Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Nga Steven Pifer ?The Hill?
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është zhvendosur nga njëri vend në tjetrin brenda Kievit, për të shmangur tentativat për vrasje nga ana e forcave speciale ruse. Lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, po zgjat prej më shumë se 6 javësh.
Pasi dështoi në përpjekjet e saj për të marrë Kievin, ushtria ruse është tërhequr nga veriu i Ukrainës, dhe po orientohet drejt një ofensive të re në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.
Deri më tani Moska nuk është përfshirë në negociata serioze, dhe zbulimet e tmerrshme të masakrave të civilëve nga forcat ruse,ka të ngjarë ta ketë ndryshuar qasjen e Kievit ndaj bisedimeve.
Gjithsesi, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për të kërkuar një zgjidhje për t?i dhënë fund luftimeve. Ai është shprehur i gatshëm të pranojë neutralitetin, me kushtin që një Ukrainë neutrale të marrë garanci të forta sigurie.
Nëse gjërat mbërrijnë në këtë pikë, Kievi do të dëshirojë të ketë garancitë e duhura të sigurisë. Dhe gjykoj se Perëndimi duhet t?ia lërë specifikat e çdo zgjidhjeje Zelenskit dhe qeverisë së tij. Ata duhet të gjejnë një balancë midis dëshirës për t?i dhënë fund vrasjes së ukrainasve, rëndësisë së pozicioneve parimore, dhe lëshimeve që mund të rezultojnë të jenë të diskutueshme për publikun e tyre, dhe debatit se cilat kushte do të përbënin një marrëveshje të pranueshme.
Këtë vendim, nuk mund ta marrë askush tjetër veç ukrainasve. Partnerët e Ukrainës, nuk duhet të ushtrojnë presion ndaj Kievit për të pranuar një marrëveshje të keqe. Dhe as t?i kërkojnë Kievit që të refuzojë një marrëveshje, që ai beson se i përmbush interesat e Ukrainës.
Sidoqoftë, zyrtarët perëndimorë duhet të bisedojnë me homologët e tyre ukrainas mbi elementët e një zgjidhjeje të mundshme që ndikon direkt tek angazhimi i Perëndimit në këtë vend. Një çështje e tillë, ka të bëjë me garancitë e sigurisë.
Qeveria ruse u angazhua në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 mbi Garancitë e Sigurisë, se do ?të respektojë pavarësinë dhe sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës? dhe se ?nuk do të kërcënojë apo përdorë forcën? ndaj Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin i shkeli ato angazhime. Prandaj ukrainasit dëshirojnë garanci nga vendet perëndimore, edhe pse kanë folur për lloje të ndryshme garancish. Dikush do të donte që vendet garante t?i përdorin forcat e tyre ushtarake për të mbrojtur një Ukrainë neutrale, nëse ajo do të pushtohej në të ardhmen.
Pra ngjashëm me garancinë e Nenit 5 të NATO-s, ku një sulm ndaj një vendi anëtar, konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve. Një version alternativ i garancive do të kërkonte që shtetet garante të angazhohen, që në rastin e një sulmi ndaj një Ukrainë neutrale në të ardhmen, të ofrojnë menjëherë armë për ushtrinë ukrainase, dhe të vendosin sanksione të rënda ndaj sulmuesit (me shumë gjasa sërish Rusia).
Udhëheqësit e SHBA-së dhe NATO-s, e kanë deklaruar qartë mosgatishmërinë e tyre për të dërguar trupa në mbrojtje të Ukrainës. Kjo qasje e bën të vështirë të imagjinohet, që vendet perëndimore t?i japin Ukrainës një garanci sipas Nenit 5 të aleancës, si pjesë e një marrëveshjeje për zgjidhjen e konfliktit aktual.
Që garancia të jetë serioze, do të duhej një vend garant me fuqi të besueshme ushtarake, siç janë Shtetet e Bashkuara. Nëse administrata e Xho Bajden do ta pranonte një garanci të tillë, kjo do të kërkonte thuajse me siguri nënshkrimin e një traktati që do të kërkonte një shumicë prej 2/3 e votave në Senat.
Le të supozojmë për një moment se do të ndodhin që të dyja. Edhe në atë moment, sa besim mund të kishte Kievi tek kjo garanci, nëse në Shtëpinë e Bardhë rikthehem një president si Donald Trump? Prandaj në vend se të kërkojë garanci nga të tjerët për ta mbrojtur në rastin e një pushtimi të ardhshëm rus, mund të ishte një lëvizje më e zgjuar që Kievi të kërkojë të garantojë vetë sigurinë e tij.
Kjo do të nënkuptonte shmangien e dispozitave, që e kufizojnë rreptësisht madhësinë dhe armët që mund të zotërojë ushtria e Ukrainës. Nëse është e nevojshme në tryezën e bisedimeve, Kievi mund të marrë në konsideratë heqjen dorë nga sistemet sulmuese me rreze të gjatë, por duhet të mbrojë aftësinë e vet për të pasur një forcë mbrojtëse të fortë.
Nëse Zelenski e gjen veten të përfshirë në një negociatë serioze, në vend se të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera evropiane garanci të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, ai do të duhet të kërkojë angazhime nga këto shtete për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndihmuar në rindërtimin dhe modernizimin e ushtrisë ukrainase.
Dhe ky proces duhet të shkojë përtej ofrimit të armëve të trashëguara nga epoka sovjetike. Nuk do të kishte asnjë arsye, se përse personeli ushtarak ukrainas të mos mësonte se si të operonte dhe mirëmbante disa nga sistemet më moderne të armëve, që janë sot në inventarin e forcave të armatosura anëtare të NATO-s.
Kievi ka të ngjarë t?i gjejë partnerët e tij perëndimorë më të gatshëm për të premtuar dhe përmbushur angazhime të tilla, si një alternativë ndaj angazhimit në një luftë të mundshme të ardhshme kundër Rusinë. Nëse do t?i kërkohet, Uashingtoni duhet të tregojë gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Ukrainën në ndërtimin e një ushtrie të nevojshme.
Sigurisht, zyrtarët ukrainas mund të kërkojnë angazhimin e vendeve perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, nëse kjo e fundit e sulmon sërish. Por një ushtri e fuqishme ukrainase, e pajisur me armë moderne mbrojtëse, do t?i ofronte Kievit garancinë më të fortë, se mund të mbrohej kundër një sulmi të ardhshëm të armatosur rus, dhe në mënyrë ideale, do ta nxiste Kremlinin të mos e merrte më në konsideratë një pushtim të tillë.
Shënim:Steven Pifer, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë. Aktualisht anëtar i Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Stenfordit./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...