritur dy ditë përpara shpërthimit vullkanik të muajit janar në ishullin Tonga.
Në shumë zona të goditura rregullisht nga fatkeqësitë natyrore, nuk ekzistojnë sistemet e paralajmërimit të hershëm. Në vitin 2017, Organizata Botërore Meterologjike zbuloi se qeverive e rreth 100 vendeve u mungojnë sistemet e paralajmërimit të hershëm për fatkeqësitë natyrore, edhe pse janë të pritura të goditen prej tyre.
Por historitë rreth sjelljes së kafshëve përpara katastrofave, kanë nxitur disa studiues që t?i kushtojnë vëmendje serioze shkencore teorisë se kafshët mund të kenë sisteme të integruara në trupin e tyre, që i paralajmërojnë ato për fatkeqësitë natyrore të afërta.
Dhe kjo ngre një pyetje intriguese:A mund të ofrojnë kafshët sisteme natyrore të paralajmërimit të hershëm për ne njerëzit? Referenca më e hershme e regjistruar në lidhje me sjelljen e pazakontë të kafshëve përpara një fatkeqësie natyrore daton në vitin 373 Para Krishtit, kur historiani grek Tukididi raportoi se minjtë, qentë, gjarpërinjtë dhe nuselalat e braktisën qytetin e Helices në ditët para goditjes nga një tërmet katastrofik.
Historia është e mbushur me raportime të tilla. Kështu, pak minuta përpara tërmetit të fortë që goditi Napolin në vitin 1805, demat, delet, qentë dhe patat filluan që të bënin zhurmë në gjuhën e tyre. Edhe kuajt u larguan me vrap pak para tërmetit që goditi San Franciskon në vitin 1906.
Edhe me teknologjinë e përparuar që ekziston sot, mund të jetë e vështirë të zbulohen shumë lloje të fatkeqësive natyrore të afërta. Për shembull në rastin e tërmeteve, sensorët sizmikë japin sinjal vetëm kur ndodhin dridhjet e tokës.
Bërja e parashikimeve të besueshme kërkon sinjale pararendëse. Dhe shkencëtarët nuk kanë gjetur ende asnjë sinjal, mbi atë që ndodh vazhdimisht përpara tërmeteve të mëdha. Nga këtu buron edhe gatishmëria në rritje e disa shkencëtarëve, për të marrë në konsideratë më shumë sinjale paralajmëruese nga sjellja e kafshëve.
Një nga studimet më të rëndësishme se si kafshët mund të parashikojnë fatkeqësitë natyrore u krye 5 vjet më parë nga një ekip i udhëhequr nga Martin Vikelski nga Instituti Maks Plank i Sjelljes së Kafshëve në Gjermani.
Studimi përfshiu regjistrimin e modeleve të lëvizjes së kafshëve të ndryshme (lopë, dele dhe qen) – një proces i njohur si biologimi – në një fermë në rajonin e Markes në Italinë Qendrore, të prirur për t?u goditur nga tërmete të fortë.
Çdo kafshe iu ngjit në trup një çip që dërgonte të dhëna mbi lëvizjejen në një kompjuter çdo disa minuta midis tetorit 2016 dhe prillit 2017. Gjatë kësaj periudhe, statistikat zyrtare regjistruan mbi 18.000 tërmete në atë rajon, nga lëkundjet e vogla me magnitudë 0.4 ballë, deri në dhjetëra tërmete me shkallë 4 ballë apo më shumë, përfshirë tërmetin shkatërrues me magnitudë 6.6 ballë në Norçia.
Studiuesit gjetën prova se kafshët e fermës nisën ta ndryshonin sjelljen e tyre deri në 20 orë para një tërmeti. Sa herë që kafshët e fermave të monitoruara ishin 50 për qind më aktive për më shumë se 45 minuta, studiuesit parashikuan një tërmet me magnitudë mbi 4 ballë.
Shtatë nga tetë tërmete të forta u parashikuan saktë në këtë mënyrë. ?Sa më afër të ishin kafshët me epiqendrën e tërmetit, aq më herët e ndryshonin sjelljen e tyre?- tha Vikelski në vitin 2020 kur dhe u publikua studimi. Në një studim tjetër Vikelski monitoroi lëvizjet e dhive në shpatet vullkanike të malit Etna në Siçili.
