“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Nga Alessandro Cappelli ?Linkiesta?
Pushtimi rus po sjell pasoja të të gjitha llojeve, në çdo sektor, dhe orë pas ore. Po flitet shumë për rritjen e çmimit të grurit dhe nënprodukteve të tij si buka dhe makaronat. Ditët e fundit, çmimi i produkteve bujqësore është luhatur ndjeshëm, sikurse edhe pritej.
Tensionet në Evropës Lindore, kërcënojnë të frenojnë eksportet e grurit, misrit dhe vajit në mbarë botën. Kësaj i shtohet edhe rritja e kostos së karburanteve dhe plehrave kimikë, që nga ana e tyre përfshihen në shpenzimet e industrisë agro-ushqimore, dhe rëndojnë mbi çmimin final të produkteve.
Dhe për Rusinë, e gjitha kjo përkthehet në një avantazh ekonomik. Në fakt, ajo ndoshta është ?fitorja? e vetme e javës së parë të luftës. Gjiganti euroaziatik, është deri më sot eksportuesi më i madh në botë i grurit, duke shitur 35 milionë tonë grurë në mbarë botën gjatë vitit të kaluar.
E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, që është një nga fuqitë botërore në rritje në këtë sektor. Sipas të dhënave nga Këshilli Ndërkombëtar i Drithërave, eksportet ukrainase të grurit, elbit dhe misrit janë gati 3-fishuar që nga viti 2012. Dhe vitin e kaluar, Ukraina ia kaloi për herë të parë edhe Shteteve të Bashkuara në eksportet e grurit, duke e bërë atë furnizuesin e tretë më të madh të grurit në botë, pas Rusisë dhe Australisë.
Pra, Moska dhe Kievi, prodhojnë së bashku gati 25 për qind të sasisë së grurit në botë. ?Prodhimi bujqësor, tradicionalisht një sektor në të cilin Rusia nuk ka qenë kurrë shumë e fortë, për shkak të cilësisë së dobët të tokave të saj të ngrira dhe të goditura vazhdimisht nga thatësira, ??është rritur gjatë dekadës së fundit?- thuhet në një artikull të botuar në Bloomberg.
Autori i artikullit, David Fickling, rrëfen historinë e shekullit të fundit në Rusi, dhe njëherazi të Bashkimit Sovjetik, për të përcaktuar momentin kur gruri u bë një element qendror në ekonominë e Moskës.
?Rusia cariste, ishte eksportuesja më e madh e grurit në botë. Por Bashkimi Sovjetik hasi në vështirësi të mëdha. Rënia e prodhimit gjatë Luftës së Parë Botërore, kur më shumë se 10 milionë fermerë u shndërruan nga prodhues të ushqimit në konsumatorë, shkaktoi trazira që kulmuan me revolucionet e vitit 1917.
Kolektivizimi dhe uria brutale, që vrau rreth 4 milionë ukrainas në vitet 1930, çoi në rënien e prodhimit bujqësor, deri në pikën që në vitet 1970, Bashkimi Sovjetik importoi një sasi të paprecedentë drithi?- thekson Fickling.
Situata është përmbysur vetëm vitet e fundit. Që nga pushtimi i Krimesë në vitin 2014, Rusia ka kaluar nga statusi i një importuesi në shkallë të gjerë, në një eksportues ndërkontinental. Në vitin 2017 eksportet ruse të grurit i tejkaluan ato të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, për ta rikthyer vendin në statusin e epokës cariste.
Sot, ndikimi i Rusisë në industrinë ushqimore është i destinuar të rritet dhe jo të bjerë, dhe kjo do të vazhdojë të rritet për një kohë të gjatë në vazhdim. Dhe e gjitha është pjesë e planeve të Kremlinit:Vitet e fundit, importet e mishit janë ulur shumë, duke e reduktuar pjesën e deficitit tregtar. Përveç kësaj, janë shtuar edhe eksportet e prodhimeve të detit, kjo falë ngrohjes së ujërave në Paqësorin e Veriut.
Ky faktor, i lejon rusët të eksportojnë në tregje gjithnjë e më të pasura, si ai i Koresë së Jugut dhe Kinës. Vitet e fundit, një rol vendimtar kanë luajtur edhe ndryshimet klimatike. Raporti i fundit i publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, përshkruan një botë në të cilën speciet bimore dhe shtazore po zhvendosen tashmë nga gjerësitë gjeografike tropikale gjithnjë e më të nxehta dhe të trazuara drejt veriut.
Edhe nëse ngrohja globale do të qëndronte nën 1.6 gradë Celsius deri në vitin 2100, 8 për qind e tokës bujqësore të sotme nuk do të jetë e përshtatshme për bujqësi deri në fund të këtij shekulli.
Prandaj Rusia është në një pozicion – gjeografik, por edhe politik – që do t?i japë mundësi të shfrytëzojë në favor të saj kaosin e shkaktuar nga urgjenca klimatike. Pasojat e krizës ukrainase në tregun ushqimor, do të prekin edhe vendet importuese të drithërave, si ato në Lindjen e Mesme.
Nga Kajro në Teheran, ekziston frika se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë mund të rrisë ndjeshëm çmimet e grurit , duke sjellë me vete protesta popullore kundër qeverive në detyrë. Kjo edhe sepse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për ekonomi të dëmtuara tashmë nga pandemia, thatësira dhe konflikte të tjera.
Për momentin, aleati më i madh i Rusisë – madje edhe për grurin – mund të jetë Kina. Pekini importon sasi të mëdha misri dhe elbi nga tregjet botërore për ushqimin e kafshëve. Ai mund të zgjedhë t?i blejë ato produkte nga Rusia dhe jo nga vendet e tjera.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...