Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Gustav Gressel ?European Council on Foreign Relations?
Më 29 mars, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandër Fomin, njoftoi se forcat ruse do të reduktonin aktivitetin e tyre ushtarak rreth Kievit dhe Çernihivit, dhe do të përqendroheshin në ?çlirimin? e rajonit lindor të Donbasit.
Në fakt, ushtria ruse pushoi së përparuari. Trupat e saj qëndruan në pozita mbrojtëse dhe u tërhoqën pjesërisht. Por ukrainasit e shfrytëzuan momentin dhe sulmuan, duke i shkatërruar pozicionet e tyre në veri dhe lindje të Kievit. Më pas, forcat ruse u tërhoqën plotësisht nga pozicionet në perëndim të Harkivit.
Dhe tani ka nisur një ofensivë e re në Donbas. Rusia ka grumbulluar forca të reja nga i gjithë vendi, përfshirë edhe në territoret e ekspozuara sikurse është enklava e saj e Kaliningradit në Detin Baltik. Forcat e përdorura më parë rreth Kievit dhe Sumit, janë ende në proces rigrupimi dhe ri-furnizimit, dhe mund t?i bashkohen kësaj ofensive në një fazë të mëvonshme.
Në aspektin ushtarak, luftimet në Donbas janë në avantazhin e Rusisë. Përpjekja për të avancuar në të njëjtën kohë përgjatë shumë fronteve, Kiev, Sumi, Harkiv, Donbas, Kerson, Zaporizhia, i ka dobësuar shumë forcat ruse. Në asnjë nga këto fronte, ato nuk kanë mundur të arrijnë një epërsi vendimtare si në numrin e trupave po ashtu edhe fuqinë e armëve.
Linjat ruse të furnizimit janë shumë të vështira për t?u mbrojtur, si pasojë e pritave të vazhdueshme nga trupave ukrainase. Në Donbas, linjat e furnizimit janë më të shkurtra, rrjeti hekurudhor është më i dendur, dhe republikat separatiste që kontrollon Rusia ofrojnë siguri për pjesën e prapavijës. Prandaj, rusëve u duket logjike që të përpiqen të lodhin dhe të mposhtin forcat e armatosura të Ukrainës në këtë pjesë të vendit dhe jo rreth Kievit.
Por a do të thotë kjo se pushtimi dhe aneksimi i Ukrainës është tashmë jashtë planit? A do të thotë se Vladimir Putin do të ishte i gatshëm të bënte paqe nëse do të pushtonte gjithë Donbasin? Jo. Deklaratat e fundit të lëshuara nga Ministria rus e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, përshkruajnë synimin e operacioneve ushtarake gjatë javëve të ardhshme.
Por përmbajtja e tyre nuk pasqyron qëllimet e vërteta politike. Vetë Putin u zotua kohët e fundit të vazhdojë pushtimin e Ukrainës derisa ? të arrihen qëllimet e përcaktuara që në fillim?, dhe këtu përfshihet shkatërrimi i Ukrainës si komb. Në këtë aspekt, tërheqja e ushtrisë ruse nga rrethinat e Kievit, duket të jetë e përkohshme.
Për të minimizuar humbjet e veta dhe për të maksimizuar ato të Ukrainës, ofensivat e rusëve janë përqendruar tani në një front të vetëm dhe në të njëjtën kohë. Tani për tani, ky front është Donbasi. Pushtimi i plotë i këtij rajoni, do të përmirësonte aftësinë e Rusisë për të nisur – pas një pauze tjetër për t?u rigrupuar – një ofensivë mbi qytetin e Harkivit këtë verë.
Pas kësaj, ajo mund të rifillojë ofensivën mbi qyteti jugor Kerson ose në veri ose në lindje. Moska ka mundësi që ta zgjasë këtë lufte me vite. Në Siri, përpjekjet fillestare të Rusisë për të avancuar me shpejtësi përgjatë shumë fronteve patën pak sukses.
Ndaj në një lëvizje që synonte të mashtronte kundërshtarët, Putin njoftoi një tërheqje të forcave ruse nga Siria në marsin e vitit 2016. Nga ai moment trupat ruse dhe ato siriane të Bashar Al-Asad e fokusuan ofensivën e tyre në një objektiv të vetëm.
Ata u përqendruar fillimisht tek Palmira, pastaj tek Alepo, më pas rajonet lindore dhe qendrore, dhe në fund u drejtuan drejt Idlibit në veri. Duke vendosur prioritete të qarta operative, dhe duke pushtuar njërin rajon pas tjetrit, Rusia e zgjeroi me vendosmëri territorin e kontrolluar nga Asad, pas një ?tërheqjeje? që ishte në fakt një pauzë operacionale.
Tani Rusia duket se po ndjek të njëjtin manual edhe në Ukrainë. Forcat e saj kanë rezultuar të paafta për të zhvilluar operacione ushtarake të shpejta. Por ato kanë ende mundësi që të fitojnë një luftë të ngadaltë dhe shumë të përgjakshme.
Gjatë 3 javëve të fundit, sulmet ruse me raketa balistike kanë dëmtuar rëndë industrinë ukrainase të mbrojtjes, si dhe depot e naftës dhe rafineritë. E para e degradon aftësinë e Ukrainës për të prodhuar municione dhe për të mbështetur forcat e saj të armatosura, duke e bërë atë më të varur nga Perëndimi; dhe e dyta kufizon lëvizjen e mjeteve të mekanizuara ushtarake të Ukrainës.
Nëse Ukraina do të detyrohet të përballet me një luftë të gjatë, do të duhet të mbështetet tek Perëndimi. Por këtu vjen edhe pjesa më e ndërlikuar. Për shkak se forcat e armatosura të Ukrainës kanë njohuri vetëm mbi sistemet sovjetike, Perëndimi është në gjendje vetëm të sigurojë armë sovjetike, të cilat janë ende të pranishme në stoqet dhe arsenalet e disa ushtrive të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Një ndihmë e tillë mund të ketë një efekt të menjëhershëm, por vetëm për një kohë të kufizuar, Jo të gjitha këto sisteme janë të disponueshme në numrin që i duhen sot Ukrainës. Ndërkohë furnizimi me municione është i vështirë, pasi shumë pak fabrika po prodhojnë municione për sistemet që këto ushtri kishin planifikuar t?i zëvendësonin gradualisht.
Po ashtu trajnimi i ekuipazheve dhe ushtarakëve ukrainas për të përdorur pajisjet perëndimore kërkon kohë. Por tek e fundit kjo është e pashmangshme, pasi këto janë të vetmet sisteme të cilat fuqitë perëndimore i kanë në sasi të mëdha.
Përsëri, është Uashingtoni ai që udhëheq ndihmën ushtarake, duke furnizuar Poloninë dhe anëtarët e tjerë të krahut lindor të NATO-s me pajisje moderne, për të ngarkuar stoqet e tyre të trashëgimisë sovjetike duke i dërguar më pas ato në Ukrainë, ndërsa ka nisur të trajnojë ushtarët ukrainas për pajisjet amerikane.
Por mosgatishmëria e Francës dhe Gjermanisë për t?iu bashkuar kësaj përpjekjeje, do të ketë një ndikim të qëndrueshëm negativ në besimin në Evropë dhe në fuqinë politike të mbrojtjes evropiane po aq sa fuqia e forcave të armatosura evropiane./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...