Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Faith Hillis ?The Atlantic?
Pas rezultateve katastrofike të ndërhyrjeve të SHBA-së në Irak dhe Afganistan, shumë prej amerikanë hezitojnë me të drejtë që t?i kundërpërgjigjen ushtarakisht pushtimit rus të Ukrainës. Ata nuk duan që të përfshihen në një tjetër ?luftë të përhershme? shumë larg vendit të tyre.
As sanksionet me rreze të gjerë veprimi, të cilat prekin zakonisht më së shumti shtresat e ulëta të shoqërisë, nuk janë zgjidhja më e mirë. Por ekziston një opsion jo-ushtarak i përdorshëm që ka potencialin ta frenojë agresionin rus dhe njëkohësisht të adresojë disa sfida urgjente me të cilat përballen qeveritë perëndimore:synimi i aseteve perëndimore dhe i stilit të jetesës së elitës ruse.
Vladimir Putin dhe rrethi i tij i ngushtë, pretendojnë se e urrejnë Perëndimin, por në fakt ata janë kozmopolitë që jetojnë dhe investojnë përtej kufijve të Rusisë. Ata blejnë prona në Monte Karlo dhe i parkojnë jahtet tyre ultra-luksoze në portet e Barcelonës.
Fëmijët e tyre jetojnë në vila evropiane dhe ndjekin universitetet më të mira në SHBA. Ata i fshehin pasuritë e tyre në parajsat fiskale dhe i pastrojnë paratë e tyre përmes blerjes së pasurive të paluajtshme në Londër, Nju Jork dhe Majami.
Një studim i fundit nga disa ekonomistë, vlerësoi se më shumë se gjysma e pasurisë së oligarkëve rusë mbahet në parajsat fiskale. ?Bank for International Settlements? vlerëson se individët dhe kompanitë ruse ruajnë rreth 11 miliardë dollarë në bankat zvicerane, gati 1/3 e aseteve bankare ruse në mbarë botën.
Sanksionet personale të shpallura së fundi ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, janë një lëvizje në drejtimin e duhur. Por strategjia më efektive duhet të përqendrohet në pamundësimin e stilit të jetesës luksoze perëndimore për oligarkët rusë, dhe në sekuestrimin e pasurisë së madhe që ruajnë jashtë Rusisë.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, ka kërkuar tashmë shpronësimin e oligarkëve rusë në kryeqytetin anglez. Transparency International vlerëson se pronat e paluajtshme kapin vlerën e rreth 1.1 miliardë paund. Kjo lëvizje mund të pasohet nga heqja e privilegjeve të vizave për biznesmenët dhe politikanët rusë, si dhe familjet e tyre, të lidhura me Kremlinin.
Në planin afatgjatë, qeveritë perëndimore mund të zbatojnë rregulloret financiare që e kufizojnë aftësinë e oligarkëve për të ruajtur pasuritë e tyre në parajsat fiskale, si dhe të hetojnë pastrimin e parave, gjë që do të identifikonte dhe sillte sekuestrimin e aseteve financiare shtesë.
Qeveritë duhet t?i shoqërojnë këto goditje ndaj oligarkëve me sanksione të rënda ndaj sektorit të energjisë dhe mallrave në Rusi, të cilat analistët i kanë identifikuar si një pikë kyçe e regjimit të Putinit. Javier Blas i Bloomberg ka vënë në dukje se në 24 orët pas pushtimit rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian blenë rreth 700 milionë dollarë gaz dhe mallra minerale ruse.
Kostoja e përjashtimit të Rusisë nga sektori global i mallrave, në një kohë kur çmimi i gazit po rritet me shpejtësi, do të rritet shumë shpejt. Këto masa padyshim që do dëmtonin edhe vetë Perëndimin, dhe kjo është arsyeja pse ato nuk janë vënë në zbatim.
Në fakt, përgjigja perëndimore ndaj pushtimit rus të Ukrainës, karakterizohet nga ngurrimi për të ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve në Evropë dhe SHBA. Sanksionet e SHBA-së të vendosura më 24 shkurt, përjashtojnë hapur sektorin energjetik rus, me shumë gjasa pasi presidenti Xho Bajden dëshiron të shmangë një krizë energjetike.
Reagimi i Gjermanisë ndaj agresionit rus, është i butë për shkak të varësisë së këtij vendit nga gazsjellësi ?Nord Stream?. Sipas gazetarit Xho Barnes, kryeministri italian Mario Dragi loboi fort për një ndarje të mallrave luksoze italiane, nga paketa e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.
Një tjetër pengesë, përbën fakti që ultra të pasurit e botës, do të kundërshtojnë me siguri masat që do të dëmtonin anëtarët e shtresës së tyre. Sekuestrimi i pronave ruse, do të dëmtonte tregun e pasurive të patundshme luksoze në qytetet e mëdha.
Dhe sigurisht, që rregullimi i vendosjes së parave në parajsat fiskale, do të ndikonte edhe në fundin e plutokratëve tanë dhe jo vetëm atyre rusë. Por në terma afatgjatë, goditjet ekonomike të shkaktuara nga kjo përgjigje mund të jenë të vlefshme.
Një argument në favor të tyre është i natyrës etike:të paguash më shumë për gazin, është një sakrificë e vogël, në rast se kjo gjë mund të ndalë një luftë të përgjakshme apo të kufizojë nevojën për një përgjigje ushtarake. Në një nivel praktik, çdo kosto që vjen nga kjo politikë, mund të sjellë në fund përfitime të mëdha.
Khan sugjeron se nga sekuestrimi i pasurive të paluajtshme të oligarkëve, mund të mblidhen mbi 370 milionë paund në vit, shumë që mund të ri-investohet në banesat publike të Londrës. Fondet nga sekuestrimi i pronave të tjera, mund të ridrejtohen për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Një goditje e fortë ndaj oligarkëve rusë, mund të ofrojë zgjidhje edhe për problemet më të gjera sociale. Forcimi i rregulloreve mbi asetet financiare të fshehura, do të adresonte siç duhet plagën sociale në rritje të korrupsionit politik, e cila është e dukshme në SHBA dhe gjetkë.
Sado i dhimbshëm që mund të jetë në një moment të parë, një krizë energjitike mund të prodhojë më shumë zgjidhje për problemin e ndryshimin e klimës, duke ofruar më në fund stimujt e nevojshëm për të përshpejtuar kalimin nga lëndët djegëse fosile tek burimet më të qëndrueshme.
Situata në Ukrainë është katastrofike, por jo e pashpresë. Ky moment krize, është gjithashtu momenti i një shansi të mirë, i cili mund të shfrytëzohet vetëm nëse mund të kemi imagjinatën dhe vullnetin politik për të reaguar siç duhet.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...