web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta tragjikisht e shkurtër e Robert Uadlou, njeriut më të gjatë që ka jetuar ndonjëherë

8 Prill 2022, 08:38, Blog CNA

Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe në dukje me përmasa normale. Më 22 shkurt 1918, Edi UAdlou lindi një fëmijë me peshë gati 4 kg të quajtur Robert në Alton të shtetit të Ilinoisit në SHBA. Por ndryshe nga shumica e foshnjave, Robert nisi të rritej jashtëzakonisht shpejt.

Kur ishte 6 muajsh, ai peshonte 13.5 kg, teksa bashkëmoshatarët peshonin rreth gjysma e kësaj mase. Kur mbushi 1-vjeç, Uadlou peshonte 20.5 kilogramë dhe ishte mbi 1 metër i gjatë. Kur mbushi 5 vjeç, ishte 1.62 metra, dhe mbante veshur rroba që ishin zakonisht për adoleshentët.

Kur kremtoi ditëlindjen e tij të tetë, ai ishte tashmë më i gjatë sesa i ati (1.8 metra i gjatë). Shumë shpejt, ai filloi të dallonte edhe nga shumica e të rriturve, pikërisht për shkak të gjatësisë. Kur mbaroi shkollën e mesme, Robert ishte 2 metra e 54 centimetra i gjatë.

Por çuditërisht nuk u ndal ende së rrituri, dhe do të vazhdonte të zgjatej duke arritur gjatësinë rekord prej 2 metra 72 centrimetra. Madje edhe në kohën e vdekjes së tij, trupi i tij vazhdonte të rritej, dhe nuk tregonte shenja të ngadalësimit. Por çfarë e bëri atë kaq të gjatë? Pse nuk do të ndalonte së zgjaturi? Dhe pse njeriu më i gjatë në histori vdiq në një moshë aq të re?

Mjekët e diagnostikuan Robertin me hiperplazi të gjëndrës së hipofizës, një gjendje që shkaktoi rritje të shpejtë dhe të tepruar, për shkak të një niveli anomalisht të lartë të hormoneve të rritjes. Familja e tij e mësoi këtë gjë kur Uadlou ishte 12 vjeç. Nëse Uadlou do të kishte lindur sot, ai ndoshta nuk do të ishte zgjatur aq shumë.

Pasi sot mund të kryen operacione specifike, dhe ka ilaçe të avancuara që mund të ndihmojnë në ndalimin e rritjes. Por në atë kohë, kirurgët ishin shumë të frikësuar, pasi ata nuk ndiheshin mjaftueshëm të sigurt nëse mund ta ndihmonin të riun. Kësisoj Uadlou u la që të rritet.

Por pavarësisht nga përmasat të tij të pazakonta prindërit u përpoqën t?ia bënin jetën sa më normale. Në shkollë ??i bënë një bangë të posaçme. Edhe pse Roberti ishte më i madhi nga dy vëllezërit dhe dy motrat e tij (të cilët ishin që të gjithë me gjatësi dhe peshë mesatare), ai luante me vëllezërit dhe motrat e tij dhe merrte pjesë në shumicën e aktiviteteve që bënin ata.

Për t?u argëtuar, Uadlou merrej edhe me koleksionin e pullave dhe me fotografime. Pas shkollës së mesme u regjistrua në Kolegjin Shartlif për të ndjekur një karrierë në drejtësi, por nuk ia doli. Më pas iu bashkua Urdhrit të DëMolej dhe u bë një Frimason. Ndonëse ishte relativisht i shëndetshëm në vitet e rinisë së hershme, ai filloi të kishte disa probleme shëndetësore.

Për shkak të gjatësisë së tij ekstreme, ndjente shpesh dhimbje në këmbë, që nisën t?i bëheshin të pandjeshme. Shpeshherë ai nuk do të vinte re probleme si flluskat ose infeksionet, nëse nuk shihte enkas ato. Prandaj nisi të përdorë mbajtëse për këmbët dhe një bastun gjigant për të lëvizur.

