Popullariteti i Putin është sërish në rritje/ Por lufta kundër Ukrainës mund të ndryshojë gjithçka
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Charlie Campbell ?Time?
Vladimir Putin i shpalli të mërkurën luftë Ukrainës me tanke, avionë dhe raketa. Optika e presidentit të Rusisë, vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë shpalljes së pushtimit të një kombi sovran gjatë një takimi urgjent të anëtarëve të këshillit – i drejtuar nga ambasadori i Rusisë në OKB – ishte e zymtë:synohet rrëzimi përfundimtar i rendit botëror aktual, të bazuar tek rregullat që i mishëron vetë organizata.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u trondit aq saqë e quajti pushtimin si ?momentin më të trishtë të mandatit tim?. Edhe pse bombardimet e qyteteve ukrainaseu përshkallëzuan së bashku me debatet në sallën e OKB, ndjenjat ndryshuan nga indinjata tek pafuqia e apelit të anëtarëve të Këshillit për paqe dhe dialog.
?Kur ne ishim mbledhur për të kërkuar paqe, Putini dha një mesazh lufte, duke përbuzur tërësisht përgjegjësinë e këtij këshilli. Kjo është një emergjencë serioze?-tha përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB Linda Tomas-Grinfilld.
Nuk do të ishte e saktë që t?ia atribuonim këto dështime vetëm armiqësisë së Vladimir Putinit. Sepse dihet tashme se institucionet globale qeverisëse, e kanë humbur prej kohësh peshën e tyre, dhe kjo është vënë re në një sërë krizash të fundit që kanë pasur një vëmendje modeste: aneksimi i Krimesë, pandemia Covid-19, rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan, rebelimi popullor në Kazakistan, grusht i shteti në Mianmar, dhe tani ngjarjamë dramatike ngatë gjitha, pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
?Kjo është kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore në zemër të Evropës, dhe do të ketë pasoja të mëdha. Kjo situatë do të kërkojë përpjekje të mëdha për të zgjidhur krizën dhe për të ripërtërirë rendin botëror?- tha të enjten për ?Time? ish-presidenti mongol Tsakiaxhin Elbexhor.
Çështja kryesore është si mund të ndodhë kjo. Pas Luftës së Ftohtë, Perëndimi supozoise bota kishte ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Por në pak më shumë se një dekadë, demokracitë liberale e kanë humbur ndikimin e tyre, ndërsa autokracitë janë bërë gjithnjë e më të suksesshme në aspektin ekonomik.
Dhe tani janë rikthyer ndarjet e vjetra. ?Duket se tensionet e vjetra të Luftës së Ftohtë nuk janë larguar ndonjëherë. Duket sikur jemi rikthyer në një situatë lufte, me vatra të mundshme shpërthimi në mbarë botën?- thotë ish-kryeministri i Tajlandës Abhisit Vejajiva.
Të mërkurën, administrata e Xho Bajden akuzoi edhe Pekinin për rolin e tij në këtë ndryshim. ?Rusia dhe Kina duan një rend të ri botëror. Por rendi që kemi është në fuqi,dhe do të ishte shumë jo-liberal një rend që qëndron në kontrast me sistemin që kanë ndërtuar vendet në mbarë botën gjatë 7 dekadave të fundit?- deklaroi për mediat zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prajs.
Por këtu ka pjesërisht faj edhe arroganca SHBA-së, e cila nuk i forcoi institucionet ndërkombëtare në këto 70 vjet, kur ishte e vetmja fuqi dominuese. Institucionet e Bretton Ëoods-it përcaktojnë rregullat ekonomike globale rreth të cilave ne veprojmë ende, përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë, Fondin Monetar Ndërkombëtar etj, për sa i përket tregtisë, tregtisë dhe sanksioneve për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare.
Deri kohët e fundit, për shkak të pasurisë së Amerikës dhe fuqisë së vendeve të zhvilluara evropiane, Perëndimi u tregua shpërfillës. Por sot Uashingtoni e sheh veten të paaftë për të ushtruar lirisht vullnetin e tij, si rezultat i rritjes së ndikimit ekonomik dhe diplomatik të Pekinit.
Sot zyrtarët kinezë drejtojnë 4 nga 15 agjencitë e specializuara të OKB-së. Në janar të këtij viti, Kina ishte i vetmja anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që votoi pro Rusisë, nënjë përpjekje të dështuar për të penguar një takim të kërkuar nga SHBA-ja mbi grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Dallimi midis Pekinit dhe Moskës, thotë Rana Miter, profesoreshë e historisë dhe politikës së Kinës moderne në Universitetin e Oksfordit, është se i pari dëshiron të ndikojë mbi rendin ndërkombëtar për përfitime vetjake, ndërsa i dyti dëshiron që ta shkatërrojë atë tërësisht.
Kjo gjë e bën atë ndoshta sfidën aktuale më madhore për Perëndimin edhe sesa Lufta e Ftohtë, kur Perëndimi kishte përballe një vend, që në aspektin ushtarak ishte një superfuqi, por në aspektin ekonomik ishte më i dobët.
?Me Kinën ne po shohim një vend që ka aftësinë ekonomike për të na mposhtur të gjithëve. Kjo do të thotë se mund të shthuret rendi i bazuar në rregulla, gjë që po ndodh tani?-thotë Jan Dankan Smith, deputet dhe ish-udhëheqës i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe.
Pekini i mbështet institucionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë në përputhje me qëllimet e tij, si Banka Botërore dhe Paktet e Parisit mbi klimën. Por aty ku interesat e Pekinit ndryshojnë nga normat në fuqi, sidomos në lidhje me të drejtat e njeriut, ai synon t?i korruptojë ato vlera dhe të sjellë modelet e saj alternative.
Kjo sjellje me standarte të dyfishta e Kinës në lidhje me sulmin e Putinit kundër Ukrainës, nxjerr në pah atë që duket të jetë normaliteti i ri. Ndërsa bëri thirrje të enjten për ?dialog dhe negociata?, Ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi dha de fakto bekimin e tij për pushtimin, duke i thënë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, në një bisedë telefonike se ?pala kineze i kupton shqetësimet legjitime të Rusisë mbi sigurinë?.
?Pekini mendon se mund ta shmangë këtë çështje delikate, pasi është një luftë midis dy vendeve evropiane. Dhe në qendër të konfliktit është roli i NATO-s dhe i Shteteve të Bashkuara?- thotë Miter.
Në situatën aktuale, shumëçka do të varet nëse Putinit do t?i shkaktohen kosto serioze. SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe Japonia, kanë vendosur sanksione ndaj bankave ruse dhe miqve të pasur të Putinit, ndërsa Gjermania e pezulloi certifikimin e gazsjellësit ?Nord Stream 2?.
Por Kina bashkë me miqtë e tjerë të Kremlinit, ka të ngjarë të kompensojë dëmet që mund të shkaktojnë këto masa. Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Rusisë u rrit me 33.6 për qind vitin e kaluar, duke arritur nënë rreth 140 miliardë dollarë.
Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ishte të mërkurën në Moskë për të diskutuar ndër të tjera për ndërtimin e gazsjellësit ?Pakistan Stream? me vlerë 2.5 miliardë dollarësh. Por a ka ndonjë shpresë për rendin aktual botëror? Në vend se të shkatërrohen institucionet ekzistuese, thotë Abhisit, duhet që ato të inkurajohen, në mënyrë që të mund t?i zgjidhin këto lloj konfliktesh, pa ia lënë në dorë palëve ndërluftuese.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...