VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Ben van der Merwe ?New Statesman?
Për politikanët që synojnë ta ndëshkojnë Rusinë, mund të mjaftojë spektakli i zhytjes së saj të dhimbshme dhe poshtëruese në varfëri, si rezultat i sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi. Por për ata që synojnë ta ndihmojnë Ukrainën, këto masa ndëshkuese nuk janë të mjaftueshme.
Nuk ka shumë të ngjarë që sanksionet ta privojnë ushtrinë ruse nga furnizimet bazike. Përkundrazi, shpresohet që vuajtjet e rusëve të zakonshëm do të ushtrojnë presion ndaj presidentit Vladimir Putin për të ndryshuar kurs.
?Historia tregon se mund t?i shkaktohen dikujt shumë dëme ekonomike, por pa marrë përfitime politike nga kjo?- thotë Li Xhons, ekspert sanksionesh në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër. Kjo është veçanërisht e vërtetë për regjimet relativisht të izoluara nga presioni popullor.
Kështu, një embargo gati totale e OKB-së ndaj Irakut në vitet 1990 nuk arriti të sillte rrëzimin e Sadam Huseinit, pavarësisht nga dëmet e mëdha ekonomike dhe sociale që shkaktoi ajo. Sanksionet me objektiva specifike, mund të duken si një armë më e fuqishme kundër super të pasurve të Rusisë me lidhje politike me Kremlinin, ku është e mirë-njohur prirja e tyre për bankat e Londrës dhe zonat tregtare të Parisit.
Por që nga 2014, Perëndimi ka imponuar një sërë masash të tilla, pa shumë efekte. ?Unë nuk e kam pranuar asnjëherë idenë se po të vihet nën presion, elita ruse do të kthehet në një moment kundër Putinit?- thotë Emili Ferris, studiuese në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, një qendër kërkimore e mbrojtjes dhe sigurisë në Britaninë Madhe.
?Kjo sepse po flasim për njerëz që pa Putinin, nuk do të ishin në gjendje të grumbullonin aq shumë para sa kanë aktualisht. Po ashtu, ata nuk kanë llojin e ndikimit politik që do të kërkohej për t?i ndryshuar mendjen Putinit?- shton ajo.
Ndërkohë Nikollai Petrov, studiues i lartë në institutin britanik Chatham House, beson se sanksionet mund të shtrëngojnë kontrollin e Putinit mbi oligarkët. ?Nëse ngrijnë të gjitha pasuritë tuaja në Perëndim, atëherë kjo ju bën plotësisht të varur nga Kremlini. Dhe kjo gjë nxit një besnikëri absolute ndaj liderit rus?- thotë ai.
Ndërkohë edhe sanksionet me rreze të gjerë veprimi, mund të japin efektin e kundërt. Evropa e ka përjashtuar industrinë energjetike ruse nga sanksionet e mëdha. Por sektorët krijues dhe teknologjikë të këtij vendi janë goditur rëndë. Dikur pikat e mbështetjes për opozitën ruse, punëtorët në këto sektorë po largohen masivisht nga vendi.
?Kjo do të thotë se do të zbehen mundësitë për rishfaqjen e protestave si ato të vitit 2011?- thotë Petrov. Siç shkruan Xhons në librin e tij ?Shoqëritë nën rrethim?, sanksionet perëndimore ndaj Mianmarit e dëmtuan në mënyrë disproporcionale sektorin privat.
Kërkesa në rritje e Kinës për minerale e zbuti disi ndikimin tek industritë nxjerrëse në pronësinë e shtetit, por nuk bëri asgjë për sektorin privat të fokusuar tek industria tekstile. Jeta ekonomike ishte e konsolidua rreth minierave dhe plantacioneve të drejtuara nga qeveria, duke e shuar një lëvizje sindikale të sapolindur dhe dëmtuar rëndë borgjezinë e pavarur.
?Kjo është trajektorja afatgjatë e çdo shteti që vendoset nën sanksione. Një ndërhyrje më e madhe e shtetit në ekonomi, dhe një varësi më e madhe e biznesit privat nga shteti?- thekson ai.
