Pse Kina nuk mund ta shpëtojë dot ekonominë e Rusisë nga sanksionet
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Paolo Della Sala ?Opinione.it?
Lajmi më domethënës i këtyre ditëve është ndryshimi i kursit nga Italia dhe Gjermania në lidhje me ndalimin e blerjes së gazit rus. Midis sjelljeve gjithmonë të paqartë të Kinës dhe kthesave të herëpashershme në sjelljen e Berlinit, Evropa është ende si më parë:nuk ka unitet edhe në një kontekst kaq shumë delikat, dhe kjo çon në rrezikun e dështimit të sanksioneve.
Ky është faji i 50 viteve të një politike energjetike miope. Ne kemi blerë me kënaqësi hidrokarburet me kosto shumë të lartë (sidomos politike) fillimisht nga arabët dhe më pas nga rusët. Vetëm Franca dhe Britania e Madhe kanë një plan organik të autonomisë energjetike, me termocentralet e tyre bërthamore, naftën që nxjerrin në Detin e Veriut, dhe ndërtimin e parqeve eolike në det të hapur.
Të tjerët shkuan pas arabëve dhe petrodollarëve të tyre, dhe pastaj rusëve. Ne heshtëm përballë lojës së pacipë të dyfishtë të Gerhard Shrëderit,që nga drejtimi i qeverisë gjermane kaloi në presidencën aktuale të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft.
Sapo ngritëm zërin (në Itali më pak, ndoshta sepse ishim ?me Gjermaninë?, vendin më të infiltruar nga KGB-ja, dhe më pas nga Shërbimi rus Federal i Sigurisë, FSB) përpara helmimit të Aleksandër Litvinenkos dhe një mijë të tjerëve me raste të ngjashme.
Globalizimi na ka privuar nga industritë strategjike:kujtojmë heqjen dorë nga çeliku, duke shkuar aty ku një produkt i tillë kushtonte më pak. Sot e kuptojmë se deviza që?kushton më pak? e kinezëve apo rusëve, po na kushton në fakt dy herë më shumë (humbja e vendeve të punës), dhe do të na kushtojë trefish më shumë më vonë (me humbjen e peshës gjeopolitike).
Siç kam shkruar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës objektivi i Putinit nuk është Kievi, por Bashkimi Evropian, me dobësimin relativ të aleancës perëndimore edhe në anën tjetër të Atlantikut, si dhe në Azinë Juglindore.
Albert Kamy shkroi dikur mbi lirinë:?Ji realist, por kërko të pamundurën!?. Sot ne të gjithë duhet të jemi realistë, dhe ta pranojmë se të dyja zgjidhjet që na presin përgjatë kufirit të nxehtë në Evropën Lindore janë jo praktike dhe humbëse.
Lufta është e pamundur, pasi ne nuk kemi një mbrojtje të mjaftueshme bërthamore dhe as ushtri të afta që t?i kundërvihen agresorëve, edhe sikur ata të ishin vetëm rusë, pa mbështetjen e Kinës, Koresë së Veriut dhe ndoshta Iranit.
Por paqja është gjithashtu e pamundur, pasi do të nënkuptonte një nxitje të agresioneve të tjera edhe më të këqija, pra një dorëzim pa kushte përballë tiranisë dhe abuzimit. Edhe alternativa e tretë është e pazbatueshme:ngërçi që po shohim në këto orë, pasi do të paguanim një kosto ekonomike shumë të madhe.
Ndaj na duhen zgjidhje të tjera nga diplomatët dhe strategët ushtarakë. Dhe kemi nevojë për një mrekulli, pasi amerikanët nuk kanë gjasa të zbarkojnë në Evropë për herë të tretë në 107 vjet, për të na shpëtuar nga diktatorët që strehonim vetë nga brenda (Vladimir Putin është shpikja jonë:e ngritëm aty ku është, pa menduar për pasojat që do të kishte dhurata prej 1 miliardë eurosh në ditë në formën e shitjes në naftës dhe gazit në Evropë).
Unë nuk mendoj si Masimo Kaçiari, sipas të cilit nëse të gjithë udhëheqësit evropianë do të shkonin në një takim me Putinin me qëllime të njëjta (gjë që nuk ka gjasa të ndodhë), tirani do të kthehej brenda kufijve të tij, duke marrë Donbasin por jo Odesën.
Shpresa më ?konkrete? është një revolucion i ri rus, këtë herë demokratik dhe liberal. Por vështirë se kam parë ndonjëherë një diktaturë të bjerë si pasojë e rebelimit të njerëzve, veçanërisht kur tirania bazohet në kontrollin total të shkollës së KGB-së.
Një shpresë. Ndoshta çlirimi nga makthi i çmendurisë së Putinit mund të vijë nga lajmet se sipas një raporti të brendshëm të shërbimit sekret rus, FSB, të raportuara nga British Times, lufta e Putinit është e destinuar të përfundojë me disfatë.
Megjithatë, është e vështirë që ndryshimi të vijë nga ushtria apo nga oligarkët. Ata janë tashmë të izoluar dhe të kontrolluar prej disa kohësh, edhe nëse mbetet një fare shprese tek ata. Unë nuk jam shumë entuziast për ndërmjetësimit e Kinës në zgjidhjen e konfliktit, por ia vlen të shohim se cilat janë propozimet e Xi Jinping, një tjetër politikan që do të donte të pushtonte Tajvanin dhe më gjerë. Po sikur të fitojë Putin?
Modeli i tij është Lindja e Mesme. Në Kalifatin e Mesjetës, alternativa e xhihadit për popullatat jo-myslimane ishte vetë-nënshtrimi. Në rast se nuk duam të përfundojmë si Evropa Lindore në kohën e Leonid Brezhnjevit,ne duhet të nxitojmë për të gjetur zgjidhje të reja dhe efektive. Nëse jemi realist, kjo është panorama. Ndërkohë, ne duhet të vazhdojmë të bashkuar në ndalimin e blerjes së gazit rus./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...