web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziqet nga një lufte e gjatë e Rusisë në Ukrainë

23 Prill 2022, 07:55, Blog CNA

Nga Robert Maginnis ?Fox News?

Gjenerali Mark Millej, kryetari i Shefave të Përbashkët të ushtrisë amerikane, tha së fundmi se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të vazhdojë ?për vite të tëra?. Po cilat janë shenjat se lufta mund të zgjasë ?me vite?, dhe cilat mund të jenë pasojat për Perëndimin?

Parashikimi se sa mund të zgjasë një luftë, nuk është një shkencë e saktë. Në gushtin e vitit 1914, perandori gjerman Vilhelmi II u premtoi trupave të tij se do të ktheheshin në shtëpitë e tyre përpara dimrit. Ndërkohë, shefi i tij i shtabit të përgjithshëm, parashikoi se ajo që u bë Lufta e Parë Botërore do të zgjaste maksimumi 2 vjet.

Shumë shpejt dy udhëheqësit gjermanë u përballën me një realitet të ri. Lufta që pasoi përplasi dy blloqe të mëdha, Antantën e Trefishtë dhe Aleancën e Trefishtë, që përfshiu në beteja miliona ushtarë, i mori jetën shumë prej tyre dhe zgjati 4 vjet e gjysmë.

Kostot e asaj që u cilësua në fillim si ?lufta që do t?i jepte fund të gjitha luftërave?, dhe që përfshiu më shumë se 100 vende të botës ishin marramendëse: deri në 337 miliardë dollarë në kosto direkte dhe indirekte. Numri i viktimave ishte po aq tronditës: 12 milionë të vdekur dhe 20 milionë të plagosur rëndë.

Shtatë javë pas luftës në Ukrainë, askush nuk po parashikon se lufta do të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore, dhe aq më pak se ajo do të jetë po aq e kushtueshme dhe e përgjakshme sa Lufta e Parë Botërore. Megjithatë, është e qartë se Moska nuk është ende e kapitulluar dhe se numri i të vrarëve dhe i dëmeve do të vazhdojë të rritet.

Presidenti rus Vladimir Putin duket se i ka braktisur shpresat e tij për ta pushtuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe tani është fokusuar në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk.

Lëvizjet e trupave ruse sugjerojnë se Moska shpreson të rrethojë njësitë luftarake më të afta të ushtrisë ukrainase në lindje dhe ta detyrojë Ukrainë të dorëzohet, duke zbehur çdo shpresë që ka Kievi për të rimarrë sërish kontrollin e lindjes së vendit.

Pra, duke pasur parasysh planet e ndryshuara të Putinit, cilët janë treguesit që e bindën gjeneralin Millej të thotë se lufta aktuale ka të ngjarë të zgjasë ?me vite??

Së pari, Rusia duket se ka nisur të zbatojë një strategji të re, akoma më të ashpër.

Presidenti Putin e zëvendësoi komandantin e tij në terren, duke kërkuar rezultate të ndryshme, pa marrë parasysh sesa kohë mund të duhet për këtë. Ai zgjodhi gjeneralin Aleksandër Dvorikov, një njeri i njohur si ?Kasapi i Sirisë?, për të mbikëqyrur ofensivën ere mbi Ukrainë.

Por Rusia e ka një sërish një problem: Koha nuk është në anën e saj. Kristina Holinska,  studiuese e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë në ?RAND Corporation? na kujton se ?Kjo është ende e njëjta ushtri ruse me moral të ulët, me mosbesim në radhët e saj, me sistemet e armëve dhe problemet logjistike, dhe me shumë probleme të tjera që janë diskutuar gjerësisht, dhe të cilat nuk mund të zgjidhen aq shpejt?.

Së dyti, për shkak të humbjeve të mëdha në tanke dhe trupa, Putini ka nisur të aktivizojë rezervat e tij, një grup prej 2 milionë burrash, dhe të mobilizojë 20 njësi të Gardës Kombëtare Ruse. Kjo është hera e parë që ?Rosgvardiya? është mobilizuar për diçka tjetër përveç operacioneve në prapavijë. Mobilizimi dhe dërgimi në front i këtyre njësive tregon se forcat e Moskës janë dobësuar shumë, ose se Putin po mban në prapavijë luftëtarët e tij më të mirë për operacione të tjera.

Së treti, ukrainasit po bëjnë rezistencë të fortë e në luftime, çka mund të bëjë që lufta të të zgjasë. Autoritetet rajonale ruse përgjatë kufirit të Ukrainës e rritën nivelin e kërcënimit nga terrorizmi për shkak të pranisë së forcave të operacioneve speciale ukrainase që synojnë të kryejnë sulme sabotuese.

Për shembull, më 1 prill një helikopter ukrainas Mi-24 sulmoi një depo nafte ruse në Belgorod dhe sërish më 12 prill një hekurudhë brenda Rusisë që çon në Kharkov.

Së katërti, ukrainasit do të jenë shumë të zemëruar me Rusisë për krimet e luftës, gjë që ka të ngjarë të zgjasë luftimet kundër Moskës edhe për dekadat e ardhshme.

Së pesti, kohëzgjatja e luftës lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës nga Perëndimi. Sllovakia po i jep Kievit sisteme të mbrojtjes ajrore S-300, Republika Çeke po dërgon tanke T-72, ndërsa SHBA-ja po dërgon mijëra armë anti-tank Javelin, artileri dhe radarë, dhe më shumë se 1 mijë raketa Stinger tokë-ajër, bashkë me qindra dronë vetë shpërthyes ?Switchblade?.

Pavarësisht përpjekjeve të Ukrainës dhe dërgesave të armëve nga Perëndimi, Moska zotëron ende më shumë armë sesa Ukraina, dhe kjo do të thotë se me kalimin e kohës Kremlini mund të neutralizojë taktikat më të mira të Ukrainës dhe të arrijë avantazh në terren, sidomos nëse Perëndimi lodhet nga financimi i asaj lufte.

Së fundmi, Putin llogarit se ai mund të zhvillojë një luftë të gjatë falë dy eksporteve kryesore ruse, energjisë dhe grurit. Sanksionet e rënda të Perëndimit po dështojnë të dëmtojnë ambiciet e Moskës për të mbështetur ?Operacionin Ushtarak Special?.

Në fakt, Rusia pret të fitojë vetëm në prill gati 10 miliardë dollarë të ardhura shtesë nga shitja e energjisë, dhe kjo falë çmimeve të larta të naftës. Edhe nëse lufta do të vazhdojë me vite apo do të jetë e shkurtër, Perëndimi duhet t?i japë përgjigje disa pyetjeve. A do të vendosë NATO përgjithmonë forca e saj përgjatë kufirit të Rusisë, për t?ia bërë të qartë Moskës se nuk do të tolerojë më shumë agresion?

A do të heqë dorë Bashkimi Evropian nga energjia ruse, për t?i mohuar Putinit mjetet për të financuar autoritarizmin e tij? A do të vazhdojë SHBA-ja të qëndrojë përkrah aleatëve tësaj të NATO-s për t?iu kundërvënë Moskës?

Ajo që ne dimë nga historia, është se luftërat i ndryshojnë gjërat: kufijtë, qeveritë, ekonomitë dhe kulturat. Lufta në Ukrainë mund ta forcojë ?shtyllën kurrizore? të Perëndimit për të çuar përpara lirinë dhe prosperitetin.

Në të kundërt, mund të krijojë një skenar të zymtë që e redukton qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe ndihmën perëndimore, ndërkohë ndryshimi favorizon Putinin. Në këtë pikë, këshilla më e mirë për ?gjeneralët e kolltukut?, është të shmangin vënien në rrezik të politikave tona se në cilën trajektore mund të ecë lufta, dhe për sa kohë do të përfundojë ajo.

Shënim:Robert Maginnis, oficer në pension i ushtrisë amerikane, dhe një analist ushtarak me përvojë mbi Rusinë dhe Ukrainën.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga