Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Cameron Manley ?World Crunch?
Lufta e presidentit rus Vladimir Putin me Ukrainën po zhvillohet në shumë fronte. Në terren, trupat ruse po mësyjnë mbi Kiev nga veriu, lindja dhe jugu, duke synuar ta rrethojnë kryeqytetin dhe qytetet e tjera të mëdha me një sulm ushtarak të madh.
Por ka një front tjetër që nuk është më pak i rëndësishëm. Nuk ka të bëjë me pushtim territoresh, por me një betejë të bindjes, të vërtetës dhe vullnetit:lufta e informacionit apo ajo informative. Rusia goditi të martën antenën kryesore televizive të Kievit, por transmetimi i televizionit kombëtar të Ukrainës u ndërpre vetëm përkohësisht.
Në të vërtetë në një luftë të zhvilluar në vitin 2022, linjat e komunikimit janë në dukje po aq të shumta dhe rezistente sa edhe vetë përditësimet mbi zhvillimet e fundit në fushëbetejë dhe fushatat propagandistike. Këtë na e kujton edhe furnizmi nga Elon Musk i Ukrainës me lidhjet satelitore të internetit, Starlink.
Pas një jave që nga nisja e pushtimit, po bëhet e qartë se kryesisht për shkak të fluksit të lirshëm të komunikimeve dixhitale dhe afërsisë midis popullatës ukrainase dhe asaj ruse, Putin duket se po e humbet luftën e informacionit. Jo vetëm jashtë vendit, por edhe brenda Rusisë.
Autoritetet ukrainase, kanë hapur një faqe interneti për të ndihmuar familjet ruse të gjejnë vendndodhjen e ushtarëve rusë të vrarë apo kapur rob gjatë pushtimit. Faqja ?200rf.com?, përmban fotografi të dokumenteve të identitetit dhe kufomave të ushtarëve rusë, për të cilët Ukraina thotë se janë vrarë, si dhe video të ushtarëve të kapur rob, që deklarojnë emrin dhe qëllimin e tyre pse ndodhen në territorin ukrainas.
Këto video, të cilat janë verifikuar nga agjenci të ndryshme, po bëhen virale në TikTok dhe YouTube. E përditshmja liberale ruse ?Novaya Gazeta?, ka konfirmuar identitetin e njërit prej ushtarëve rusë, ndërsa në mbledhjen e së hënës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergej Kislica,lexoi një shkëmbim të fundit mesazhesh mes një ushtari rus tashmë të vdekur dhe nënës së tij.
Gjithnjë e më shumë, një element i përbashkët për shumë prej dëshmive nga ushtarët rusë të kapur rob, është se shumë prej tyre nuk e dinin arsyen e vërtetë pse u dërguan në Ukrainë. Gazeta ukrainase ?Livy Bereg?,dha detaje mbi marrjen në pyetje të 8 ushtarëve rusë që ishin arrestuar.
Ushtarët pretenduan se kishin ardhur në Ukrainë për stërvitje, dhe jo për luftë, pasi ishin mashtruar dhe detyruar të luftonin përmes kërcënimeve për burgim dhe në disa raste edhe me ekzekutim. Sigurisht, është e pamundur të verifikohen me saktësi këto histori,apo të dihet nëse ushtarët janë detyruar të shprehen kështu nga ukrainasit.
Megjithatë, këto rrëfime po përhapen me shpejtësi në Rusi. Që nga ajo kohë portali ?200rf? është ndaluar në Rusi, duke iu shtuar listës së faqeve të internetit dhe platformave (përfshi Twitter dhe Facebook) që Kremlini ka ndaluar që javën e kaluar. Ndërkohë, televizioni shtetëror rus i ka cilësua si ?falsifikime? videot e ushtarëve të kapur.
?Pervaya Kanal? vazhdon të pretendojë se pushtimi ishte një ?operacion special?me natyrë mbrojtëse, për të mbrojtur dy rajonet separatiste dhe për ta çliruar Ukrainën nga regjimi i korruptuar në Kiev. Për më tepër, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dhënë shumë detaje mbi humbjet ushtarake që nga fillimi i operacionit.
