Gruri, arma rezervë e Rusisë
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Michael Waltz ?Fox News?
Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabulit, SHBA-ja është në pragun e humbjes së një partneri të dytë demokratik, për shkak të dorës së hekurt të autoritarizmit. Vendosmëria dhe rezistenca e fortë e popullit ukrainas, i kanë bërë ballë deri tani sulmit të batalioneve të armatosura të Vladimir Putinit.
Bota po sheh e tmerruar, ndërsa Putini po shfaq edhe një herë tiparet e së kaluarës së tij sovjetike në KGB, duke nisur një luftë frontal kundër Ukrainës dhe integritetit të saj territorial. A do të jetë gjithashtu kjo hera e dytë që Xho Bajden do të shohë si spektator shkeljen e sovranitetin e Ukrainës, dhe ku ne do të kthejmë kokën pas në librat e historisë dhe do të pyesim:Pse nuk bëmë më shumë për ta parandaluar luftën?
Dhjetorin e vitit të kaluar, unë pata mundësinë ta vizitoja Ukrainën me një delegacion dypartiak të Kongresit Amerikan për t?u takuar me liderët ushtarakë ukrainas, këshilltarët ushtarakë të SHBA-së, dhe zyrtarët e ambasadës amerikane atje, për të kuptuar më në detaje gjasat e një pushtimi rus në shkallë të gjerë.
Republikanët dhe demokratët deklaruan publikisht se ndihma në armatime vdekjeprurëse e SHBA-së për Ukrainën po ecte shumë ngadalë, dhe se refuzimi i presidentit Bajden për të zbatuar sanksionet nuk po bënte asgjë për të penguar grumbullimin ushtarak të Putinit përgjatë kufirit më Ukrainën.
Tani në ditët e para të luftës së padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, unë jam i mahnitur dhe inkurajuar nga guximi i popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për të luftuar për çdo pëllëmbë të mëmëdheut të tyre.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka treguar botës se ai është tashmë një Uinston Çërçill i shekullit XXI-të, duke deklaruar ?Më mirë të vdes në këmbë, sesa të jetoj i ulur në gjunjë!?. Nëse forcat e Ukrainës do të munden t?i rezistojnë më gjatë numrit të madh të trupave ruse, kjo mbetet për t?u parë.
Por 3 faktorë kyç do të çojnë në një rezistencë të suksesshme të Ukrainës:vullneti për të luftuar, një bazë mbështetëse, dhe armë dhe furnizime të tjera për luftën guerile. Presidenti Bajden duhet ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të popullit liridashës ukrainas, edhe nëse vendi i tyre pushtohet nga forcat ruse.
Dhe këtë duhet ta bëjnë vetëm me fjalë, por me furnizime konkrete me armë të të gjitha llojeve. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim edhe rezistencën ukrainase, ashtu siç e mbështetëm popullin afgan në luftën e tij kundër pushtuesve sovjetikë në vitet 1980. Ukrainasit kanë treguar vullnetin për të luftuar. Morali i ushtarëve rusë ka rënë, pasi ata vazhdojnë të pësojnë shumë humbje, shumë më të mëdha në numër se Ukraina. Ushtria ruse është e mbushur me rekrutët e rinj, të papërvojë, të cilët po luftojnë në radhët e një ushtrie ku nuk kanë dalë vullnetarë.
Ata i kanë kaluar muajt e fundit duke jetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem, dhe tani e gjejnë veten në një vend ku nuk janë të mirëpritur. Mungesa e përvojës, e kombinuar me mbështetjen e dobët logjistike dhe rezistencën e ashpër të Ukrainës, kanë bërë që të dështojë deri tani basti i Putinit.
Duke parë rritjen e viktimave, ndikimet në ekonominë ruse, dhe të kuptuarit e kotësisë së këtij operacionit, mijëra rusë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmit ndaj Ukrainës. Agjentët rusë të sigurimit të shtetit i kanë shtypur pa mëshirë këto demonstrata publike, duke arrestuar shumë prej tyre.
Por këta rusë të guximshëm po vazhdojnë të mblidhen në rrugë, dhe po protestojnë duke e kërcënuar pushtetin e Putinit. Tre dekada më parë, Polonia dhe Rumania e thyen Perden e Hekurt, duke u çliruar nga shtypja e Bashkimit Sovjetik.
Ashtu siç Shtetet e Bashkuara dhe NATO qëndruan në solidaritet për dëshirat e tyre për pavarësi, Polonia dhe Rumania janë sot në pozitën e përsosur për të bërë të njëjtën gjë për Ukrainën, ndërsa Putini përpiqet që t?i asgjësojë. Të dyja vendet duhet të shërbejnë si një bazë për luftën guerile të Ukrainës.
Ne duhet të bashkojmë NATO-n dhe partnerët e tjerë evropianë rreth politikës së vazhdimit të mbështetjes së ukrainasve që luftojnë. Ne duhet të vazhdojmë furnizimet ushqimore, mjekësore, me armë të kalibrave të vegjël, raketat Stinger, syzet e shikimit natën, me mjete të komunikimeve të sigurta, jelekët anti-plumb dhe sistemeve të radarëve të dislokueshëm për të bllokuar forcat ruse në qytete, dhe për të ndërprerë linjat e tyre të furnizimit.
Ukraina i ka treguar botës se ia vlen të luftohet për t?u çliruar nga të këqijat e autoritarizmit. Teksa shihja qytetarët e thjeshtë që sulmojnë tanket me kokteje molotov, ata i kanë treguar botës se janë gati të vdesin për lirinë e atdheut të tyre. Kryengritja atje mund të zgjasin me vite, dhe bota duhet të qëndrojë krah për krah me Ukrainën për një kohë të gjatë.
Shënim:Michael Ëaltz, është përfaqësues i Partisë Republikane në Kongresin Amerikan. Ai është anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, një veteran i Beretave të Gjelbra gjatë luftës kundër terrorit në Afganistan, dhe një ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë i politikave kundër terrorizmit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...