Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hedhur bombat e para atomike në botë në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë, që të dyja brenda 3 ditësh. Ai moment shënoi edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe fillimin e Luftës së Ftohtë.
Kufijtë e rinj të shkencës u zgjeruan shumë, teksa u përhapën pikëpyetjet morale rreth përdorimit të armëve bërthamore. Numri i të vdekurve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga këto bomba mbeten të paimagjinueshme për ata që nuk e kanë përjetuar, dhe shumë rrëqethëse për t?u kujtuar për ata që e kanë përjetuar.
Japonezi Jasujiro Tanaka, një nga të mbijetuarit e shpërthimit atomik në Nagasaki, ishte vetëm 3 vjeç në vitin 1945. Ai kujton: ?Nuk mbaj mend shumë gjëra nga ajo ngjarje.
Por më kujtohet sesi qielli u bë shumë i bardhë, tamam si një milionë blice kamerash që ndizen menjëherë? Më pas, një errësirë e madhe? Kur xhaxhai më gjeti ? fytyra ime ishte e deformuar? Gunga të shumta nisën të formohen në të gjithë trupin tim. Humba dëgjimin në veshin tim të majtë. Edhe më shumë se një dekadë pas bombardimit, nëna ime filloi të vërente copa xhami që dilnin nga lëkura e saj? Motra ime më e vogël edhe sot e kësaj dite vuan nga ngërçet kronike të muskujve, përveç problemeve me veshkat??.
Takato Mishishita, një i mbijetuar tjetër nga i njëjti shpërthim tregon sesi gjithçka rreth tij u zbardh kur ra bomba. Ai e përshkroi qiellin sikur ishte kthyer në ?një nuancë në ngjyrë vjollce dhe gri?. Ndërkohë Shigeko Matsumoto kujton se si viktimave të djegieve nga bombardimet u binte lëkura dhe i varej poshtë trupave si të ishin shirita prej letre.
Të mbijetuarit nga shpërthimi i bombës bërthamore në Hiroshima, kanë rrëfyer në detaje mbi pasojat e rrezatimit, duke deklaruar se u shkaktoi të vjella të shumta, humbje flokësh dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, ndër shumë gjendje të tjera kronike.
Një marinar që pretendonte se ndodhej mbi një varkë 64 km milje larg nga një vend testimi të armëve bërthamore (Castle Bravo) pretendoi se mundi të shihte eshtrat e tij edhe pse ndodhej larg. Ai raportoi se vala e goditjes nga bomba e lëkundi fort varkën dhe gati i hodhi marinarët në det.
Dagllas Hern, një ushtar britanik që ka qenë dëshmitar i 5 testeve të bombës bërthamore, tha se ishte sikur po shite krahët e tij përmes rrezeve X, edhe pse sytë i mbante mbyllur. Ai vazhdoi:?Pastaj mbërriti vala e të nxehtit ekstrem? Të thuash që ishte e frikshme është një nënvlerësim?.
Sapo shpërthen një bombë bërthamore, vala e goditjes që ajo dërgon në të gjitha drejtimet prodhon atë lloj presion ajri që mund të rrafshojë të gjitha objektet e vogla dhe mesatare dhe të shembë ato më të mëdha dhe të rënda. Intensiteti i efektit të shpërthimit varet nga lartësia e shpërthimit mbi sipërfaqen e Tokës.
Sa më e madhe të jetë distanca, aq më e madhe është lartësia optimale e shpërthimit, dhe aq më i madh është ndryshimi i presionit të ajrit dhe dëmi që shkakton. Shkencëtarët kanë përcaktuar se gati 35 për qind e energjisë nga këto shpërthime vjen nga rrezatimi termik (nxehtësia).
Meqë drita udhëton më shpejt sesa zëri, drita që shkaktohet nga shpërthimi shihet përpara se të dëgjohet zhurma e shpërthimit apo të ndjehen efektet shkatërrimtare. Blici i dritës prodhon verbëri tek ata që e shohin, e cila mund të zgjasë për disa minuta pas shpërthimit.
