LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ta shpëtojmë Ukrainën/ Evropa duhet të udhëheqë betejën kundër Putinit

22 Mars 2022, 08:56, Blog CNA
Si ta shpëtojmë Ukrainën/ Evropa duhet të udhëheqë

Nga Timothy Garton Ash ?Spectator?

Edhe nëse Ukraina do të ekzistojë edhe për një mijë vjet të tjera, njerëzit do të thonë ende ?Ajo ishte ora e tyre më e mirë!?. Rezistenca madhështore e ukrainasve do të formësojë imazhin e vendit të tyre në botë për brezat që do të vijnë, siç qe për Britaninë qëndresa fillimisht e vetme përballë Gjermanisë naziste nën udhëheqjen e Uinston Çërçill.

Por ajo që thuajse me siguri i pret ukrainasit në ditët në vijim, është shumë më e keqe se ajo që kaluan britanikët në vitin 1940. Ata do të përballen me një fushatë ruse bombardimesh brutale, që do të synojnë të thyejnë vullnetin e tyre për të rezistuar, e shoqërua kjo me urinë, etjen, të ftohtin, sëmundjet dhe të gjitha pasojat e tjera të shkatërrimit pa dallim.

Qyteti Mariupol tashmë është shkatërruar. Tani ?kasapi? çeçen Ramazan Kadirov ka njoftuar se ndodhet në Ukrainë, gati për më shumë gjakderdhje. Kryebashkiakët ukrainas janë rrëmbyer nga rusët, dhe shërbimet sekrete perëndimore po raportojnë mbi planet e Moskës për ekzekutimin publik të tyre.

Pra një terror i hapur. ?Ne nuk do të dorëzohemi kurrë?- deklaroi Daniel Bilak, një avokat i angazhuar në mbrojtjen e Kievit, gjatë një video-diskutimi ku mora pjesë disa ditë më parë. Një tjetër jehonë e qasjes Çërçilliane. Më vonë, teksa forcat ruse po i afrohen akoma më shumë kryeqytetit ukrainas, ai më dërgoi një e-mail ku më thoshte ndër të tjera, se shpresonte që t?ia dilte të mbijetonte ?përtej së nesërmes?.

Ai shtoi në fund një emoji, por nuk ka asnjë emoji të përshtatshëm për këtë mendim.

Diskutimi mbi luftën në Ukrainë, rrëshqet shumë shpejt në tema të tjera. Po sikur Putin të sulmojë NATO-n? Po Kina çfarë qëndrimi do të mbajë? Çfarë do të thotë kjo për ekonominë tonë dhe të ardhmen e rendit botëror?

Sigurisht, që të gjitha këto janë çështje shumë të rëndësishme, por mos i lini që të na shpërqendrojnë nga çështja më emergjente:çfarë mund të bëjmë për t?i ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre, lirinë dhe demokracinë e tyre?

Presidenti Volodimir Zelenski i jep një përgjigje të qartë kësaj pyetje përmes postimeve në Twitter që bën pas çdo bisede me liderët evropianë:më shumë mbështetje ushtarake, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe një e ardhme më e mirë për Ukrainën në Evropë.

Në të tria këto aspekte ne mund të bëjmë më shumë. Shkalla e furnizimeve me armëka qenë shumë e madhe. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë në armatime. Britania kishte trajnuar që para luftës më shumë se 20.000 ushtarë ukrainas, ndërsa ka dërguar më shumë se 3.600 raketa antitank.

Tani gati e gjithë BE-ja është bashkuar, përfshirë Gjermaninë. Siç e tregoi edhe sulmi me raketa më 14 mars mbi një bazë armatimesh në Ukrainën Perëndimore, forcat ruse kanë filluar që të godasin linjat e furnizimit perëndimor.

Ne kemi ende disa ditë, ndoshta edhe javë në dispozicion, në të cilat duhet të përpiqemi të çojmë sa më shumë armë dhe municione, duke përfshirë armë të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe furnizime bazë, si ushqime, ujë dhe ilaçe, për të ndihmuar qytete si Kievi, që të përballojnë një rrethim thuajse mesjetar.

Por NATO nuk do t?i japë Ukrainës avionë luftarakë dhe as do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit, që kërkohet me këmbëngulje nga ukrainasit. Pasi nuk do që të hyjë në luftë me Rusinë. Pozicioni i Polonisë ka qenë mbresëlënës.

Polakët më kanë bërë të ndihem fajtor që Perëndimi bëri shumë pak për ta mbrojtur nga sulmi nazist në vitin 1939, dhe se si ia lamë Stalinit në Konferencën e Jaltës në vitin 1945. Argumenti ishte identik me atë që përdor sot Zelenski kur i drejtohet Evropës dhe Perëndimit: ?Ju na keni braktisur, na keni lënë të vetëm në mbrojtje të lirisë?.

Por tani që vetë Polonia është pjesë e sigurt e Perëndimit, brenda NATO-s dhe BE-së, polakët  po fillojnë të sillen më shumë si britanikët në vitin 1945. Një simpati e madhe dhe një solidariteti humanitar i gjerë. Por ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të mendojmë në terma afatgjatë.