Ai zbuloi gjithashtu se kafshët kishin një ndjesi paraprake, se kur Etna do të shpërthente sërish. Në Amerikën e Jugut, ekologia e sjelljes së kafshëve Rakel Grant ka gjetur rezultate të ngjashme. Ajo studioi modelet e lëvizjes së kafshëve duke përdorur kamerat brenda Parkut Kombëtar Janaçaga në Andet peruane gjatë një periudhe që përfshinte edhe tërmetin me magnitudë 7 ballë në Kontamana në vitin 2011.
?Numri i kafshëve të regjistruara në kamera, nisi të zvogëlohej rreth 23 ditë para tërmetit, dhe kjo rënie u përshpejtua 8 ditë para tërmetit. Në ditët 10, 6, 5, 3 dhe 2 para tërmetit, por edhe në ditën e tërmetit, nuk u regjistruan asnjë lëvizje kafshësh, gjë që është shumë e pazakontë?- tha Grant në vitin 2015.
Grant gjeti po ashtu prova të asaj që mund të shkaktonte ndryshimet në sjelljen e atyre kafshëve, në formën e një sërë shqetësimeve të forta si pasojë e ngarkesave elektrike lokale në atmosferë çdo 2-4 minuta, duke filluar nga 2 javë para tërmetit.
Tërmeteve u paraprin një periudhë, kur ndodhin sforcime të mëdha në shkëmbinjtë në thellësi të Tokës. Transportues të ngarkesave elektronike shumë të lëvizshme mund të rrjedhin me shpejtësi nga korja në sipërfaqen e Tokës, ku jonizojnë molekulat e ajrit mbi vendin ku shfaqen.
Një jonizëm i tillë, është vërejtur përpara tërmeteve në të gjithë globin. Ato gjenerojnë gjithashtu valë elektromagnetike me frekuencë ultra të ulët, duke ofruar një sinjal shtesë, që mund ta kapet nga disa kafshë. Por disa shkencëtarë, teorizojnë se kafshët mund të kenë evoluar edhe një mekanizëm të arratisë para lëkundjes sizmike.
Ndoshta ato i zbulojnë valët e presionit përpara se të mbërrijnë tërmetet, apo zbulojnë ndryshime në fushën elektrike qëkur nis të thërrmohet shkëmbi nëntokë. Kafshët përmbajnë në trupin tyre gjithashtu shumë hekur, i cili është i ndjeshëm ndaj magnetizmit dhe fushave elektrike.
Por a mund t’i parashikojnë njerëzit realisht tërmetet nga vëzhgimet e kafshëve? Në një artikull të vitit 2020 , Vikelski dhe kolegët e tij përcaktuan, bazuar në të dhënat nga kërkimi i kryer në Itali, ndërtimin e një sistemi paralajmërimi të hershëm të tërmeteve, duke përdorur vendet e monitorimit të aktivitetit të kafshëve.
Në këto kushte, studiuesit do të duhet të vëzhgojnë një numër më të madh kafshësh për periudha më të gjata kohore në zona të ndryshme sizmike anembanë botës, përpara se ato të mund të përdoren për të parashikuar tërmetet. Për këtë, Vikelski dhe të tjerët po i drejtohen sistemit global të vëzhgimit të kafshëve ?Icarus? në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, për të mbledhur të dhëna mbi lëvizjen e kafshëve në nivel global.
Ndërkohë, Kina ka krijuar tashmë një sistem alarmi ndaj tërmeteve në Naning, duke monitoruar sjelljen e kafshëve shumë më afër tokës, sidomos gjarpërinjtë në një rajon të gjerë të prirur ndaj tërmeteve. Gjarpërinjtë kanë një sërë mekanizmash shqisorë të orientuar drejt zbulimit të ndryshimeve të vogla në mjedisin përreth tyre.
Ishin ndryshimet e papritura në sjelljen e gjarpërinjve dhe kafshëve të tjera, ato që i nxitën autoritetet të evakuonin qytetin kinez të Haiçengut në vitin 1975, pak para se të ndodhte një tërmet i madh, një veprim që shpëtoi shumë jetë njerëzish.
?Nga të gjitha krijesat në tokë, gjarpërinjtë janë ndoshta më të ndjeshëm ndaj tërmeteve. Kur pritet të ndodhë një tërmet, gjarpërinjtë do të largohen nga foletë e tyre, madje edhe në të ftohtin e dimrit?- tha Jiang Ueisong, drejtor i zyrës së paralajmërimit në Nanning.
Marrë me shkurtime./ Përshtatur nga CNA.al
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...