Por nëse blici shihet drejtpërdrejt dhe nga një distancë e afërt, mund të ketë dëmtim të përhershëm të retinës. Për më tepër, nxehtësia e madhe shkakton djegie të lëkurës tek njerëzit që janë më afër vendit të shpërthimit. Djegiet e shkallës së parë, të dytë dhe të tretë janë të zakonshme tek individët që ndodhen 8 km ose më larg nga vendi i shpërthimit.
Ndërkohë nxehtësia gjithashtu mund të ndezë objekte dhe substanca që marrin flakë aty afër, duke shkaktuar zjarre që zgjasin në kohë dhe që mund të shkaktojnë dëme shtesë, sidomos në vendet urbane. Shpërthimet bërthamore nuk shkaktojnë viktima vetëm nga shpërthimi i menjëhershëm, por pasojat që ato sjellin janë thuajse po aq të rrezikshme dhe shumë më të gjata.
Rreziku më i madh është gjatë orëve të para pas shpërthimit, pasi në atë moment emetohet sasia më e madhe e rrezatimit. Nëse shpërthimi ndodh mbi apo afër sipërfaqes së tokës, çdo material në afërsi do të thithet nga retë bërthamore në zgjerim e sipër, duke shkaktuar kësisoj pasoja lokale dhe mbarëbotërore.
Rezultati në zonën e shpërthimit shihet brenda 24 orëve të para. Ndërsa nivele më të ulëta rrezatimi por gjithsesi të rrezikshme përhapen në të gjithë sipërfaqen e Tokës.
Grimcat që ngrihen në një distancë të shkurtër dhe bien sërish në Tokë disa minuta pas shpërthimit, nuk kanë gjasa të shkaktojnë shumë të vdekur, pasi ato bien në vendin ku shumica e njerëzve tashmë janë vrarë nga shpërthimi fillestar.
Grimcat që barten më larg vendit të shpërthimit, ndikohen nga kushtet e motit. Për shembull, nëse vendi ka reshje shiu, kjo rrit shanset që ato zona të bëhen pika të nxehta me intensitet më të lartë rrezatimi sesa rrethinat e tyre. EMP quhet rrezatimi elektromagnetik që buron nga një shpërthim bërthamor dhe që ndryshon me kalimin e kohës.
Ai krijohet në përputhje me rrezatimin fillestar (rrezatimin gama), gjatë të cilit elektronet që janë më të lehta zhvendosen nga pika e shpërthimit, ndërsa ato më të rëndat mbeten aty. Kjo ndarje e ngarkesave çon në prodhimin e një fushe elektrike me asimetri brenda saj. Këto asimetri prodhojnë në fund EMP, e cila varet nga lartësia e shpërthimit.
Këto impulse janë të afta të prekin pajisjet elektronike. Ato dëmtojnë pajisjet e pambrojtura si radarët, radiot, televizorët, kompjuterat, telefonat dhe pajisjet dhe sistemet e komunikimit. Sot, shkencëtarët kanë gjetur zgjidhje për t?i bërë rrjetet dhe pajisjet më të afta për t?i bërë ballë këtyre impulseve.
Sipas shkencëtarëve, afro 2.4 milionë njerëz do të vdesin nga një formë kanceri e shkaktuar nga testet bërthamore që janë kryer midis viteve 1945-1980. Kjo tregon se pasojat afatgjata shëndetësore janë po aq shqetësuese sa edhe efektet e menjëhershme katastrofike të shpërthimeve bërthamore. Rrezatimi jonizues që prodhohet nga këto lloj shpërthimesh e ndot mjedisin, shkatërron ekosistemet thelbësore, shkatërron përgjithmonë edhe jetën e të mbijetuarve./medium.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...