Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Otto Shili ?Worldcrunch?
Nuk ka asnjë dyshim se lufta vdekjeprurëse që ka nisur prej 3 javësh Vladimir Putin në Ukrainë, e meriton denoncimin e fortë nga e gjithë bota. Por për të kuptuar këtë konflikt, ne duhet të shohim edhe historinë e llogaritjeve të gabuara politike që kanë çuar tek ky i fundit.
Përpjekjet diplomatike kanë përfunduar deri tani me dështim të plotë, përfshirë qasjen e liderëve të politikës së jashtme në Gjermani dhe gjetkë në Perëndim. Politikanët kanë lejuar përshkallëzimin e tensioneve, duke injoruar kërcënimin real se ato mund të shndërrohen një ditë në një situatë shpërthyese.
Në vend se të kërkonte një zgjidhje të qëndrueshme, Perëndimi e ka nxitur qeverinë ukrainase të besojë se vendi mund të bëhet një ditë anëtar i NATO-s. Në shtatorin e vitit të kaluar, NATO kreu stërvitje të përbashkëta ushtarake në territorin ukrainas.
Politikanët në Moskë, ashtu si edhe ata në Uashington, Londër, Paris dhe Berlin, do të kishin bërë mirë të dëgjonin apelin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Henri Kisinger drejtuar liderëve, që të gjitha palët duhet të fokusohen tek rezultatet konkrete në vend të qëndrimeve të ngurta.
Në një intervistë të pak muajve më parë, Kisinger sugjeroi që Ukraina të hiqte dorë nga ambiciet e saj për t?u anëtarësuar në NATO, dhe të arrinte një kompromis me Rusinë. Por ajo këshillë u shpërfill. Ndërkohë askush nuk do ta ?fitojë? këtë luftë.
Përballë shkatërrimit aktual në Ukrainë, ne duhet të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme për këtë vend, përveç atyre që do të rrezikonin fillimin një Lufte të Tretë Botërore. Ndoshta mënyra më e mirë me të cilën mund të ndihmojmë, është t?i ofrojmë Kievit ide konstruktive, mbi vendin që duhet të zërë Ukraina në skenën botërore.
Pra ide që janë të pranueshme për të gjitha palët, dhe që ofrojnë mundësinë e arritjes së një paqeje afatgjatë në rajon. Është inkurajuese të shohësh raportet e mediave se presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti kinez Xi Jinping
po punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës.
Por që të ndodhë kjo, të gjithë ata që janë të përfshirë në këto bisedime duhet të kuptojnë se nëse nuk jemi të përgatitur për të parë mijëra vdekje dhe një shkatërrim më përmasa të mëdha, është e pamundur që lufta në Ukrainë të ?fitohet? në kuptimin ushtarak.
Megjithatë, edhe pas një ?fitoreje?, paqja do të ishte e pamundur në aspektin politik, duke pasur parasysh shkatërrimin e gjerë afatgjatë ekonomik dhe politik global që do të prodhojë në mënyrë të pashmangshme kjo luftë.
Nëse kërkimi për një zgjidhje politike duhet të jetë më shumë se sa vetëm një fjalë boshe, ne duhet të ngremë pyetjen:Çfarë strukturash duhet të ndërtohen që Ukraina të mbetet një shoqëri e lirë, demokratike dhe një shtet sovran, por në të njëjtën kohë të mbajë marrëdhënie paqësore me Rusinë dhe vendet e tjera fqinje?
Duke pasur parasysh diversitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të Ukrainës, ajo mund të marrë si model për organizimin e saj të ardhshëm kushtetutën zvicerane. Përgjatë shumë shekujve, Zvicra ka gjetur një mënyrë unike për të zhvilluar me sukses demokracinë e saj, në të cilën vendimet merren në nivel lokal.
Ajo është një shoqëri e ndërtuar mbi respektin reciprok për kulturat, etnitë dhe gjuhët e ndryshme në popullatë. Situata e veçantë e Zvicrës, do të thotë se ajo është e përkushtuar ndaj neutralitetit ushtarak.
Por kjo nuk do të thotë se asaj i është dashur të kompromentojë vlerat e saj politike. Nëse Ukraina do të imitonte modelin dhe strukturën zvicerane si një shtet neutral, shumëgjuhësh dhe i ndarë në kantone, kjo gjë mund t?i japë asaj mundësinë të kishte marrëdhënie më
të mira si me Rusinë po ashtu edhe me Bashkimin Evropian, si politikisht po ashtu edhe ekonomikisht.
Rajoni rusisht-folës i Donbasit në lindje të vendit, mund të trajtohet si një kanton autonom. Mbetet për t?u parë nëse negociatat do të kenë sukses në zhbërjen e aneksimit të Krimesë. Megjithatë, nëse të gjitha palët e pranojnë potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar ekonomik dhe politik, çështja e Krimesë mund të bëhet më pak e rëndësishme dhe ne mund të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje pragmatike.
Në rast se Ukraina do ta adoptonte këtë qasje, nuk do të kishte gjasa që ky vend të ishte në gjendje t?i bashkohej Bashkimit Evropian në të ardhmen, pasi BE-ja do të ishte mbrojtëse e interesave të saj dhe shumë e kujdesshme për të mos u zgjeruar më tepër sesa mund të përballojë.
Megjithatë, BE-ja, Ukraina dhe Rusia mund të bien nga ana tjetër dakord për krijimin e një zone të tregtisë së lirë, e cila do të sillte përfitime ekonomike për të gjitha palët.
Sigurisht, do të duhej guxim dhe vendosmëri që Ukraina të kërkonte ta arrinte paqen përmes miratimit të një ?kushtetute zvicerane?, pasi kjo do të thoshte që Kievi të hiqte dorë nga dëshira anakronike dhe nacionaliste për pushtet.
Po ashtu, kjo do të kërkonte gatishmërinë për të bërë kompromise, dhe për të hequr dorë nga ultimatumet. Për njerëzit e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe paqedashës të Ukrainës dhe Rusisë, modeli zviceran mund të ofrojë një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese, në të cilën Ukraina mund të përmbushë potencialin e saj të pasur kulturor dhe ekonomik, siç nuk e ka pasur kurrë më parë, duke prodhuar avantazhe për vetë vendin por edhe për botën në përgjithësi.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...