“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga William Hague ?The Indipendent?
Besimi se një luftë që sapo ka nisur do të jetë e shkurtër, ka qenë i zakonshëm përgjatë gjithë historisë. Burrat që nxituan të dalin vullnetarë në ushtritë e tyre kombëtare në gushtin e vitit 1914, menduan se gjithçka do të kishte përfunduar deri në Krishtlindjet e atij viti.
Kur ushtritë e Hitlerit sulmuan Bashkimin Sovjetik në verën e vitit 1941, ato nuk ishin të përgatitura për t?u përballur me dimrin e egër rus. Në çdo gjeneratë, ne priremi të supozojmë se përparimet më të fundit në potencialin shkatërrues të armëve, nënkuptojnë faktin se luftërat nuk mund të zhvillohen tashmë për një kohë të gjatë, dhe se domosdoshmërisht ato duhet të jenë të shkurtra.
E megjithatë, realiteti i tmerrshëm është se luftërat thjesht po bëhen më shkatërruese, sesa më të shkurtra. Vendet gjejnë mënyra të reja për të ushqyer konflikte të gjata që e habisin kundërshtarin. Në vitin 1793, Britania dhe Franca nuk e kishin idenë se lufta e shpallur midis tyre do të zgjaste, me disa ndërprerje të shkurtra, për 22 vjet.
Franca do të mobilizonte fuqinë e saj punëtore në një shkallë të paparë më herët, ndërsa Britania do të befasonte Napoleonin me aftësinë e saj për të financuar një luftë aq të gjatë. Ne duhet të shpresojmë që lufta e Putinit në Ukrainë të jetë e shkurtër, se ky i fundit mund të shohë se synimet e tij nuk po arrihen, dhe se do të ketë një përparim të papritur në bisedimet e kësaj jave.
Mjerisht kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë. Konferenca për shtyp e gjeneralit rusë dhënë të premten e kaluar, ku u pohua në mënyrë qesharake se ata kishin arritur synimet e tyre mbi fazën e parë të luftës, ilustroi nevojën e Kremlinit për të treguar se gjithçka do të planifikohet, dhe se tani e tutje nuk do të pranojë asnjë dobësi në forcat e armatosura ruse.
Pra Putini është ende shumë larg pranimit të një disfate serioze. Nga pala ukrainase, duket sikur po forcohet armiqësia e kuptueshme kundër skenarit të lëshimit të ndonjë territori ndaj Moskës. Angazhimi i Zelenskit për një referendum popullor mbi çdo marrëveshje paqeje, për të cilin ai thotë se do të duhej 1 vit për t?u organizuar, pas një tërheqjeje të plotë të ushtrisë ruse, është shumë domethënës.
Kjo tregon se ai beson se do të kishte disa mosmarrëveshje të forta të brendshme për çdo lloji kompromisi mbi integritetin territorial të Ukrainës apo mbi të drejtën për të pasur armë të kalibrit të madh dhe aleanca të forta.
Nuk duket se ekzistojnë kushtet për një paqe të shpejtë. Prandaj, skenari më i mundshëm është një luftë më e gjatë. Nëse kjo ndodh, Perëndimit do t?i duhet jo vetëm që ta ruajë, por ta zgjerojë edhe më tej mbështetjen e tij për Ukrainën.
Nuk bëhet fjalë që t?i bëhet presion Zelenskit për të bërë lëshime të cilat ai nuk dëshiron apo të cilat kundërshtohen me forcë nga popullit të tij; që do të ndanin Perëndimin dhe ukrainasit. Po kështu, nuk është në interesin tonë të bëjmë ndonjë gjë që zgjat vuajtjet dhe dëmet e pafundme ndaj ekonomisë botërore.
Qëllimi i kryeqyteteve perëndimore mund të tregohet thjesht: të sigurohet që agresioni i armatosur i Rusisë të përfundojë në dështim, pa nxitur një luftë më të gjerë. Kjo nuk përfshin marrjen e përgjegjësisë për të kërkuar ndryshimin e regjimit në Rusi, siç tha Xho Bajden kur gaboi duke e nënkuptuar këtë gjë fundjavën e kaluar.
Por ajo duhet të përfshijë edhe ndihmën që ukrainasit të rezistojnë dhe të dominojnë në luftën më të gjatë që mund të jetë në rrugën e saj. Dhe kjo do t?i vendosë ata në një pozicion më të fortë për të negociuar për paqen, tani ose në të ardhmen.
Dhe për t`u përballuar me një luftë të gjatë, ky vend ka nevojë për shumë burime dhe për një qëndrueshmëri të një natyre dhe shkalle të ndryshme. Ndoshta duhen plotësuar 4 kërkesa themelore për këtë gjë: një popullsi e motivuar dhe e bashkuar për të bërë sakrifica; një sistem financiar dhe ekonomik që mund të vazhdojë pafundësisht luftën; linja të sigurta dhe të shumta furnizimi; dhe armatime që i mohojnë armikut avantazhet që ai mund të zotërojë në një konflikt më të zgjatur në kohë.
Ukrainasve nuk u mungon e para. Morali dhe shpirti i tyre i rezistencës po frymëzon sot botën e lirë, dhe është shumë më i lartë se ai i pushtuesve të tyre. Por ata kanë më shumë nevojë për tre të tjerat. Sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike, Ukraina po përfiton një ndihmë afatshkurtër, siç janë 100 milionë dollarët e injektuara në buxhetin e saj nga Britania e Madhe.
Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare kanë premtuar financime për rindërtimin afatgjatë të vendit. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje, flitet për një ?Plan Marshall për Ukrainën? shumë ambicioz.
Por tani për tani sfida do të jetë mbyllja e hendekut të madh midis ndihmës së menjëhershme dhe rindërtimit të pasluftës. Siç e ka theksuar Këshilli Atlantik, do të duhet një fond për të pompuar çdo muaj miliarda dollarë në ekonominë e Ukrainës. Kjo do të jetë e kushtueshme për qeveritë perëndimore, por jo aq sa do të ishte kolapsi i Ukrainës në një luftë të gjatë, me flukse të mëdha dhe të mëtejshme të refugjatëve.
Nevoja e tretë, qëndrueshmëria e furnizimeve, kërkon një infrastrukturë të zgjeruar – fusha ajrore, depo magazinimi dhe rrugë – në disa nga vendet e NATO-s që kufizohen me Ukrainën. Qasja politike e lëkundur në Hungari, Sllovaki dhe Rumani, nënkupton se pjesa më e madhe e këtij aktiviteti është e përqendruar në Poloni.
Por shumë shpejt mund të nevojiten linja të fuqishme dhe të larmishme furnizimi për mallrat thelbësore ditore, si dhe ndihma në armatime vdekjeprurëse, edhe pse këto është mirë të mos reklamohen paraprakisht.
Së fundmi, armatimet për një konflikt më të gjatë, janë në krye të kërkesave urgjente dhe publike të Zelenskit. Duke hequr me të drejtë dorë nga kërkesa për një zonë të ndalim-fluturimit, e cila është e papajtueshme me shmangien e një lufte më të gjerë, ai po kërkon tani armë të rënda, përfshirë tanket dhe avionët.
Forcat ukrainase i kanë përdorur në mënyrë të shkëlqyer armët e lehta antitank që u janë dhënë nga Perëndimi. Po ashtu ka pasur edhe pajisje shtesë përfshirë dronët amerikanë ?Switchblade? dhe sistemin e frikshëm britanik të mbrojtjes ajrore ?Starstreak?.
Por kërcënimi i një lufte më të gjatë, do të thotë që vendet perëndimore duhet të veprojnë tani për të plotësuar disa nga kërkesat e mëtejshme të Zelenskit. Dominimi i rusëve në sektorin e artilerisë, u jep atyre mundësi të bombardojnë pa kriter qytetet si Mariupol. Po ashtu ata janë në gjendje të rigrupohen dhe t?i largojnë jashtë rrezikut forcat e tyre.
Furnzimi i Ukrainës me raketa dhe mbrojtje ajrore me rreze më të gjatë veprimi, si dhe me sisteme të sakta të raketave dhe artilerisë, do t?i jepte mundësi ukrainasve të shënjestronin depot e karburantit të armikut, mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe njësitë e shtabit rus, gjë që do të jetë e pamundur në rrethanat aktuale.
Në një konflikt më të gjatë, kjo do të jetë vërtetë e rëndësishme. Ndërkohë mund të rishikohet transferimi i ndërprerë i avionëve luftarakë Mig nga Polonia. Në sigurimin e pajisjeve më komplekse për Ukrainën, ne s?duhet të nënvlerësojmë sfidat logjistike dhe stërvitore.
Së bashku me ndihmën e zgjeruar ekonomike dhe infrastrukturore, armët më të rënda janë një kërkesë legjitime nga një vend që përballet me një luftë të gjatë pas një sulmi të paprovokuar, dhe që po shfaq një kurajë të madhe në mbrojtje të lirisë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...