web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e pazakontë/ Vetëm 3 tanke e shpëtuan Tajvanin nga pushtimi komunist

27 Shkurt 2022, 08:59, Blog CNA

Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Popullore të Kinës. Ai akt ishte një goditje e fortë për Republikën e Kinës, dhe për nacionalistët që ishin ende të angazhuar

në luftën civile. Shpallja e republikës së re, sinjalizoi se komunistët kishin vënë nën kontroll pjesën më të madhe të Kinës kontinentale, dhe nacionalistët po dëboheshin me forcë nga vendi.

Që të mbante gjallë luftën kundër komunistëve, Çang Kai-Shek i urdhëroi forcat e mbetura nacionaliste të tërhiqeshin në ishullin e Tajvanit për t?u rigrupuar. Gjatë tërheqjes së tyre, ushtritë nacionaliste morën me vete edhe forcën ajrore të Kinës dhe pjesën dërrmuese të marinës kineze, të cilën e përdorën për të fortifikuar ishujt në vijën e drejtë midis kontinentit dhe Tajvanit.

Mao e pa me shumë interes atë lëvizje. Ai nuk kishte ndërmend ta linte rivalin e tij që të mbante një ushtri dhe një qeveri në Tajvan. Ndaj ishulli do të pushtohej, dhe kështu do të fshiheshin edhe gjurmët e fundit të luftës civile. Problemi ishte se Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), mbeti pa pajisjet jetike ushtarake të nevojshme për të nisur një sulm të madh amfib.

Kësisoj, Mao urdhëroi në fillim një pushtim të ishujve të afërt Kuejmoj, që ndodheshin pranë brigjeve të Kinës kontinentale. Ishujt ishin fortifikuar dhe ndodheshin nën kontrollin e forcave nacionaliste. Marrja e Ishujve Kuejmoj do t?i jepte udhëheqësit komunist një bazë të mirë nga ku mund të sulmonte më pas Tajvanin, dhe ku mund të merrte informacione të vlefshme mbi zbarkimet amfibe.

Por as nacionalistët nuk kishin ndërmend t?i lejonin komunistët të merrnin ndonjë nga territoret e fundit që kishin ende në zotërim. Ata i fortifikuan shumë ishujt që zotëronin. Përgjatë bregut u ngritën bunkerë. Nëpër plazhe u vendosën kurthe për tanket, si dhe mina tokësore.

Një divizion i vogël tankesh u vendosën nëpër plazhe. Mijëra trupa të stërvitura nga betejat e luftës civile u urdhëruan qtë kontrollonin linjat mbrojtëse. Duke mos pasur një forcë detare apo ajrore, PLA mendoi të zbarkonte mijëra trupa në ishullin Kinmen përmes anijeve  të peshkimit.

Plani ishte që forcat nacionaliste të mposhteshin përmes epërsisë numerike të trupave komuniste. Por ajo që ndodhi më pas ishte një katastrofë. Më 25 tetor 1949, Mao urdhëroi pushtimin e ishullit Kinmen, një element kyç në grupin e ishujve Kuejmoj.

Mijëra trupa dolën në ujë të hapur me gomone private dhe anije peshkimi të konfiskuara nga peshkatarët e zonës. Kur forcat komuniste zbarkuan në plazhet e këtyre ishujve, u përballën me një surprizë të madhe. Një grup tankesh ?M5A1 Stuart? po i priste përballë.

Trupat komuniste nuk kishin me vetë asnjë lloj armatimi të rëndë, asnjë mbështetje nga artileria, dhe asnjë mbulim nga forcat ajrore. Ndaj ata që zbarkuan në plazhe, ishin tërësisht të papërgatitur për të luftuar kundër divizionet e blinduara.

Tanket hapën zjarr dhe filluan të bëjnë kërdinë. Regjimenti 244 i PLA zbarkoi në një plazh në Longkou, ku u prit nga tre tanke Stuart. Komandantët e ushtrisë komuniste besonin se kishin mjaftueshëm trupa për të mposhtur tre tanke të kategorisë së lehtë.

Por e kishin gabim. Tri tanket qëlluan mbi forcat komuniste pushtuese deri sa iu mbarua municioni. Kur ndodhi kjo, në vend se të tërhiqeshin, kaluan mbi trupat pushtuese. Tanket shkaktuan një kaos absolut në radhët e forcave komuniste.

Në të gjithë ishullin historia ishte e njëjtë. Forcat komuniste ishin të papërgatitura të përballeshin me mbrojtjen e fortë që kishin përgatitur nacionalistët. Ata mbetën të shtangur në çdo sektor. Pas 2 ditë luftimesh të ashpra, grupet e pakta të ushtarëve komunistë që kishin arritur të fitonin terren në plazhe, u detyruan të tërhiqen për shkak të mungesës së ushqimit dhe municionit.

Pushtimi ishte një dështim i plotë. Forcat komuniste që zbarkuan në Kinmen, pësuan humbje të rënda dhe një disfatë të plotë. Çdo ushtar që zbarkoi në breg u kap rob ose u vra. Ushtria Çlirimtare Popullore pësoi gjithsej 9048 të vrarë në vetëm 2 ditë.

Që nga kohë, tanket amerikanë ?M5A1 Stuarts? morën nofkën ?Ariu i Kinmen?. Ajo humbje me përmasa katastrofike, e detyroi Maon të rishikonte planin e tij për të pushtuar Tajvanin. Nëse donte që të kishte sukses, ai do të kishte nevojë për anije dhe avionë.

Ai do të kishte nevojë edhe për artilerinë e rëndë, dhe për forca të blinduara. Madje mund të kishte nevojë edhe për armë bërthamore. Rruga përpara nuk ishte aspak e lehtë. Kjo pasi vitet 1950, sollën probleme të reja për Kinën komuniste.

Shtetet e Bashkuara filluan të mbështesin ushtarakisht Tajvanin. Lufta e Koresë shpërtheu vetëm dy vjet më vonë, duke e detyruar Kinën që të luftonte në Korenë e Veriut, në vend se në Tajvan. Gjatë gjithë kohës, kinezët nacionalistë vazhduan ta pranonin ndihmën ushtarake të SHBA-së, dhe vazhduan të forconin zotërimet e tyre ishullore.

Shumë shpejt, çdo pushtim i ishujve nën kontrollin e nacionalistëve u pa si një akt vetëvrasës. Tajvani shpëtoi, edhe pse për momentin. Humbja katastrofike në Kinmen, ndaloi çdo plan të mëtejshëm për pushtimin e territoreve që kontrolloheshin nga nacionalistët.

Dhe gjithçka ndodhi falë përpjekjeve të guximshme të një grupi të vogël tankesh në plazhet e Kinmen. Ato shkaktuan aq humbje të mëdha dhe panik tek pushtuesit komunistë, saqë këta të fundit nuk provuan më kurrë një pushtim amfib në shkallë të gjerë./Medium.com-Përshtatur nga CNA.al





09:11 Blog

Kaosi i ri Botëror

“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...

Lajmet e fundit nga