Nuk mund të rrezikojmë një luftë tjetër botërore. Paketa e sanksioneve, për të cilat është rënë tashmë dakord, është e paprecedentë. Qeveria britanike, ka qenë jashtëzakonisht e shpejtë në ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, por shumë e ngadaltë në goditjen e parave të pista ruse në Londër, apo në hapjen e dyerve për refugjatët ukrainas.

Në këto aspekte, BE-ja ishte më e shpejtë. Por e vetmja gjë më rëndësi që mund të bëjmë për ta përshkallëzuar presionin e sanksioneve ndaj Vladimir Putinit, varet në dorën e Evropës kontinentale, dhe jo Britanisë apo SHBA-së. E kam fjalën për ndalimin e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Në mesin e shumë gabimeve të bëra pas pushtimit të Krimesë nga Putini në vitin 2014, një nga më seriozët ishte vazhdimi, madje dhe forcimi i varësisë energjetike nga Rusia. Vitin e kaluar, 30 për qind e furnizimeve me energji për Gjermaninë, vinin nga nafta, gazi dhe qymyri rus.

Këtu përfshihet edhe 55 për qind e gazit që konsumon. Një studim i kohëve të fundit mbi koston ekonomike të ndalimit të importeve gjermane të energjisë nga Rusia, vlerëson se ndikimi negativ do të ishte midis 1-3 për qind të PBB-së, apo në rastin më të keq rreth 1.000 euro për person.

është i kuptueshëm hezitimi për ta përfshirë në sanksione naftën dhe gazin rus. Por gjermanët duhet të peshojnë koston ekonomike të ndalimit të importeve të energjisë nga Rusia, përkundrejt kostos morale të vazhdimit të pagimit të miliardave eurove që shkojnë për makinerinë luftarake të Putinit, në një kohë kur ai po zhvillon një luftë brutale pikërisht në territorin ku Gjermania naziste zhvilloi një luftë të tillë 80 vite më parë.

Aq i madh është zemërimi popullor në Gjermani ndaj kësaj lufte, saqë ky hap i mëtejshëm është i mundur që të merret, ndoshta duke filluar me naftën dhe duke vazhduar me gazin. Kërkesa e tretë kryesore e Zelenskit është që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për t?u anëtarësuar në BE.

Përgjigja e BE-së në samitin e Versajës të datës 10 mars ishte shumë zhgënjyese. Mjerisht shumë liderë të BE-së, përfshirë Emanuel Makron, nuk duan që Ukraina të jetë anëtare e BE-së. Mua më vjen shumë keq për këtë mungesë vizioni.

Megjithatë, edhe pa perspektivën e anëtarësimit, Evropa, përfshirë Britaninë por edhe SHBA-ja ka në dorë shumë gjëra. Ukraina e pasluftës do të ketë nevojë për një plan masiv rindërtimi, me miliarda euro dhe dollarë, që do të vijnë nga i gjithë Perëndimi. Le të mos e quajmë atë një Plan Marshall.

Kjo do të krijonte gjithashtu kushtet, në të cilat do të mund të rikthehen në shtëpi miliona refugjatë ukrainas në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Ukrainasit gëzojnë tashmë të drejtën e udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Në planin afatgjatë, kjo mund të përfshijë anëtarësimin në Zonën Ekonomike Evropiane.

Unë do të doja të besoja në një Mrekulli e Dnjeprit, në të cilën Ukraina e mposht Rusinë, ashtu si Polonia e mundi papritur Bashkimin Sovjetik në Mrekullinë e Vistulës në vitin 1920. Por kjo do të kërkonte vërtet një mrekulli. Në rastin e një dështimi, kjo luftë e tmerrshme do të degradojë në një ngërç, kur të dyja palët duhet ta pranojnë se duhet të negociojnë një marrëveshje për paqe.

Synimi ynë i menjëhershëm duhet të jetë të garantojë që Putini të dëmtohet sa më shumë që të jetë e mundur dhe ukrainasit sa më pak. Por në atë moment të vështirë, Zelenskit do t?i duhet të bëjë disa lëshime të hidhura në këmbim të tërheqjes së trupave ruse.

Ato do të përfshijnë ndoshta neutralitetin – siç e ka lënë tashmë të kuptohet edhe presidenti ukrainas, duke thënë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO – dhe një lloj pranimi të kushtëzuar apo de facto të aneksimeve territoriale krejtësisht të paligjshme të Putinit në Krime dhe provincat e Donjeckut dhe Luhansk.

Përkundër një humbjeje të tillë, Zelenskit ka shumë nevojë për një fitore të madhe që t?ia tregojë popullit të tij. Dhe një i tillë është Plani i Rindërtimit të vendit dhe perspektiva e vendit në Bashkimin Evropian. Sa më konkrete, bujare dhe më e gjerë të jetë oferta jonë, aq më shumë ukrainasit do të mendojnë se sakrifica e tyre nuk ishte e kotë.

Shënim:Timothy Garton Ash, profesor i studimeve evropiane në Universitetin e Oksfordit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga