Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?
Rusia dhe Ukraina janë në garë me kohën. Presidenti Vladimir Putin dëshiron një lloj fitoreje deri më 9 maj. Ai dëshiron që ta përdorë 77-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Rusia, për të festuar fundin e luftës së tij shkatërruese në Ukrainë, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrime të paarsyeshme në një vend që nuk dëshiron të heqë dorë nga pavarësia dhe sovraniteti i tij.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, siç e përsërit edhe vetë vazhdimisht, nuk e ka kohën në anën e tij. Ai ka nevojë për më shumë mbështetje ushtarake, dhe jo për duartrokitje nga udhëheqësit perëndimorë, në mënyrë që të vazhdojë t?i rezistojë forcave ruse.
Sa i përket evropianëve, pavarësisht unitetit të tyre mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe denoncimit të përsëritur të luftës së Putinit kundër Ukrainës, po nisin të shfaqen përçarje të dukshme. Dhe me kalimin e kohës, këto ndarje do të thellohen.
Pavarësisht se kur do të përfundojë kjo luftë, këto dallime do ta bëjnë më të vështirë, dhe jo më të lehtë, për BE-në që të ketë një politikë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes shumë të fortë. Dhe kjo sepse lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet e ardhshme të Evropës me Ukrainën dhe Rusinë.
Cilido qoftë rezultati i saj, lufta do ta thellojë mosbesimin midis anëtarëve të BE-së. Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, së bashku me Sllovakinë dhe Republikën Çeke e kuptojnë se çfarë synohet me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Bëhet fjalë për ri-vizatimin e hartës së epokës së pas Luftës së Ftohtë.
Ata nuk duan që fqinjët e tyre lindorë të bëhen një ?kordon sanitar? nën tutelën e Rusisë. Po ashtu ata e mbështesin kërkesën e Ukrainës për t?u anëtarësuar në BE. Përgjatë viteve, këto vende kanë paralajmëruar vazhdimisht homologët e tyre të Evropës Perëndimore për rreziqet e mëdha nga varësia prej energjisë ruse.
Dhe vetë kanë vepruar me shpejtësi për të gjetur burime alternative të energjisë, ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së si Gjermania, Austria dhe Hungaria. Për më tepër, për shkak të historisë dhe afërsisë së tyre me Ukrainën – por edhe përvojës së tyre të jetesës nën dominimin sovjetik – publiku në këtë pjesë të Evropës tregon pak shenja të dobësimit të mbështetjes së tyre për Zelenskin, edhe nëse kjo nënkupton çmime më të larta të energjisë dhe konsumit.
Po ashtu këto vende po ofrojnë më shumë mbështetje ushtarake për Kievin. Përvojat e tyre historike dhe politike, janë në kontrast të fortë me ato të disa vendeve të tjera të BE-së. Gjermania, Austria dhe Hungaria, ngurrojnë t?i dërgojnë Ukrainës armë të rënda, dhe një nga justifikimet e tyre është se kjo do të çonte në përshkallëzimin e konfliktit.
Në Gjermani, qeveria e koalicionit e kancelarit Olaf Sholc është shumë e ndarë në lidhje me atë se çfarë lloj mbështetjeje ushtarake duhet t?i japë Kievit. Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë duan që t?i çojnë armë të rënda. Por socialdemokratët e Sholc, të cilët janë ende të lidhur me një pikëpamje pacifiste, anti-amerikane dhe miqësore ndaj Rusisë, vazhdojnë të hezitojnë.
Dhe kur ngrihet vazhdimisht çështja e vendosjes së një embargoje të naftës dhe gazit ndaj Rusisë, Berlini thotë se një embargo e tillë do të sillte çmime më të larta të energjisë për familjet gjermane. Kjo është e vërtetë. Por ajo që Sholc, por edhe udhëheqës të tjerë, përfshirë kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, mbështetësi më i vendosur i Putinit në BE, refuzojnë t?i shpjegojnë publikut të tyre, është se kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Ukrainës, por edhe me stabilitetin e ardhshëm të Evropës.
Dhe kjo mbart një kosto të lartë. Një nga kostot e larta për të cilën shqetësohet Italia është rritja e normave të interesit. Kryeministri italian Mario Dragi ka qenë një mbështetës i fortë i Ukrainën, duke kërkuar madje një embargo të energjisë. Dhe ashtu si Gjermania, ai duhet të përballet me lëvizjet pacifiste që duan fundin e luftës dhe ndalimin e dërgimit të armëve në Ukrainë.
Për momentin, nuk është ky problemi më i madh i Dragit. Përkundrazi, është ajo që ndodh në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt. Nëse Banka Qendrore Evropiane do të rriste normat e interesit, kjo do të kishte një ndikim shkatërrues në aftësinë e Romës për të paguar borxhin publik shumë të lartë.
Ai përbën 147 për qind të PBB-së, i dyti më i larti në mesin e vendeve të eurozonës pas Greqisë. Bashkimi Evropian nuk ka luksin të lejojë që një nga ekonomitë e saj kryesore të vihet nën një presion të tillë. Kjo do ta dëmtonte seriozisht monedhën euro në një kohë kur po ngadalësohet rritja ekonomike në të gjithë Evropën.
Në Francë, ndikimi ekonomik i luftës ka qenë shumë i madh edhe në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, ku më 24 prill zhvillohet balotazhi midis presidentit Emanuel Makron dhe kandidates populiste Marin Lë Pen. Një fitore e Lë Pen, do të trondiste themelet e NATO-s dhe BE-së.
Me pak fjalë, për disa vende të BE-së, nuk mund të nënvlerësohen pasojat ekonomike nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Panorama aktuale e Evropës, tregon se si qeveritë kanë interesat e tyre, dhe kjo mund t?i japë mundësi Putinit ?të blejë? pak kohë. është e vërtetë që sanksionet po e dëmtojmë Moskën.
Ushtria ruse nuk mundi ta pushtonte Kievin. Por askush nuk po e pengon Putinin të zgjasë një rrethim mizor në Mariupol, ku 100.000 njerëz po vdesin nga uria dhe po pengohen të largohen, duke mos përmendur këtu goditjen e qyteteve të tjera. Teksa Zelenski vazhdon të luftojë për pavarësinë e vendit të tij, faktori kohë ka kaq shumë rëndësi për Ukrainën. Dhe ky faktor duhet të ketë rëndësi edhe për të gjithë Evropën.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...