Kjo trajektore është tashmë e dukshme edhe në Rusi, ku përgjigja e shtetit ndaj sanksioneve ka përfshirë kontrollet e kapitalit, shtetëzimin dhe krijimin e alternativave vendase ndaj sistemeve Visa dhe Swift, sistemi ndërkombëtar i pagesave. Kur OKB-ja vendosi sanksione ndaj Afrikën e Jugut në vitet 1960, regjimi i saj reagoi në një mënyrë të ngjashme.
Zhvillimi i shpejtë i industrive vendase të naftës dhe armëve, i financuar nga një rritje në kohën e duhur të çmimeve të mallrave, prodhoi një shtresë biznesmenësh, interesat e të cilëve ishin të lidhura me lidhjet e tyre politike dhe me vetë sanksionet. Por ato sanksione i hapën rrugën masave më të suksesshme.
Gjatë viteve 1980, krizat ekonomike të nxitura nga izolimi dhe trazirat e intensifikuara, e boshatisën arkën e e shtetit. Dhe kur u vendosën sanksionet e reja, qeverisë i mungonin fondet për të amortizuar ndikimin e tyre. Zhytja e Rusisë në një autarki ka të ngjarë të jetë edhe më e dëmshme, duke pasur parasysh nivelin e saj shumë më të lartë të integrimit me ekonominë globale.
?Tani Evropa po synon të jetë shumë më pak e varur nga energjia ruse. Dhe nëse regjimi në Kremlin nuk mund ta shesë energjinë diku tjetër, do të detyrohet të ndërpresë disa biznese dhe pjesë të burokracisë shtetërore që përfitojnë prej saj. Nuk do të ketë një grusht shteti, por mendoj se përleshjet e brendshme midis agjencive të ndryshme të sigurisë do të çojnë në një dobësim të regjimit?- thotë Petrov.
Ky ishte efekti i sanksioneve që u vendosën ndaj Irakut. Kur u ndaluan eksportet e naftës, u boshatis arka e shtetit. Regjimi i Sadam Huseinit u detyrua të ndërmerrte masa shtrënguese, duke dobësuar rrjetet e tij të patronazhit dhe sistemin e mirëqenies sociale.
Fakti që qeveria mbijetoi, i detyrohet vetëm dobësisë së opozitës irakiane. Grupimi kryesor i opozitës, Partia Komuniste e Irakut, ishte asgjësuar që në vitet 1970. Pjesa tjetër u detyrua të mërgonte, ku ata u përçanë, ndërsa lidhjet e tyre me Irakun u zbehën dalëngadalë.
Dhe sanksionet vetëm sa i përkeqësuan këto tensione. Mbështetja e fraksionit liberal për bllokadën, vetëm e largoi atë nga pjesa tjetër e opozitës, ndërsa mosmarrëveshjet mbi të ardhurat nga kontrabanda e naftës, nxitën një luftë civile midis kurdëve.
Irakianët e zakonshëm, reaguan jo duke u revoltuar, por duke u tërhequr në një luftë të përditshme për mbijetesë. Në të kundërt, në Afrikën e Jugut të viteve 1980, forca e madhe e sindikatave të zezakëve, nënkuptonte që pakënaqësia për papunësinë masive të shkaktuar nga sanksionet, mund të kanalizohej drejtpërdrejt te regjimi.
?Dallimi kryesor midis Afrikës së Jugut në vitet 1960-1980, është se deri në vitet 1980 opozita e jo të bardhëve ishte bërë shumë më e organizuar dhe mobilizuar. Në Rusi, trajektorja është në drejtim të kundërt. Udhëheqësit e opozitës janë burgosur, partitë janë mbyllur, pronësia e medias është konsoliduar në duart e miqve të Putinit?- thekson Xhons.
Edhe nëse sanksionet perëndimore arrijnë ta rrëzojnë regjimin e Putinit, në mungesë të një opozite të unifikuar nuk është e qartë se çfarë do ta zërë vendin e saj. Siç mund ta dëshmojnë irakianët dhe libianët, këto tranzicione prodhojnë simptoma të tmerrshme.
?Ne nuk duhet të mendojmë që sa më shpejt të dobësohet regjimi, aq më mirë. ?Është e pamundur të imagjinohet se si një regjim si ai i Putinit do të mposhtet nga brenda, ashtu siç do të donin shumë njerëz. Dhe të bllokosh në një cep të ringut një njeri të armatosur me armë bërthamore është diçka shumë e rrezikshme?– thotë Petrov./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...