“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Julius Strauss ?Spectator?
Rusia ka sinjalizuar se pas 1 muaji lufte, që ajo priste të zgjaste vetëm disa ditë, do të nisë të zvogëlojë aktivitetet e saj ushtarake rreth kryeqytetit ukrainas Kiev. Zëvendësministri i rus Mbrojtjes, Aleksandër Fomin, tha se kjo lëvizje synon që të forcojë besimin e ndërsjellë midis Rusisë dhe Ukrainës.
Arsyeja e vërtetë, gjithnjë nëse pretendimi i Moskës verifikohet në terren, ka më shumë gjasa që jetë, se nëse do të sulmonte direkt Kievin, ushtria e Vladimir Putinit do të mbushte kryesore të kryeqytetit ukrainas me tanke ruse të djegura dhe ushtarë të vdekur.
Fomin tha se Rusia ?do të reduktojë në mënyrë dramatike aktivitetet ushtarake në frontet e Kievit dhe Çernihivit. Ky i fundit është një nga disa qytetet më të mëdha të Ukrainës, që mbetet i rrethuar nga trupat ruse.
Ky njoftimi erdhi pas një deklarate të bërë javën e kaluar, se Moska po hyn tani në ?një fazë të re të luftës?, në të cilën do t?i përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore.
Është gati e sigurt se çdo lëvizje e tillë, do të përfshijë një përpjekjet e vazhdueshme për
të pushtuar Mariupolin, qytetin jugor prej 440.000 banorësh, që ka qenë skena e disa prej luftimeve më të ashpra dhe viktimave më të shumta që nga fillimi i kësaj lufte.
Kjo do t?i lejonte rusët të ruanin një korridor tokësor për në Krime, një objektiv ky kryesor për Moskën. Njoftimi nga ushtria ruse, se po hiqte dorë nga përpjekjet për të pushtuar Kievin, të paktën tani për tani, erdhi në mesin e raporteve se ajo po përgatitej të tërhiqte forcat e rraskapitura drejt Bjellorusisë për t?u rigrupuar.
Në atë që pritej të ishte një luftë me një raund të vetëm, Ukraina ka goditur deri më tani shumë më tepër sesa pesha e saj. Ndërkohë, trupat ruse, të fryra nga arroganca e kultivuar nga Kremlini, dhe duke ndjekur një plan luftarak katastrofik, kanë pësuar deri tani 20.000 të vrarë dhe të plagosur.
Linjat e tyre të furnizimit janë shkatërruar nga luftëtarët ukrainas, që po përdorim taktika guerile dhe armatim të cilësisë më të lartë. Muaji i parë i luftës, ka nxjerrë gjithashtu në pah një nga dobësitë më të dukshme në zemër të mbretërisë së Putinit:për muaj apo ndoshta me vite, ai ka qenë i rrethuar nga servilë, që janë shumë të gatshëm të përforcojnë teoritë dhe narrativat e tij.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si Hitleri ashtu edhe Stalini ishin udhëheqës ushtarakë shumë të dobët. Por ndërsa Stalini e pranoi në fund dobësinë e tij në aspektin ushtarak, dhe i lejoi gjeneralët e tij që të merrnin përsipër drejtimin e luftës, Hitleri nuk pushoi kurrë së ndërhyri në planet e Vehrmahtit.
Ajo çka do të ndodhë më pas në Ukrainë, mund të na tregojë nëse Putini, është një Hitler apo një Stalin i kohës së luftës. Rruga më logjike ushtarake që mund të ndjekin gjeneralët rusë, është ngritja e fortifikatave në pozicionet aktuale ose rigrupimi i trupave nga Perëndimi, dhe përqendrimi në të njëjtën kohë i njerëzve dhe materialeve kundër një qyteti të madh në lindje të Ukrainës.
Nëse ushtria ruse ndjek atë skenar, kjo mund të jetë një shenjë se një Putin racional, është rikthyer sërish në krye të Rusisë. Megjithatë, është krejtësisht e mundur, që larg nga pranimi i disfatës në tërësi, pas një pauze të shkurtër sa për të ri-furnizuar dhe riarmatosur forcat e tij, ai të sulmojë sërish Kievin.
Analistët perëndimorë thanë dje se rusët nuk kanë bërë ende një lëvizje serioze për t?u tërhequr. Ata vunë në dyshim edhe motivet e tyre. ?A mos me ?Do të zvogëlojmë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit?, ata duan të thotë ?Po tërhiqemi për të sulmuar sërish më vonë??- shkroi në Tëitter Mark Hertling, gjeneral-lejtnant amerikan në pension dhe ish-komandant i Forcave Amerikane në Evropë.
Pak para sulmit të 24 shkurtit, Moska pretendoi se po tërhiqej nga kufiri me Ukrainën, dhe tregoi pamjet e tankeve që po niseshin në drejtim të lindjes nga Krimea. Njoftimi se Rusia do të zhvendosë një pjesë të madhe të trupave të saj në lindje, erdhi pas një dite bisedimesh për paqe në Stamboll të Turqisë.
Fomin tha se vendimet ushtarake po merreshin në dritën e ?negociatave mbi përgatitjen e një marrëveshjeje mbi neutralitetin, dhe statusin jo-bërthamor të Ukrainës?.
Ndërsa bisedimet mund të duken sikur po ofrojnë shenjat e hershme të një përparimi, është shumë herët për të qenë optimist.
Së pari, të gjitha lëshimet kryesore të Ukrainës ndaj Rusisë do të hidhen në një referendum popullor, që në rastin më të mirë do të kërkojë shumë muaj për t?u organizuar. Për më tepër, është e vështirë të shihet se si Putin mund të heqë dorë nga këndvështrimi i tij mesianik për bashkimin e 3 territoreve të lashta ruse, në këmbim të kalimit të viteve të tij të fundit në pushtet, duke sunduar një vend kryesisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, dhe duke
jetuar nën një ekonomi lufte.
Rusia ka një histori të gjatë të shpalljes së armëpushimeve, korridoreve humanitare dhe gjërave të ngjashme që ofrojnë shpresë, dhe më pas të refuzimit apo shkeljes së tyre. Një pauzë në këtë konflikt mund të sjellë përfitime për të dyja palët.
Rusët kanë shumë nevojë për një shans, që të zhvendosin forcat e tyre në përgatitje për atë që vjen më pas. Ukraina, humbjet e së cilës në fushën e betejës kanë qenë shumë më të vështira për t?u vlerësuar, por ndoshta kanë qenë serioze, mund të dëshirojë të marrë disi frymë, përpara asaj që duket ende si një luftë e gjatë dhe e përgjakshme.
Vladimir Putinit, një njeri që nuk i mungon vetëvlerësimi, mund t?i duket e tepërt të mendojë se duhet ulur në tryezën e negociatave Zelenskin, një njeri të cilin ai e ka quajtur si liderin e një bande të varur nga droga. Mbi të gjitha, këto javë ai i ka mbajtur shumë larg vetes edhe këshilltarët e tij më të afërt.
Një takim midis 2 presidentëve për të diskutuar mbi Donbasin, është një nga kërkesat kryesore të Ukrainës. Por Vladimir Medinski, negociatori kryesor i Rusisë, tha se një takimi tillë do të ndodhë vetëm kur Ministrat e Jashtëm të jenë gati për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. ?Deri atëherë, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë?- deklaroi ai të martën.
Shënim:Julius Strauss, ish-shefi i zyrës së të përditshmes britanike ?Daily Telegraph? në Moskë. Ai ka raportuar për konfliktet në Çeçeni, Bosnje, Kosovë, Afganistan dhe Irak.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...