Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi pushtimin e Ukrainës, që nisi në mbrëmjen 23 dhe 24 shkurtit për të hetuar mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia e Vladimir Putin.
Sigurisht që kjo lëvizje nuk është një arsye e mjaftueshme për ta nxitur Putinin të nisë të tërhiqet. Por duhet thënë gjithashtu se nuk është aq e lehtë të akuzohesh nga Haga, dhe izolimi ndërkombëtar që do të pasonte mund të bënte diferencën.
Por për momentin aktakuza është vetëm një hipotezë. Tek e fundit që kur krimi i luftës ka nisur të ndiqet penalisht, shumë krime të mëdha kanë mbetur të pandëshkuara. Pse ka ndodhur kjo. ?Kush fiton luftën, dikton rregullat?, është një nga ligjet e pashkruara të historisë.
Dhe kushdo që fiton, dikton edhe drejtësinë. Kështu ndodhi edhe në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë i mbajnë mend Gjyqet e Nurembergut ndaj kriminelëve nazistë, apo gjyqet e Tokios kundër japonezëve.
Por nga ana tjetër askush nuk është akuzuar ndonjëherë për bombardimet atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit, apo për bombardimet pa asnjë dallim kundër popullsisë civile në Drezden të Gjermanisë. Për shumë njerëz, ato ishin akte legjitime dhe të nevojshme për t?i dhënë fund konfliktit.
Por për të tjerët ato ishin më së paku vendime të dyshimta, apo në dritën e ligjit ndërkombëtar, krime lufte. Bombardimet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki ishin sigurisht shkelje e ligjit ndërkombëtar që është në fuqi.
Por në bazë të ligjeve të asaj kohe, ato ishin shkelje që i atribuoheshin shteteve dhe jo individëve, prandaj nuk ndiqeshin penalisht. Vetëm në vitin 1946, me Gjyqet e Nurembergut kundër hierarkëve nazistë, mori formë koncepti i krimit të luftës.
Më parë ai nuk ekzistonte. Aq më pak të kishte një gjykatë ndërkombëtare, që mund t?i nxirrte në bankën e të akuzuarve krerët e shteteve. Ndërkohë ushtria duhej të përballej vetëm me gjykatat ushtarake të vendeve respektive.
Rezultati: më shumë se 100 mijë viktima të menjëhershme civile (plus 340.000 të vrarë më vonë nga rrezatimi) nga bombardimet atomike në Hiroshima, si dhe 50-80.000 në Nagasaki, mbetën pa drejtësi. Disa historianë thonë se ndoshta ishte më mirë kështu.
Pasi një gjyq mbi këtë çështje do të kishte rrezikuar të barazonte regjimin nazist me mizoritë e tij dhe demokracinë amerikane që kishte çliruar Evropën bashkë me sovjetikët. Dhe kjo gjë mund të kishte minuar ekuilibrin e brishtë të pasluftës.
Fakti është se bombat bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, shërbyen më shumë për të demonstruar forcën e SHBA-së ndaj Bashkimit Sovjetik dhe për të thyer moralin e Japonisë, tashmë të mundur në nivelin ushtarak, sesa për të shkatërruar objektivat e luftës.
Dhe rezultati ishte goditja e civilëve, të cilët në teori, mbroheshin tashmë me një rezolutë të miratuar unanimisht nga Lidhja e Kombeve (paraardhësja e OKB-së) më 30 shtator 1938.
Ajo përmbante 3 pika thelbësore. Së pari, bombardimi i qëllimshëm ajror i civilëve është i paligjshëm. Së dyti, objektivat e sulmeve ajrore duhet të jenë objektiva ushtarake të identifikueshme. Dhe së treti, çdo sulm ndaj objektivave legjitime ushtarake duhet të kryhet në një mënyrë që të mos bombardojë popullsinë civile.
Presidenti amerikan Herri Truman dhe ndihmësit e tij të drejtpërdrejtë, deri tek ekuipazhet që hodhën dy bombat atomike, mund të ishin gjykuar në parim, nga gjykata të ngjashme me ato të Nurembergut. Por vendi i dëmtuar, Japonia, nuk kishte fuqi politike për ta kërkuar këtë gjykim.
Nëse deri në vitin 1945 konceptet e krimit të luftës dhe kundër njerëzimit ishin të paqarta ose inekzistente, gjërat ndryshuan me 4 Konventat e Gjenevës të vitit 1949. Njëra prej tyre kishte si objektiv kryesor mbrojtjen e civilëve në kohë lufte.
Çdo shteti që e ka ratifikuar atë konventë i kërkohet të kërkojë, arrestojë dhe gjykojë të akuzuarit për krime lufte. Për më tepër, Konventat e Gjenevës krijuan një institucion shumë inovativ:atë të ?juridiksionit universal?, që e lejon çdo shtet që aderon në këtë Konventë të gjykojë një person pavarësisht nga kombësia e tij ose e saj, kombësia e viktimës dhe vendi ku është kryer krimi.
Deri tani vetëm Spanja e ka përdorur atë për të gjykuar diktatorin kilian Augusto Pinoçet.
Megjithëse që të dyja i nënshkruan Konventat e vitit 1949, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik – fitimtare të Luftës së Dytë Botërore – preferuan të mbështeteshin në logjikën e Luftës së Ftohtë për dekada me radhë:?Le ta harrojmë të kaluarën, ju nuk më kërkoni llogaria mua dhe unë nuk kërkoj llogari nga ju?.
Prandaj u desh rënia e regjimit komunist që të zbardhej ajo që kishte ndodhur në vitin 1940 në pyllin e Katinit:22 mijë polakë, qytetarë të thjeshtë dhe robër lufte, të ekzekutuar nga sovjetikët dhe të zhdukur në varreza masive.
Kaluan 50 vite para se Moska ta pranonte atë masakër. Por një vendim i vitit 2005 nga një gjykatë ruse, mohoi sërish se ai ishte një krim lufte, dhe u rrëzuan kërkesat e Polonisë për drejtësi. Në vitin 2010, qeveria ruse e pranoi pjesërisht kërkesën e Varshavës, duke publikuar në internet dokumente tashmë të njohura.
E njëjta gjë vlen edhe për masakrat e francezëve ndaj algjerianëve. Në pranverën e vitit 1945 gjenerali Sharl Dë Gol urdhëroi pas vrasjes së disa evropianëve në Algjeri (atëherë një koloni franceze), një shtypje të dhunshme të rebelimit që kulmoi me masakrat në Setif dhe Gelma. Të paktën 8 mijë të vdekur (por disa thonë 40 mijë), një masakër që Franca e njohu vetëm në vitin 2005.
?Është logjika e luftës?- është justifikimi që japin disa analistë. Por sipas Karla Del Pontes, ish-kryeprokurore e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe Ruanda, kjo është vetëm logjika e ?ciklit të mosndëshkimit?:?Disa diplomatë pohojnë se paqja ka përparësi mbi drejtësinë dhe se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të formulohet pa marrë sigurinë se liderët e të paktën njërës palë nuk do të ndiqen penalisht?.
Ka një rrugëdalje nga kjo situatë:Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së e themeluar në Romë në vitin 1998. ?Gjykata u krijua gjithashtu për të vepruar si një pengesë ndaj krimeve të luftës në të ardhmen. Ajo mund të shmangë llojin e vendimeve të marra nga diktatorë si Pol Pot në Kamboxhia apo nga liderët gjenocidalë në Ruandë, nga komandantët e milicisë në Sierra Leone apo Sadam Husein në Irak.?- shton Del Ponte. Megjithatë, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar këtë traktat.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...