Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Nga Gennaro Malgieri ?Formiche.net?
Ndërsa Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij po terrorizojnë Kievin dhe Ukrainën, në pallatet më të padepërtueshme të Federatës Ruse, aty ku pushteti zhvillon luftën e tij të heshtur, klubi i fuqishëm i oligarkëve, shtylla kurrizore e sistemit politiko-ekonomik të ?Carit? e ngritur në majë falë mizorisë nga manualit famëkeq të KGB-së, po pyet veten se sa para do të humbin si pasojë e sanksioneve të rënda ndërkombëtare.
Me marrëzinë e tij, Putin imagjinoi se duke siguruar qëndrimin e vet në pushtet deri në vitin 2036, falë ndryshimeve kushtetuese, do të garantonte edhe mbështetjen e atyre që kanë krijuar mbi rrënojat e Bashkimit Sovjetik një pasuri të madhe, e cila është e aftë të blejë gjithçka,nga financimi i terrorizmit dhe manovrat e guximshme në bursë, të blejnë ekipe futbolli dhe mbi të gjitha të shtien në dorë gazin, naftën dhe lëndët e para, të ndërhyjnë në krizat sociale dhe politike në vendet e Botës së Tretë, të gjitha këto duke i premtuar besnikëri të përjetshme bosit të Kremlinit, që është edhe garanti i pasurisë së tyre.
Por ata nuk e kishin menduar se sado i hutuar, i dobët dhe i paaftë për t?u organizuar dhe për t?iu kundërvënë atyre që po shfaqeshin di sfida,ashtu si Kina me instrumentet e urryera prej kohësh të komunizmit, Perëndimi kapitalist do të ishte në gjendje të demaskonte para botës se kush e sundon realisht Rusinë.
Qasja në sistemin financiar ndërkombëtar, pjesëmarrja në lojërat globaliste nga Putin dhe njerëzit e tij në emër të një identiteti kombëtar të rremë, të nxitur nga të ashtuquajturat kukulla nacional-bolshevike, ka pasuruar oligarkët dhe vetë udhëheqësin, që ashtu si gangsterët e viteve 1930 në SHBA e shpërfillnin si burracakë pjesën tjetër të botës.
Tani ata që kanë qenë ose janë ende në mesin e të mbrojturve të Carit patetik, po fillojnë të llogarisin dhe të pyesin veten në heshtje nëse efektet e sanksioneve të Perëndimit do të shkaktojnë vërtet rrënimin e llogarive të tyre bankare, të mira materiale shumë luksoze në të katërta anët e botës, madje edhe në Itali, sidomos në Sardenja dhe Toskana.
Ka shumë të ngjarë që së shpejti – në varësi të kohëzgjatjes së luftës – të shfaqet një pakënaqësi midis oligarkëve, të cilët për shkak të një lloj heterogjeneze të qëllimeve, do të pajtohen sipas të gjitha gjasave me varfërinë në rritje në Rusi. Dhe si në mesin e të pasurve ashtu edhe të varfërve ka nga ata që kanë filluar të jenë kundër luftës në Ukrainë.
Dhe nuk është rastësi që bombardimi i Kievit dhe pushtimi i vendit nuk zgjuan entuziazmin që do të pritej, nëse vetë rusët do ta pranonin se ky ?operacion ushtarak? është tërësisht i justifikua apo nëse kufijtë e tyre kombëtarë do të kërcënoheshin vërtet.
Megjithatë, oligarkët ndihen minimumi shumë në siklet nga kjo situatë. Por ata kanë frikë nga reagimet e Kremlinit që mund t?i arrestojë duke i shpronësuar nga çdo pasuri që zotërojnë në federatën ruse. Tek e fundit, ?fantazma? e ish-pronarit të gjigantit të naftës tashmë të zhdukur ?Yukos?, Mikail Kodorkovski, është ende shumë e pranishëm për ata që ushqejnë ambicie për revoltë kundër Putinit.
Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, kritikat e qarta ndaj Putinit dhe njerëzve të tij që kontrollojnë shërbimet sekrete dhe forcat e armatosura, nuk janë dytësore. Emra me peshë si ato të multimiliarderëve Oleg Deripaska dhe Mikail Fridman, duket se qëndrojnë pas protestave në rrugë të ditëve të fundit, dhe që po mbahen nën vëzhgim nga policia.
Deri tani nuk ka kërcënime të qarta, por shumë gjëra sugjerojnë se nëse forcohet rrethi i i oligarkëve të pakënaqur brenda dhe jashtë vendit, Putin do të detyrohet të hapë një front tjetër për të mbrojtur veten.
Thuhet se pozicioni i Roman Abramoviç, i mbetur në Londër edhe pas braktisjes së skuadrës së tij të famshme, Chelsea, është gjithnjë e më i rrezikuar. Dhe në rrethin e miqve të Putinit ai shihet tashmë si një tradhtar.
Abramoviç, që ka një pasaportë izraelite, bëri të ditur se kishte pranuar ftesën e producentit ukrainas të filmit Aleksandër Rodnianski (aktiv si ai në komunitetet hebraike të ish-Bashkimit Sovjetik) për të ?mbështetur kërkimin dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore?,teksa njoftoi se të ardhurat nga shitja e Chelsea do t?i dhurohen fondacionit të tij për t?i ardhur në ndihmë viktimave të luftës.
Një mënyrë kjo për të ?shpëtuar? nga grupi i oligarkëve radikalë që mbeten pranë Putinit.
Siç e zbuloi agjencia italiane e lajmeve Ansa, ditët e fundit midis personazheve të elitës moskovite, ndër ta edhe fëmijët e tyre që jetojnë në Perëndim, kanë nisur të shprehin revoltën e tyre ndaj kësaj lufte. Si në rastin e njërës prej vajzave të Roman Abramoviç, Sofia,27-vjeçare, e cila postoi ditët e fundit nga Londra një mesazh ku denonconte ?luftën e Putinit? dhe ?propagandën e Kremlinit?.
Po ashtu ka reaguar edhe Ajshat Kadirova, vajza e madhe e udhëheqësit autokrat dhe mizor të Republikës autonome ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, deri më tani i plotfuqishmi i Moskës në Kaukaz, i cili ka bërë nga Parisi një apel për paqe përmes profilit të tij në Instagram:?Askush nuk do luftë!?.
Oligarkët dridhen nga frika për pasurinë e tyre të rrezikuar, dhe për hakmarrjen e mundshme të Putinit, nëse i dalin kundër publikisht. Por kur të mos jenë më në gjendje t?i shërbejnë ?Carit?, ai më në fund do ta vërë re vetminë e tij.
Dhe ndoshta do të fillojë të mendojë se viti 2036 është shumë i largët për të qëndruar në një pozicion të lëkundur, që kontestohet jo vetëm nga bota, por edhe ata që kanë grumbulluar pasuri përrallore.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...