Të mërkurën në mëngjes, media shtetërore ruse?Tass?, raportoi se prokurori i përgjithshëm i Rusisë urdhëroi autoritetin mbikëqyrësin të medias në vend që të ?kufizojë qasjen? e qytetarëve tek kanalin televiziv opozitar ?Dozhd? dhe radio ?Ekho Moskvy?.
E para pritej, por e dyta ishte një surprizë. Duke qenë në pronësi të ?Gazprom-Media?, aksionet e së cilës janë në shumicë shtetërore, njerëzit supozuan se kjo media do të ishte e sigurt. Por është e qartë se pavarësisht se kush je, shteti rus po godet dhe po e shtrëngon kontrollin e tij në frontin e informacionit.
Në Rusi, informacioni që është transmetuar deri tani duket se e ka një ndikim. Protestat kundër luftës vazhduan në rrugët e Moskës të hënën dhe të martën, ndërsa portat hyrëse për në ?Sheshin e Kuq? janë të mbyllura për publikun, duke sjellë një tjetër valë zemërimi të qytetarëve dhe rrjedhimisht një valë të re arrestimesh.
Por shtypja e njerëzve është një gjë, dhe fshehja e së vërtetës një gjë tjetër. Dhe pikërisht këtë po përpiqet që të bëjë Vladimir Putin. Lev Shlosberg, një politikan i njohur liberal në Rusi, mendon se ushtria ruse po përdor krematoriume të lëvizshme, për të shkatërruar provat e mijëra rusëve të vrarë në Ukrainë.
?Nuk ka luftë. Nuk ka të vdekur. Nuk ka varre. Njerëzit thjesht nuk do të ekzistojnë më. Përgjithmonë?-shkroi ai në blogun e tij. Por Moska nuk është në gjendje qëta mbyllë tërësisht rrjedhën e informacionit, dhe dëshmitë e përbashkëta nga vija e frontit po rezultojnë të jenë një armë në duart e ?armikut? ukrainas.
Viktor Andrusiv, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha në një video të postuar në ?200rf? se ?unë e di se shumë rusë janë të shqetësuar se si dhe ku janë fëmijët, djemtë e burrat e tyre, dhe çfarë po ndodh me ta, ndaj ne vendosëm ta hapim këtë faqe në internet, në mënyrë që secili prej jush të mund të kërkonte familjarin tuaj, të cilin Putin e dërgoi për të luftuar në Ukrainë?.
Emri i faqes i referohet termit të mirënjohur Gruz-200 (Cargo-200), që u përdor nga ushtria sovjetike për kufomat që u rikthyen nga lufta në Afganistan në vitet 1980. Është një kujtesë e Ukrainës për Rusinë, mbi fatin tragjik me të cilin përballen baballarët dhe djemtë e tyre nëse vazhdon më tej lufta.
?Përsërit një gënjeshtër shumë shpesh, dhe ajo bëhet e vërtetë!?.Motoja famëkeqe propagandistike e udhëheqësit nazist Jozef Gëbels është thelbësore për luftën aktuale që ka nisur Kremlini. Por çfarë ndodh kur ndryshojnë gjërat? Kur zbulohet se e ?vërteta?është në fakt gënjeshtra që ka qenë gjithmonë e tij?
Të paktën në një farë mase, rrjedha e lirë e informacionit që mundëson interneti, duket se e përmbys formulën e Gëbelsit. Ndaj presidentin rus Putin, tërbohet nga inati kur sheh se përpjekjet e tij për të pushtuar sa më shpejt Ukrainën, hasin në pengesa serioze,dhe justifikimet e tij për pushtim, po refuzohen gjithnjë e më shumë si nga rusët po ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar.
Lajmi i mirë është se Putin nuk ka gjasa të gjejë kanalet apo argumentet për t?i bindur njerëzit mbi arsyetimin e tij për pushtimin e Ukrainës. Lajmi i keq është se kjo mund t?i lërë atij vetëm një mundësi:të këmbëngulë në planin e tij, të bëhet më mizor, dhe të mos e vrasë mendjen se çfarë mendon dikush për luftën e tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...