Ai preferonte të ecte vete, pa përdorur asnjëherë mbi një karrige me rrota. Edhe pse kjo e fundit do ta kishte ndihmuar shumë. Në vitin 1936, mbi Uadlou dëgjuan Vëllezërit Ringling dhe cirku i tyre udhëtues. Ata menduan se ai do të përbënte një element të hatashëm në shfaqjen e tyre, sidomos kur do të shfaqej së bashku me disa njerëz xhuxhmaxhuxhë që tashmë ishin të punësuar nga cirku.

Ai pranoi të shkonte në turne me ta. Njeriu më i gjatë në botë tërhoqi kudo një turmë të madhe.  Shumë shpejt, ai u bë një personazh i famshëm, dhe një hero në qytetin e tij të lindjes, Alton. Ai vizitoi më shumë se 800 qytete në 41 shtete të SHBA-së. Ai u bë fytyra e kompanisë së këpucëve ?Peter Shoes?, dhe përfitonte pa pagese këpucët e bëra posaçërisht për të me madhësi 37AA.

Kjo ishte një lehtësi e madhe, pasi një palë të tilla kushtonin rreth 100 dollarë (një shumë e lartë për atë kohë).

Që Uadlou të udhëtonte në mbarë SHBA-në, i ati u detyrua të modifikonte makinën e familjes. Ai hoqi sediljen e pasagjerit, në mënyrë që djali i tij të mund të ulej në sediljen e pasme dhe të shtrinte këmbët. Kur nuk promovonte këpucë apo nuk merrte pjesë në ndonjë shfaqje publike, njeriu më i gjatë në botë, bënte një jetë relativisht të qetë.

Miqtë dhe familja e tij e kujtojnë si një djalosh të urtë dhe të sjellshëm, gjë që i dha nofkën ?Gjiganti i butë?. Uadlou shihej shpesh duke luajtur në kitarë dhe duke punuar në studion e tij fotografike, deri kur duart e tij gjithnjë në rritje filluan që ta pengonin.

Edhe pse jeta e njeriut më të gjatë në botë ishte pa dyshim emocionuese, ajo kishte edhe shumë vështirësi. Shtëpitë, hapësirat publike dhe sendet shtëpiake, nuk ishin krijuar saktësisht për një njeri të përmasave të tij. Ndaj shpesh i duhej të bënte rregullime për të qenë në gjendje të kryente edhe detyrat të thjeshta.

Për më tepër, që të ecte siç duhet i duhej të mbante mbajtëse në këmbë. Megjithëse ato e ndihmuan të qëndronte drejt, i shkaktuan edhe fundin tragjik. Për shkak të mungesës së ndjeshmërinë në këmbët e tij, Roberti e kishte të vështirë të dallonte se kur një mbajtëse e papërshtatshme po i fërkohej me kyçin e këmbës.

Dhe kjo gjë ndodhi në vitin 1940. Kur po merrte pjesë në një shfaqje në Miçigan, nuk e kuptoi që i ishte formuar në këmbë një flluskë. Flluska ishte aq e acaruar saqë u infektua shumë shpejt, dhe Uadlou nisi të kishte temperaturë të lartë. Kur mjekët e tij e kuptuan se çfarë ndodhi, nxituan t?i vijnë në ndihmë, duke i bërë një transfuzioni gjaku dhe e nënshkruar ndaj një operacioni urgjent.

Fatkeqësisht, nuk arritën t?i shpëtonin jetën. Gjatësia e tij e pazakontë kishte lënë me një sistem imunitar shumë të dobësuar. Robert Uadlou vdiq më 15 korrik 1940 në moshën 22-vjeçare. Trupi i tij u varros në vendlindjen e tij të dashur, Alton. Arkivoli ishte mbi 3.3 metra i gjate, dhe bashkë me të brenda peshonte rreth 450 kg. Për ta bartur atë arkivol gjatë ceremonisë u angazhuan 18 burra.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga